Du Liangshu, mësuesja e vizatimit që nxori fshatarët nga varfëria

2019-01-09 09:33:53 CRI Komenti juaj Printoni

Du Liangshu gjithashtu i ka ndihmuar fshatarët për të përmirësuar sistemin e ujitjes dhe për të krijuar kopshte për vjeljen e frutave e të perimeve, për turistët të duan të provojnë përvojën e jetës e të punës në fshat.

Lidhja e produkteve bujqësore dhe zejtarisë tradicionale me biznesin e turizmit është e përshtatshme për Zhaizeping-un, shprehet Du Liangshu, duke shtuar se, me ardhjen e turistëve, të ardhurat e fshatarëve e varfër janë rritur.

Përveç zhvillimit të biznesit të turizmit, Du Liangshu ka ndërmarrë veprime të tilla si organizimi i një programi trajnimi për tregtinë elektronike, dhënien e mikrokredive dhe nisjen e një projekti për shfrytëzimin e energjisë diellore, të gjitha që kanë si qëllim të parë për të ndihmuar fshatarët e varfër.

Liu Fenbao, një banor i Zhaizeping-ut, mund të mbarështonte vetëm 30 dele, për shkak të kapitalit të kufizuar. Por Du Liangshu e ndihmoi atë të siguronte një hua prej 50 000 juanësh (7300 dollarë), duke bërë të mundur që ai të blinte më shumë qengja. Tani Liu rrit 160 dele dhe të ardhurat e tij janë rritur ndjeshëm.

Du Liangshu ka dy vajza të vogla, shtatë dhe nëntë vjeçe, të cilat e ndiejnë mungesën e nënës së tyre në shtëpi. Ato janë zakonisht të fundit që largohen nga shkolla, sepse babai i tyre, që është mësues muzike, është i zënë për të shkuar t'i marrë më herët. Por Du thotë se ajo përpiqet që fundjavët t'ia kushtojë tërësisht familjes. Ajo shton se e zgjodhi të merret me zbutjen e varfërisë pjesërisht edhe për të qenë një shembull për vajzat e veta.

"Dua t'u tregoj vajzave të mia që gratë nuk duhet të qëndrojnë gjithë kohën brenda duke gatuar dhe duke bërë punët e shtëpisë," shprehet Du Liangshu. "Ne grate mund të kontribuojmë të gjithë botën".


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore