Pekin, përmirësohet shërbimi për regjistrimin e ndërmarrjeve

2017-09-26 14:44:06 CRI Komenti juaj Printoni

Tani regjistrimi i ndërmarrjeve në Pekin, qoftë vendëse apo me investime të huaja, mund të realizohet vetëm nëpërmjet aplikimit në internet. Ky proces quhet "Internet+regjistrim" dhe shënon një përparim i madh përsa i përket sektorit industrial-tregtar të Pekinit. Në periudhën kur Kina po nxit programin për "Nisjen masive të biznesit", sektori industrial-tregtar i bashkisë së Pekinit ka përsosur menaxhimin, përmes thjeshtimit të procedurës së administrimit, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe krijimit të një mjedisi të lehtë për ndërmarrjet.

Në vitin 2016, Pekini nisi regjistrimin e plotë elektronik të ndërmarrjeve. Përgjegjësi i zyrës së regjistrimit pranë Drejtorisë Industriale-tregtare të Bashkisë së Pekinit, Xu Yinan bëri të ditur që në platformën e regjistrimit ekektronik përfshihen disa module, si aplikimi, shqyrtimi, dokumentet online dhe çertifikata elektronike, përmes publikimit të APP në celular. Xu Yinan u shpreh se me platformën elektronike të regjistrimit realizohet i gjithë procesi i regjistrimit në internet, nga aplikimi dhe pranimi deri në miratim, dhënie çertifikate dhe publikim.

"Aplikuesit e plotësojnë formularin në internet, sipas materialit të aplikimit elektronik. Pastaj, ata dorëzojnë dokumentat e firmosura dhe të vulosura bashkë me dokumentet e identifikimit. Ky është i gjithë procesi i aplikimit dhe nuk ka nevojë për dokumente të tjera . Parimi i regjistrimit është që aplikuesit të kenë dokumentet e zakonshme, si dhe ato të veçanta. Platforma jonë e E-regjistrimit ka akses në sistemin e kartave të identitetit, sistemin e ndërmarrjeve dhe sistemin e listës së zezë, duke u mundësuar kontrollimi dhe paralajmërimi në mbarë procesin e aplikimit. Nëse dokumentet e aplikuesve nuk përshtaten me standardet, ne i verifikojmë menjëherë," thotë Xu Yinan.

Kompania pekinase Watchdata është një ndër ndërmarrjet që favorizohen nga E-regjistrimi. Watchdata ka nevojë për ndryshimin e bordit të aksionerëve dhe nëpërmjet një porosie në internet, paraqiti të gjitha dokumentet e nevojshme. Nga paraqitja e dokumenteve, deri në miratimin e aplikimit, i gjithë procesi është shkurtuar në 3 ditë, nga 10 ditë që ishte më parë. Presidenti i kompanisë Watchdata, Wang Youjun u shpreh se kjo platformë elektronike e sektorit industrial-tregtar të Pekinit ka thjeshtuar procedurën e aplikimit të ndërmarrjeve dhe ka krijuar më shumë lehtësi në shërbim nga qeveria për ndërmarrjet.

"Lehtësimi për kompaninë tonë është që procedurat janë më të thjeshta. I kemi ndryshuar disa herë informacionet tona por gjithçka ka ecur mbarë ,"thotë Wang Youjun.

Deri në fund të majit 2017, Bashkia e Pekinit ka filluar procesin e plotë të regjistrimit elektronik për kompanitë e reja vendase dhe ato me investime të huaja. Deri tani, 1208 ndërmarrjet kanë aplikuar në këtë platformë dhe 749 ndërmarrje janë pajisur me çertifikata elektronike. Xu Yinan u shpreh që përveç lehtësive, platforma online është në të mirë të mbikëqyrjes mbi punët e sektorëve qeveritarë.

Për të thelluar reformat në administratë dhe për të ndryshuar kompetencat e saj, qeveria kineze ka publikuar politikat e reja me synim që të thjeshtohet procesi i administrimit, të hiqen disa të drejta të vjetra dhe të përmirësohet shërbimi në sektorët qeveritarë. Kështu, krahinat e ndryshme dhe sektorët e ndryshëm të Kinës kanë filluar të kërkojnë modele të reja, për të zbatuar dhe për të shfrytëzuar këto politika favorizuese. Zv/kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Industriale-tregtare të Pekinit, Fang Baoqing u shpreh që në të ardhmen, do të shpejtohet ndryshimi i modelit mbikëqyrës.

"Reformat mbi sistemin industrial-tregtar fokusohen në lehtësimin e procedurave. Pas kësaj, detyra jonë është si të përshtatemi dhe të zbatojmë mbikqyrjen pas regjistrimit, për të orfruar shërbime cilësore gjatë procesit të mbikëqyrjes. Lidhur me këtë, Këshilli i Shtetit ka marrë vendim që të kërkohet një model i ri mbikqyrës pas regjistrimit, në thelb të të cilit qëndron besueshmëria," thotë Fang Baoqing.

Pak kohë më parë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka publikuar raportin me vlerësime teknike mbi reformat strukturore të vendeve të G20-s, ku thuhet se qeveria kineze, me masat lehtësuese në procesin e administrimit dhe përmirësimin e shërbimit qeveritar, ka rritur efektivitetin e zhvillimit ekonomik në mënyrë të përgjithshme.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore