Hainani synon krijimin e një mjedisi biznesi të rangut të parë botëror

2018-10-23 15:11:30 CRI Komenti juaj Printoni

Javën e kaluar Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi "Projektin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Hainanit", ku vihet në dukje që deri në vitin 2020, ndërtimi i zonës së tregtisë së lirë të Hainanit në Kinën Jugore do të ketë zhvillim të madh dhe me hapje të dukshme ndërkombëtare. Krahas kësaj, Hainani do të përpiqet të ndërtojë një zonë të tregtisë së lirë me lehtësim të tregtisë, sundim të ligjit, shërbime të përsosura financiare, efikasitet të lartë mbikëqyrës, mjedis të mirë ekologjik dhe ndikim të dukshëm në krahinat e tjera të vendit, për të krijuar një bazë të fortë për ndërtimin e një porti të tregtisë së lirë dhe formimin e një sistemi politikash për ndërtimin e portit të tregtisë së lirë me faza të ndryshme.

Tani në Kinë ka 12 zona të tregtisë së lirë. Në krahasim me të tjerat, zona e tregtisë së lirë e Hainanit është fokusuar te ndryshimi i shpejtë i kompetencave të qeverisë. Në këtë projekt të publikuar nga Këshilli i Shtetit, është përfshirë një kapitull me përmbajtje të pasura dhe të gjithanshme, si edhe detajet për thellimin e reformës institucionale dhe sistemit administrativ, për krijimin e një mjedisi të mirë biznesi të rangut botëror, nxitjen e thellë të kompentencave administrative, nxitjen e modelit "Internet+shërbim administrativ", përsosjen e mbrojtjes dhe aplikimit të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe shtimin e lehtësive për punën e talenteve të huaja.

Zv.drejtorja e Institutit Studimor të Zonave të Tregtisë së Lirë pranë Universitetit Sun Yat-sen Mao Yanhua u shpreh që zona e tregtisë së lirë e Hainanit do të ndërtohet me synim që tregu të luajë rol vendimtar në shpërndarjen e burimeve dhe gjithashtu qeveria të luajë një rol më aktiv.

"Në pesë vjetët e kaluar, 11 zonat e tjera të tregtisë së lirë kanë bërë prova të shumta lidhur me ndryshimin e kompetencave të qeverisë dhe formimin e një mjedisi të mirë ndërkombëtar biznesi, duke pasur përparim të madh. Duhet të shohim që, në gjendjen me të cilën po përballet tani globalizimi, Kina në këtë proces do të ketë koncepte të reja. Ne duhet të eksplorojmë mënyra të reja për integrimin me tregun ndërkombëtar në menaxhimin ekonomik dhe sistemin operacional, të formojmë një model që përshtatet me tregun ndërkombëtar dhe të rritim nivelin e modernizimit të ekonomisë. Ky është një problem të cilit i kushtojnë rëndësi shumë vende. Së paku në 3-5 vjetët e ardhshëm, kjo do të jetë përparësia e punës sonë," thotë Mao Yanhua.

Vlen të përmendet se është hera e parë që shpallet formimi i një mjedisi biznesi të rangut botëror. Në këtë projekt të publikuar nga Këshilli i Shtetit kërkohet në mënyrë të qartë që, në bazë të përvojave ndërkombëtare, të vlerësohet mjedisi i biznesit dhe të forcohen reformat në regjistrimin e ndërmarrjeve, marrjen e lejes së ndërtimit, sigurimin e energjisë elektrike, regjistrimin e pronave, marrjen e kredive, mbrojtjen e investitorëve, pagesën e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe procesin e falimentimit.

Treguesit e sipërpërmendur janë në fakt dhjetë treguesit kryesorë të vlerësimit të Bankës Botërore për mjedisin e biznesit. Mao Yanhua u shpreh që integrimi i treguesve me Bankën Botërore tregon që synimi i reformave të Kinës është përputhja me standardet ndërkombëtare dhe është si një deklaratë për pranimin e standardeve që zbatohen gjerësisht nga organizata të tilla ndërkombëtare. Znj. Mao tha se, megjithëse ekzistojnë edhe disa disavantazhe, do të nxiten reformat e gjithanshme mbi bazën e konceptit të promovimit të globalizimit.

Zv.guvernatori i provincës Hainan Shen Danyang u shpreh në një konferencë për shtyp të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës se një mjedis i mirë investimesh përfshin dy faktorë: një mjedis biznesi me sundim ligji, ndërkombëtarizim dhe lehtësira, si edhe një mjedis tregu të barabartë, të hapur, të integruar dhe efikas. Nga njëra anë duhet të bëhen studime të shumta mbi përmbajtjen konkrete të mjedisit të biznesit me sundim ligji, ndërkombëtarizim dhe lehtësim, dhe të përcaktohet përmbajtja e domosdoshme për një mjedis tregu të barabartë, të hapur dhe efikas. Në këtë bazë, do të bëhen studime mbi sistemin e rinovimit dhe përmirësimit të mjedisit përkatës. Nga ana tjetër, duhet të konkretizohen këto detaje, për të garantuar që tregu të luajë rol vendimtar në veprimtarinë ekonomike.

"Ne do të ndjekim konceptin e menaxhimit me hyrje të lehtë dhe mbikëqyrje të fortë, nuk do të ndërhyjmë në veprimtarinë normale të prodhimit të ndërmarrjeve dhe do të marrim përgjegjësinë e mbikëqyrjes korporative në mënyrë aktive dhe efikase," thotë Shen Danyang.

Ai bëri të ditur gjithashtu që autoritetet e Hainanit kanë hartuar dokumentin me 40 pika të hollësishme për përmirësimin e mjedisin të biznesit. Tani ky dokument është në procesin e vlerësimit dhe do të publikohet në një të ardhme të afërt. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore