Reforma strukturore në fushën e ofertës, motori i mëkëmbjes globale

2018-05-22 17:01:37 CRI Komenti juaj Printoni

Historia nuk përsëritet në mënyrë të thjeshtë, por gjithmonë vazhdon me ritëm të ngjashëm. 2018-a nuk është thjesht viti i dhjetë pas fillimit të krizës financiare globale, por një pikë kthese dhe me rezonancë në vendet e botës, të cilat ndodhen në cikle të ndryshme makroekonomike. Tregu i financave përballon më shumë luhatje, lufta tregtare po shfaq shenja evoluimi, rreziqet gjeopolitike janë në ristrukturim dhe politikat në anën e ofertës fillojnë të fuqizohen në mënyrë graduale. Të gjitha këto konfirmojnë bashkë që është formuar një prirje ndryshimi.

Në bazë të ciklit të konkurrimit mes fuqive të mëdha gjatë 30 vjetëve të fundit, me afrimin e këtyre fuqive dhe shtimin e varësisë së ndërsjellë, "loja" mes Kinës dhe ShBA-së do të futet në një periudhë të re me konkurrim të gjithanshëm, jo me kundërvënie. Lufta tregtare afatshkurtër do të fillojë me konflikt, por do të përfundojë me pajtim. Nëse shohim rritjen ekonomike në 15 vjetët e fundit, vërejmë mëkëmbjen e përgjithshme e ekonomisë globale dhe ardhjen e dallgës së diversifikimit. Tregjet e reja sërish do të jenë motori kryesor i ekonomisë botërore. Në dhjetë vjetët e fundit, për arsye të zhdukjes së hendekut të prodhimit, niveli i inflacionit është në rritje, normat e interesit kanë filluar dhe kanë vazhdur të rriten dhe reformat strukturore në fushën e ofertës po bëhen burimi i gjallërisë së brendshme për rritjen globale.

Konkurrenca nuk është kundërvënie

Nëse shohim zhvillimin e botës, duket sikur sfida mes fuqive të reja dhe atyre të vjetra është një ligj i pandryshuar i historisë dhe i ashtuquajturi "kurth i Tuqididit" ka qenë gjithmonë një problem. Nëse shohim periudhën pas Luftës së 2-të Botërore, ShBA-ja është fuqia që sfidohet, ndërsa sfiduesit janë të ndryshëm në periudha të ndryshme.

Analiza tregon se, qoftë sipas treguesit të Paritetit të Fuqisë Blerëse (PPP), qoftë tregut të këmbimit valutor, pas Luftës së 2-të Botërore, diferenca e GDP-së së dy ekonomive të para të botës zë një përqindje më të vogël në vëllimin e ekonomisë botërore. Nëse llogaritet PPP-ja, kjo diferencë është ulur në pothuajse zero nga rreth 20% që ishte më parë. Nëse llogaritet me kursin e dollarit amerikan, ajo është ulur nga 25% në 10%.

Në vitet '50 - '80 të shekullit të kaluar, "loja" ishte mes ShBA-së dhe Bashkimit Sovietik. Për shkak të diferencës së madhe ekonomike, kjo lojë fokusohej te fusha ushtarake. Nga vitet '80 të shekullit të kaluar deri në fillim të shekullit të tanishëm, protagonistët kryesorë të kësaj loje ishin ShBA-ja dhe Japonia. Për shkak të ekzistencës së alternativave të strukturës ekonomiko-tregtare, zvogëlimi i diferencës së vëllimit ekonomik u bë shkëndija e konkurrimit. Mirëpo, për shkak që këto dy vende kanë diferencë të madhe për sa i përket anës ushtarake dhe janë të ndërvarur ngushtë nga njëra-tjetra, "loja" mes tyre nuk u kthye në një përballje të gjithanshme.

Në shekullin XXI, personazhet kryesore janë shndërruar gradualisht, dhe tani janë ShBA-ja dhe Kina. Me uljen e vrullshme, madje përmbysjen e diferencës së nivelit ekonomik mes tyre të llogaritur me PPP, Kina dhe ShBA-ja janë të ndërvarura nga njëra-tjetra gjithnjë e më shumë dhe kjo ndërlidhje është "shumë e madhe për të dështuar". Kjo në fakt është baza thelbësore e marrëdhënieve të tipit të ri mes fuqive të mëdha. Kjo është arsyeja se përse gjendja është vështirë të dajë jashtë kontrollit, duke krijuar një situatë ku secili është i humbur. Kështu, "loja" mes Kinës dhe ShBA-së do të futet në një periudhë të re konkurrimi të gjithanshëm dhe jo kundërvënieje, ndërsa lufta tregtare afatshkurtër do të fillojë me konflikt, por do të përfundojë me pajtim.

Mëkëmbja globale dhe roli i tregjeve të reja

Nga viti 1976 deri në vitin 2009, rritja ekonomike globale në përgjithësi ka pasur dy cikle të plota. Pas shpërthimit të krizës financiare globale, ekonomia botërore mbeti në një gjendje dobësie. Pas 10 vjetësh, është dëshmuar një pikë kthese e rritjes ekonomike globale dhe bota po futet në periudhën e mëkëmbjes.

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), këtë vit dhe vitin e ardhshëm, rritja e ekonomisë globale do të jetë 3.9 % në vit, 0.2 pikë përqindjeje më shumë se parashikimi i tetorit të vjetshëm, çka është një gjë shumë e rrallë në dhjetë vjetët e fundit. Ndërkohë, parashikimi është më i lartë edhe se rritja 3.4 % në periudhën e krizës (2008-2017) dhe se rritja mesatare 3.5 % gjatë periudhës 1980-2017.

Me mëkëmbjen e përgjithshme, gjallërimi i ekonomisë globale do të jetë më i shpërhapur dhe do të ketë faktorë më të shumtë nxitës. Rritja rajonale do të jetë më e ekuilibruar dhe do të ketë një raund të ri globalizimi. Sipas të dhënave të FMN-së, sivjet rritja e tregtisë do të jetë më e madhe se rritja ekonomike dhe ekonomitë e reja do të kenë një rritje më të shpejtë se vendet e zhvilluara. Atëherë, për arsye që janë të varura më shumë nga tregtia ndërkombëtare dhe qarkullimi i kapitaleve, rritja e fuqishme e tregjeve të reja do të vijë pas mëkëmbjes së përgjithshme globale. Tregjet e reja, me gjallëri më të madhe, do të jenë sërish motori kryesor i rritjes globale.

Do të shpejtohet rritja e normës së interesit

Para krizës financiare globale të vitit 2008, vendet e G10-s (grupi i vendeve që marrin pjesë në Marrëveshjet e Përgjithshme të Huadhënies, si Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Suedia, Zvicra etj.) i kishin mbajtur normat e interesit me afat 3-mujor mbi nivelin e inflacionit, dhe niveli mesatar arrinte 3.1%. Ndërsa pas krizës financiare, për një kohë të gjatë, normat e interesit në G10 u detyruan të ishin nën 1 %. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, fuqia nxitëse e sjellë nga masat lehtësuese monetare gjithmonë zhbëhej nga kërkesa e përgjithshme e pamjaftueshme. Ndërsa pas vitit 2017, hendeku i prodhimit është në rënie, madje në zhdukje, masat lehtësuese monetare sjellin më pak rritje dhe më shumë inflacion dhe masat stimuluese financiare të ShBA-së, si reforma fiskale, ka shtuar parashikimet për inflacion. Në këto kushte, qysh nga tremujori i 4-t i vjetshëm, G10-a ka rritur normat e interesit me afat 3-mujor mbi 1%, duke shënuar nivel rekord në nëntë vjetët e fundit.

Kështu, për t'u rikthyer në shinat e rritjes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme, rritja e normës së interesit duhet të shpejtohet në mbarë botën dhe reforma strukturore në fushën e ofertës duhet të zëvendësojnë masat stimuluese në fushën e kërkesës dhe të bëhet motori kryesor i mëkëmbjes.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore