Kina nxit zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të prodhimit

2019-01-09 09:44:36 CRI Komenti juaj Printoni

Tani bota po futet në periudhën e zhvillimit ekonomik të udhëhequr nga sektori i informacionit dhe ekonomia digjitale është bërë motor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror. Kryeinxhinieri i Grupit të Industrisë së Aeroplanëve të Xi'anit, Yang Guorong është i mendimit që prodhimi smart është një gjendje e re dhe model i ri. Kina duhet të kapë rastin e zhvillimit të integruar me digjitalizim, internetizim dhe smartizim, të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë dhe të gjejë zgjidhje që përshtaten me gjendjen e ndërmarrjeve.

"Digjitalizimi është baza. Baza e parë për prodhimin smart është dizenjimi dhe prodhimi digjital i produktit. Internetizimi është metoda. Prodhimi i internetizuar është motori i prodhimit smart, i cili mund t'i ndihmojë ndërmarrjet në ndarjen e burimeve dhe në bashkërendimin e shpërndarjen e optimizuar të tyre. Përcaktimi i të dhënave dhe menaxhimi janë çelësi dhe kërkojnë planifikim të përgjithshëm dhe nxitje të vazhdueshme," thotë Yang Guorong.

Prodhimi smart është një metodë e re prodhimi që është thellësisht e integruar me teknologjinë e telekomunikacionit dhe prodhimit të përparuar, ndërkohë që është edhe një mënyrë efektive për nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të prodhimit. Zv.ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Xin Guobin mendon që tani Kina duhet të kuptojë thellësisht gjendjen e re të transformimit të industrisë globale, duhet të kuptojë qartë sfidat e reja që përballon sektori kinez i prodhimit dhe duhet të kapë fort rastet e reja të sjella nga revolucioni i ri teknologjik.

"Ne do të ngulim këmbë në prodhimin inteligjent, do të përqendrojmë burimet shoqërore dhe forcat e palëve të ndryshme, do të shtojmë bashkërendimin dhe risitë, do të nxisim ndryshimet e thella në shpërndarjen e elementeve teknologjike dhe të faktorëve të tregut dhe do të nxisim ndryshimet thelbësore të modelit të prodhimit të sektorit të manifakturës dhe strukturës së ndërmarrjeve," thotë Xin Guobin.

Xin vuri në dukje gjithashtu se, në kushtet e reja, Kina do të ngulë këmbë në objektivat dhe parimet e përcaktuara, do të forcojë më tej koordinimin, do të përpiqet të plotësojë dobësitë, do të shtojë risitë në sistemin e tanishëm, do të zbatojë politika sipas gjendjeve të ndryshme, do të shtojë hapjen e bashkëpunimin dhe do të nxitë smartizimin e sektorit të vet të manifakturës.(Jiang Lei)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore