Anhui kërkon modelin e ri të zhvillimit në epokën e re

2019-01-01 11:06:25 CRI Komenti juaj Printoni

40 vjet më parë, fshati Xiaogang i provincës Anhui të Kinës Lindore mori një hap të rëndësishëm në reforma dhe me sukses eksploroi një model të ri në zhvillim ekonomik. Kjo ka nxitur procesin e reformave lokale dhe madje të mbarë vendit, duke fituar famën si "fshati i parë i reformës në Kinë". 40 vjet më vonë, kur ekonomia kineze ka bërë arritje të mëdha, Anhui vazhdon të eksplorojë modele të reja të zhvillimit dhe ka caktuar objektivat e reja në epokën e re: të krijohen motorët e rinj për zhvillim me inovacion si fuqi nxitëse. Ndërkohë, do të ngulet këmbë për zhvillim të nxitur nga inovacioni dhe të formohet koncepti i ri për zhvillim ekonomik me më shumë investime dhe konsum të nxitur nga sektorët e rinj, si sektori I turizmit.

Pas zhvillimit të dhjetra vjetësh, Kina ka hyrë në një epokë të re, krahinat e ndryshme të vendit kanë filluar të fokusohen në sektorët e rinj, si financë, teknologji dhe shërbim. Si një sektor të ri në sektorin e shërbimeve, turizmi njihet edhe si një rrugë e shpejtë dhe e qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe zbutjen e varfërisë.

Nga procesi i zhvillimit të turizmit në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas, mund të shohim që zhvillimi i turizmit është më shpejtë se sektorëve të tjerë. Turizmi u bë një sektor pas Luftës së 2-të Botërore. Në më pak se gjysmë shekulli, ky sektro u zhvillua në sektorin më të madh në botë. Kjo shpejtësi e zhvillimit është e pakrahasueshme nga asnjë sektor. P.sh, Singapori dhe Tailanda, që ndodhen afër Kinës, janë zhvilluar në destinacione turistike me famën botërore brenda më pak se 20 vjetësh. Për këtë arsye, duke zbuluar potencialin e madh dhe burime të pasura në këtë drejtim, drejtoria e kulturës dhe turizmit dhe Grupi i Botimit i Anhuisë zhvilluan aktivitetet seriale promovuese në Pekin, Shangai dhe Hangzhou bashkë me amasadat e vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë".

Duke folur për modelin e zhvillimit ekonomik me nxitjen nga sektori turistik, asistanti i presidentit të kompanisë Times Art Culture Investment, Guo Rui prezanton:

"Zhvillimi ekonomik i Anhui është i pandashëm nga zhvillimi i kulturës dhe turizmit. Që nga vitet 1970, shumë pamjet natyrore me malin Huangshan si përfaqësues janë bërë pikat e famshme turistike në botë dhe ka ofruar një mbështetje të vazhdueshme për zhvillim ekonomik. Gjatë 5 viteve të fundit (2013-2017), mali Huangshan ka pritur gjithsej 190 milion turistë, duke arritur fitime prej 202.4 miliardë juanësh dhe 3.05 miliardë dollarësh amerikan. Deri në fund të vitit 2017, janë krijuar më shumë se 250 mijë vende pune në këtë qytet."

1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore