Kina nxit zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të prodhimit

2019-01-09 09:43:26 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga viti 2015, Kina ka filluar programin pilot për prodhimin smart. Gjatë këtyre vjetëve, ky program pilot për prodhimin me teknologjinë smart në mbarë vendin ka formuar mënyrat e ndryshme të zhvillimit inteligjent, duke nxitur efektivisht zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të prodhimit. Në të ardhmen, Kina do të përqendrohet te prodhimi smart dhe do të nxitë ndryshimin thelbësor në modelin e prodhimit dhe gjendjen e ndërmarrjeve.

Në vitin 2015, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës nisi programin pilot për prodhimin smart. Deri tani, në mbarë vendin, janë përzgjedhur 305 projekte pilot, të cilat mbulojnë 92 sektorë e 31 krahina administrative, duke nxitur përparime në teknologji kyçe e inovacion të sektorëve të ndryshëm dhe ndryshimin e modelit të zhvillimit të sektorit të prodhimit, si edhe duke sjellë investimet prej mbi 100 miliardë juanësh.

Në telekonferencën e Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit për shkëmbimin e përvojës mbi programin pilot të prodhimit smart, zv.ministri Xin Guobin bëri të ditur:

"Pas praktikave të viteve të kaluara, jemi fokusuar tek aspektet kyçe të prodhimit, te prova së pari në pikat eksperimentale dhe stimulimi i gjallërisë së brendshme të ndërmarrjeve. Ndërkohë, u kushtojmë rëndësi standardeve të prodhimit dhe zgjidhjes së vështirësive teknike. Krahas kësaj, jemi përqendruar edhe tek risitë dhe eksplorimi i zgjidhjeve sistemore, duke u kushtuar rëndësi përhapjes së përvojës dhe përmirësimit të përgjithshëm të sektorit të prodhimit. Pas eksplorimeve dhe provave të shumta, kemi pasur arritje të mira, duke nxitur ndryshimin e modelit të sektorit të prodhimit në mënyrë efektive," thotë Xin Guobin.

Sipas statistikave fillestare, pas ndryshimit të modelit të prodhimit, efektiviteti i prodhimit është ngritur mesatarisht me 37.6% dhe maksimumi ka arritur mbi tre herë më shumë se në të kaluarën. Kostoja e prodhimit është ulur me 21.2% dhe koha e studimit dhe e prodhimit është shkurtuar me 30.8%. Mbi këtë bazë, Kina ka ndërtuar 208 punishte digjitale dhe uzina smart. Grupi "Haier" është përfshirë në listën e parë të programit pilot për prodhimin smart. Kryemenaxheri i degës së "Haier"-it në Pekin, Wang Xiaoqiang, thotë që grupi "Haier" ka përfituar shumë nga ky program:

"'Haier'-i e ndërtoi fabrikën e parë të ndërlidhur në vitin 2015. Deri tani, kemi ndërtuar 11 fabrika të reja të tilla. Ritmi i ndërtimit të fabrikave të ndërlidhura është shpejtuar shumë dhe është përsëritur në 20 vende të botës, si ShBA, Indi dhe Rusi. Kjo tregon që ky model mund të kopjohet ndër kultura të ndryshme dhe të përshtatet në mbarë globin."

1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore