Zhejiang-u, nga zhvillimi i shpejtë tek ai cilësor

2018-08-07 14:43:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zhejiang-u është një provincat me zhvillimin më të shpejtë ekonomik në mbarë Kinën. Sidoqoftë, para hyrjes në shekullin e ri, industria e kësaj periudhe, e bazuar te sektori tradicional i përpunimit, hasi një periudhë hyrjeje në një "rrugë të ngushtë". Në vitin 2003, ish-sekretari i Komitetit të PKK-së të Zhejiang-ut Xi Jinping paraqiti "Strategjinë tetë-tetë" që ka udhëhequr zhvillimin e përgjithshëm të Zhejiang-ut në të ardhmen dhe ka përcaktuar drejtimin e industrializimit të kësaj province. Tani Zhejiang-u po shpejton formimin e një sistemi modern me ekonominë digjitale në thelb dhe ekonominë e re si forcë drejtuese.

Në ekranin e vendosur në sallën e të dhënave cloud të Qendrës së Shërbimeve të Inovacionit, që ndodhet në të ashtuquajturën "qytezë të çorapeve", Datang të qytetit Zhuji, po shfaqen të dhënat e prodhimit të çorapeve, dizajnit krijues dhe tregtisë elektronike. Zv.drejtori i qendrës Zhu Yabin shprehet se, që nga lëndët e para deri në prodhim dhe shitje, të gjitha të dhënat që mbulojnë tërë zinxhirin e prodhimit mund të përditësohen.

"Ndërmarrjet mund të hyjnë në platformën tonë të internetit, duke gjetur një drejtim më shkencor për prodhimin dhe shitjet e tyre nëpërmjet të dhënave në kohë reale," thotë Zhu Yabin.

Me mbështetjen e saktë të të dhënave të mëdha, një lloj çorapeje blu që ka të stampuar pikturën e një ariu, e dizejnuar nga kompania "Kalameila", ka pasur shitje shumë të mirë, duke arritur 300 mijë palë brenda pesë ditësh. Këto janë çorapet e 6-ta të dizenjuara nga kjo kompani. Kryemenaxheri i kompanisë Cai Haojun bën të ditur që shërbimi i inovacionit në këtë qytezë e ka ndihmuar kompaninë e tij të shënojë 120 milionë juanë shitje.

"Koha e vendimmarrjes së nxituar dhe pa u konsultuar mirë ka kaluar. Tregtia e sotme elektronike, duke përfshirë të gjitha operacionet tona, është e bazuar te të dhënat. Synimi ynë është të regjistrohemi në bursat kryesore të Kinës brenda pesë vjetësh," thotë Cai Haojun-i.

Tani, në Datang të qytetit Zhuji, çdo vit prodhohen 7.5 miliardë palë çorape, që përbën një të tretën e vëllimit të përgjithshëm botëror. Para 15 vjetësh, ky sektor përballej me vështirësi, si fitimet e ulëta, ndotja e lartë e mjedisit dhe rritja e dobët. Në vitin 2003, sekretari i atëhershëm i PKK-së së provincës Zhejiang Xi Jinping hartoi "Strategjinë tetë-tetë", duke shpallur qartë se duhet të shfrytëzohen epërsitë e prodhimit të Zhejiang-ut, të shpejtohet ndërtimi i bazave për prodhimin e përparuar dhe të ecet në rrugën e industrializimit të tipit të ri, duke përcaktuar një drejtim zhvillimi për Zhejiang-un. Nën drejtimin e kësaj strategjie, në Zhuji u eliminuan mbi 3000 ndërmarrje të vogla dhe u bë një investim prej 5 miliardë juanësh për ndërtimin e një "qyteze të çorapeve".

15 vjet më parë, Xi Jinping-u paraqiti "Strategjinë tetë-tetë", me synimin për ndërtimin e një "Zhejiang-u digjital". Pas 15 vjetësh, Zhejiang-u është bërë pionieri i zhvillimit të ekonomisë kineze dhe "ekonomia digjitale" është bërë "projekti nr.1" në këtë provincë.

Në muajin prill, grupi "Alibaba" me seli në Hangzhou, kryeqendra e Zhejiang-ut, bleu të gjitha aksionet e kompanisë "C-Sky", që është e vetjma në Kinë që prodhon njësi qendrore të përpunimit (CPU), duke hyrë zyrtarisht në nivelin e lartë të zinxhirit industrial të ekonomisë digjitale.

Përgjegjësi i projektit "C-sky" në departamentin e investimeve të "Alibaba"-s Song Ye thotë:

"Blerja nga grupi 'Alibaba' e të gjitha aksioneve të kompanisë 'C-sky' është një nga momentet kyçe të programit të 'Alibaba'-s për mikroprocesorët."

Tani në Zhejiang më shumë se 300 kompani kryesore që merren me të dhënat e mëdha, kanë formuar një megagrup industrial. Në vitin 2017, vlera e shtuar ekonomike nga "tre të rejat" (sektorët, gjendja dhe modelet e reja ekonomike), me "ekonominë digjitale" si thelb, zinte më shumë se 24 % të GDP-së së Zhejiang-ut dhe kontribuoi për 37.1% të rritjes ekonomike të provincës.

Nga shpejtësia në cilësi, "Strategjia tetë-tetë" e ka drejtuar Zhejiang-un në ecjen me hapa të shpejtë në rrugën e industrializimit të ri. Vitin e kaluar, ndërmarrjet industriale me të ardhura vjetore 20 milionë juanë kanë shënuar rritje me 21.9%. Në të ardhmen, Zhejiang-u ka objektiva më të larta zhvillimi. Guvernatori i provincës Zhejiang Yuan Jiajun thotë:

"Nëse diçka nuk përfshin zhvillimin me cilësi të lartë, ne do të përpiqemi të mos e bëjmë atë. Për shembull, kur bëjmë projekte të reja, duhet të garantojmë që ato të mos ndryshohen pas pesë vjetësh. Duhet të bëjmë disa gjëra dhe të mos bëjmë disa të tjera, për të treguar cilësinë e lartë të zhvillimit. Kështu, mund të nxisim reformat mbi cilësinë, efektivitetin dhe forcën drejtuese të zhvillimit ekonomik." (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore