Ndryshimet e hekurudhës kineze në 40 vjetët e Reformës dhe Hapjes

2018-12-24 15:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

Zhao Hongwei dhe ekipi i saj kërkimor nga Instituti i Studimit të Shkencave Hekurudhore i Kinës kanë bërë projektimin teknologjik të trenit me shpejtësi të madhe "Fuxing", duke dhënë ndihmesë të rëndësishme për testimin dhe vënien në qarkullim të këtij treni. Sipas saj, gjatë këtyre 40 vjetëve, ndryshimi më i madh në sektorin hekurudhor kinez është që tani Kina zotëron sistemin e plotë teknologjik për trenin e shpejtësisë së madhe, duke kaluar nga roli ndjekës në një rol udhëheqës. Ajo bën të ditur që në të ardhmen, treni i shpejtësisë së madhe në Kinë do të zhvillohet në një drejtim serial, të gjelbër dhe inteligjent.

"Drejtimi i parë i zhvillimit ndoshta do të jetë ai serial. P. sh., kemi përfunduar studimin dhe projektimin e trenave me shpejtësi 160 km/orë dhe 250 km/orë dhe po bëjmë tani testimin. Më vonë do të vazhdojmë të bëjmë kërkime për trenat që përshtaten me linja dhe shpejtësi të ndryshme. Krahas kësaj, do të ketë një zhvillim të gjelbër e që mbron mjedisin dhe do të përdorim vagona dhe karrelë të optimizuar që mund të pakësojnë më tej forcën e rezistencës. Ndërkohë, do të përdorim materiale që kursejnë sa më shumë energji, për të minimizuar ndotjen e mjedisit. Krahas kësaj, treni i shpejtësisë së madhe do të zhvillohet me teknologjinë inteligjente. Tani po eksperimentojmë në linjën Pekin-Shenyang sistemin e drejtimit autonom të kontrolluar nga makinistët. Në të ardhmen, në linjat Pekin-Zhangjiakou të Olimpiadës Dimërore 2022 dhe Pekin-Xiong'an, do të përdorim teknologjinë inteligjente," thotë Zhao Hongwei.

Zhao shpreh dëshirën që, në të ardhmen, treni i shpejtësisë së madhe i projektuar dhe i prodhuar sipas standardit kinez të dalë jashtë vendit dhe të shkëlqejë në botë.(Jiang Lei)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore