Zhejiang-u, nga provincë e tregtisë së jashtme në provincë e hapjes

2018-07-24 09:25:40 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca Zhejiang në Kinën Lindore zë vetëm 1.1 % të sipërfaqes së përgjithshme të Kinës. Vëllimi i importit dhe eksportit të kësaj province vitin e kaluar u rendit në vendin e 4-t në Kinë. Ajo që ka tërhequr mjaft vëmendje ndërkombëtare është që vitet e fundit, ndërmarrjet e provincës Zhejiang çdo vit bëjnë më shumë se 100 blerje dhe bashkime ndërkufitare. Që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes së Kinës, Zhejiang-u ka qenë gjithmonë "provinca e tregtisë së jashtme", po tani është shndërruar në "provincën e hapjes" të Kinës.

Të gjitha qarqet në provincën Zhejiang kanë si burim force programin e përgjithshëm të zhvillimit të ardhshëm të Zhejiang-ut, të njohur si "Strategjia tetë-tetë", e propozuar nga Xi Jinping-u, ish-sekretari i Komitetit të PKK-së të Zhejiang-ut para 15 vjetësh.

Në Beilun të portit Zhoushan të qytetit Ningbo, çdo ditë kontejnerët nga qytetet e zonave të brendshme të Kinës presin për t'u transportuar në Europë. Tani, ndër çdo 100 kontejnerë që hyjnë apo dalin nga ky port, 40 vijnë nga, ose shkojnë në, vendet përgjatë "Një brez, një rrugë".

Drejtori i sigurisë së prodhimit i Kompanisë së Portit Zhoushan, Ni Yanbo, bën të ditur:

"Nga viti 2014 deri në vitin 2017, numri i linjave të transportit me vendet përgjatë 'Një brez, një rrugë' u rrit nga 74 në 86 dhe numri i kontejnerëve u rrit nga 8.38 milionë në mbi 10 milionë në vit. Porti është bërë një nyje e rëndësishme transiti për tregtinë ndërkombëtare nga vendet e Azisë Juglindore për në Japoni, Korenë e Jugut dhe Amerikën e Veriut."

Zhejiang ndodhet në krahun jugor të Brezit Ekonomik të Lumit Jance të Kinës. Bashkë me Anhui-n, Jiangsu-në dhe Shangain, kjo zonë njihet si Grupi Urban i Deltës Jance, duke u vlerësuar si një nga gjashtë grupet urbane botërore, bashkë me Grupin Urban të Bregdetit të Atlantikut në ShBA, Grupin Urban të Europës Veriperëndimore etj.

Në vitin 2003, kur Xi Jinping-u ishte sekretar i Komitetit të PKK-së në Zhejiang, ai kërkoi zbatimin e "Strategjinë tetë-tetë", që të zhvillohej më tej epërsia rajonale e Zhejiangut dhe kjo provincë të integrohej me Shangain, për të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin dhe shkëmbimet në deltën e lumit Jance dhe për të ngritur pandërprerë nivelin e hapjes me botën e jashtme.

Një vit më pas, ai drejtoi konferencën e nivelit të lartë të punës në Zhejiang dhe paraqiti një numër mendimesh për zgjerimin e mëtejshëm të hapjes, duke propozuar që Zhejiang-u të ndryshojë statusin e tij nga një "provincë e tregtisë së jashtme" në një "provincë të hapjes".

Porti është një platformë e rëndësishme e projektit për nxitjen e "Strategjisë tetë-tetë". Xi Jinping-u i ka vizituar katër herë Ningbon, Zhoushan-in dhe portet e tjera të rëndësishme në Zhejiang, me synim që të nxitet procesi i integrimit të portit Ningbo-Zhoushan. Ai propozoi:

"Zhejiang-u është zhvilluar me shpejtësi të madhe në të kaluarën dhe kjo është për arsye të ndërtimit të portit. Edhe zhvillimi i ardhshëm i Zhejiang-ut do të vazhdojë të bazohet te porti. Në të ardhmen, fokusi do të jetë zhvillimi i portit dhe pikë kyçe e këtij fokusi do të jetë integrimi Zhoushan-Ningbo."

Vitin e kaluar, kapaciteti përpunues i portit Ningbo-Zhoushan arriti mbi 1 miliard tonë, duke u bërë kështu porti më i madh në botë.

Edhe ndërmarrjet e Zhejiang-ut kanë përfituar nga hapja. Sipas statistikave, vitet e fundit, këto ndërmarrje kanë bërë më shumë se 100 blerje dhe bashkime ndërkufitare në vit. Në gushtin e 2010-s, kompania e automjeteve "Geely" bleu 100% të aksioneve të kompanisë "Volvo" dhe shkurtin e sivjetshëm bleu me sukses 9.69% të aksioneve të "Daimler"-it, duke u bërë aksionerja më e madhe e këtij grupi. Presidenti i kompanisë "Geely", Li Shufu, u shpreh që kjo gjë është me përfitim të ndërsjellë për të dyja palët.

"Pas përpjekjeve të përbashkëta, në vitin 2011 'Volvo' filloi të merrte fitime në treg, të cilat kanë ardhur duke u rritur pothuajse çdo vit, qoftë për sa i përket vëllimit të shitjeve, ashtu edhe të ardhurave. Kjo ka ndodhur për shkak të bashkëpunimit të ngushtë midis dy kompanive, 'Geely'-t dhe 'Volvo'-s. 'Geely' e ka ndihmuar 'Volvo'-n për të ulur koston dhe 'Volvo' e ka ndihmuar 'Geely'-n për të përmirësuar aftësitë e tij në kërkim dhe zhvillim," thotë Li Shufu.

Qysh nga fundi i vitit 2017, niveli i import-eksportit të Zhejiang-ut renditet i katërti në Kinë dhe 179 nga 500 ndërmarrjet më të mëdha në botë ndodhen në Zhejiang. Po ashtu në këtë provincë janë themeluar gjithsej 61 080 kompani të huaja, me një vlerë të përgjithshme 194.13 miliardë dollarë amerikanë. Një sërë arritjesh të reja të hapjes në fakt bazohen në "Strategjinë tetë-tetë". Tani Zhejiang-u ka paraqitur objektivin e ri të hapjes së gjithanshme.

Kryetari i Komitetit të PKK-së të Zhejiang-ut Che Jun bën të ditur:

"Deri në vitin 2020, do të përcaktohet situata bazë e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare me import-eksport të cilësisë së lartë dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, do të rritet më tej pjesa e Zhejiang-ut në tregut global. Mbi këtë bazë, Zhejiang-u do të bëjë hapa të vendosur drejt nivelit të lartë në zinxhirin global të prodhimit, vlerës dhe inovacionit." (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore