Ndryshimet e hekurudhës kineze në 40 vjetët e Reformës dhe Hapjes

2018-12-24 15:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë 40 vjetëve të Reformës dhe Hapjes, sistemi hekurudhor në Kinë është zhvilluar me një ritëm të shpejtë. Zhvillimi i hekurudhës me shpejtësi të madhe në Kinë jo vetëm ka ofruar një garanci të fortë transporti për zhvillimin ekonomik e shoqëror, por edhe ka ndryshuar mënyrën e udhëtimit të kinezve. Po ashtu, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së trenit me shpejtësi të madhe ka nxitur sektorin hekurudhor të Kinës të realizojë një ndryshim të madh nga e ashtuquajtura gjendje ndjekëse në gjendjen drejtuese.

Nga makinistët e trenave te punonjësit në stacion, nga projektuesit e trenave me shpejtësi të madhe te mjekët e trenave, të gjithë ata kanë dëshmuar zhvillimin 40-vjeçar të hekurudhës kineze.

Në vitin 1978, Kina kishte vetëm 52 mijë kilometra rrugë hekurudhore, ndërsa në vitin 2017 gjatësia arriti në 127 mijë kilometra. Prej tyre, 25 mijë kilometra ishin hekurudhë me shpejtësi të lartë, shifër kjo që zë dy të tretat e gjatësisë së përgjithshme të hekurudhës me shpejtësi të lartë në botë.

Chen Chengyi është një makinist i trenit me shpejtësi të lartë. Ai thotë se "shpejtësia" është fjala kyçe e zhvillimit hekurudhor të Kinës:

"Ritmi i zhvillimit është i shpejtë. Le të marrim për shembull provincën Fujian. Gjatë 40 vjetëve të Reformës dhe Hapjes aty u ndërtua rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë. Nuk arrij ta besoj dot një gjë të tillë. Së dyti, koha e udhëtimit është pakësuar ndjeshëm. Më parë, për të shkuar nga Fuzhou në Pekin duheshin 50 orë, por tani vetëm 7 orë, duke e shkurtuar kohën e udhëtimit me 85%."

Tani është ndërtuar rrjeti hekurudhor me shpejtësi të madhe me të ashtuquajturat "katër pingule dhe katër horizontale" dhe tre grupe qytetesh në deltat e lumenjeve Jance e Zhujiang dhe rajonin Pekin-Tianjin-Hebei janë lidhur në një rrjet të madh, çka jo vetëm ka shkurtuar largësinë mes qyteteve, por edhe ka ndryshuar mënyrën e udhëtimit të njerëzve. Tani treni me shpejtësi të madhe është bërë zgjedhja e parë e udhëtarëve. Të dhënat tregojnë që trenat e shpejtë kanë transportuar gjithsej më shumë se 9 miliardë veta.

Punonjësja e Stacionit Hekurudhor Jugor të Pekinit, Zhang Runqiu, e ndien gjithashtu ndryshimin e kohës së udhëtimit. Por ajo për të cilën ndihet më shumë krenare është se, krahas efektivitetit të udhëtimit, edhe shërbimet e transportit hekurudhor janë bërë më të përshtatshme.

"Nga bileta prej letre deri tek ajo elektronike, nga kontrolli i biletave nga faturinot te teknologjia e njohjes së fytyrës, nga blerja e biletave në stacion te blerja e biletave në internet, nga shitja me karrocë te blerja e ushqimeve në internet, tani janë arritur të gjitha gjërat që dikur as nuk mund t'i përfytyroja."


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore