Ekspertët: Bashkëpunimi i BRICS-it , në nivel të ri

2017-09-12 15:32:02 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e takimit të liderëve shtetërorë të BRICS-it, në Xiamen të Kinës Juglindore u zhvillua dialogu mes ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim, ku morën pjesë liderët e 5 vendeve anëtare të BRICS-it, si dhe të Egjiptit, Meksikës, Taxhiikstanit, Guinesë dhe Tajlandës. Ekspertët janë të mendimit që përveç bashkëpunimit me njeri-tjetrin, vendet e BRICS-it duhet të zhvillojnë dialog me vende të tjera, për të krijuar më shumë zëra për të gjitha ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim. Në një sfond të tillë, bashkëpunimi i BRICS-it do të ngrihet në një nivel të ri, "BRICS +", i cili do të thellojë bashkëpunimin mes vendeve në zhvillim të botës.

Zv/drejtori i zyrës studimore të tregut ndërkombëtar, pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Bai Ming u shpreh që si një pjesë e Samitit të Xiamen, dialogu mes ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim ka nxjerrë në pah dy dimensione të sistemit të BRICS-it, bashkëpunimin e 5 vendeve të BRICS-it dhe marrëdhëniet mes vendeve të BRICS-it dhe vendeve të tjera në zhvillim. Vendet e BRICS-it dhe vendet e tjera do të kenë më shumë të drejtë fjale, vetëm kur të zhvillohen të dyja dimensionet bashkë.

(sinkron 1, Bai Ming)

"Bashkëpunimi i vendeve të BRICS-it kryhet sipas një sistemi të hapur. Nga njëra anë, këto 5 vende, nëpërmjet bashkëpunimit konkurrojnë me vendet e zhvilluara. Më e rëndësishmja është që vendet e BRICS-it flasin dhe për vendet në zhvillim. Zhvillimi i vendeve të BRICS-it, siç e kuptoj unë, përfshin dy koncepte: zgjerimin e rrethit të vendeve të BRICS-it në të ardhmen dhe shtimin e dialogut me vendet e tjera në zhvillim. Vetëm në një gjendje të tillë, do të kemi më shumë të drejta fjale dhe mund të përfaqësohemi më shumë në arenën botërore. Kështu që BRICS do të ketë cilësi më të lartë," thotë Bai Ming.

Drejtori i Qendrës së Bashkëpunimit të BRICS-it pranë Universitetit Normal të Pekinit, Wang Lei u shpreh që modeli "BRICS +" është bazuar në karakteristikat e vendeve anëtare, sepse formimi i sistemit të BRICS-it përfaqëson interesat e ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim. Tani, modeli "BRICS +" është zhvillim i domosdoshëm i sistemit të BRICS-it.

(sinkron 2, Wang Lei)

"Modeli 'BRICS +' tregon statusin e vet vendeve të BRICS-it, të cilat kanë në thelb vendet në zhvillim. Nëpërmjet këtij modeli të ri, përfshihen në kornizën e bashkëpunimit të BRICS-it ekonomi të tjera kryesore, madje edhe ato të vogla që nuk kanë kurrë shans të bëhen vende të zhvilluara. Kjo tregon që sistemi BRICS nuk është i pandryshueshëm, por gjithmonë në përparim," thotë Wang Lei.

Wang Lei u shpreh se formimi i sistemit ishte një nga temat rëndësishme të Samitit të Xiamenit. Paraqitja e sistemit BRICS + është urgjente dhe e domosdoshme, si dhe luan një rol të rëndësishëm për zgjerimin e partneritetit të vendeve të BRICS-it, në mbarë botën.

(sinkron 3, Wang Lei)

"Vendet e BRICS-it nuk duhet të izolohen, por duhet të krijojnë partneritet për zhvillimin e tyre të ardhshëm. Në Xiamen u zhvillua dialogu mes ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim. Kjo tregon modelin BRICS +. Me një model të tillë BRICS +, vendet e tjera mund të integrohen në bashkëpunimin e BRICS-it. Sistemi i BRICS-it ka vetëm 5 anëtarë dhe ende ka hapësirë për shtimin e tyre. Nëpërmjet modelit BRICS+, mund të përfshihen fuqitë e reja të mëdha në bashkëpunimin e BRICS-it dhe me këtë model efektiv, sistemi shumëpalësh, i bazuar nga sistemi i vetëpërmirësimit të vendeve të BRICS-it do të ketë ndikime më të mëdha globale," thotë Wang Lei.

Në Samit, kryetari i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se nisma kineze "Një brez, një rrugë" është në përputhje me Axhendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Bai Ming mendon se gjatë zbatimit të nismës "Një Brez, Një Rrugë", vendet e BRICS-it mund të luajnë një rol më të madh. Nisma "Një Brez, Një Rrugë" i përket shumë vendeve në zhvillim, ndaj me udhëheqjen e 5 vendeve të BRICS-it, si dhe duke u lidhur me Axhendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, të gjitha vendet në zhvillim mund të përfitojnë prej saj.

(sinkron 4, Bai Ming)

"'Një brez, një rrugë' në fakt nuk është një shfaqje solo e Kinës, por është një kor i përbashkët i drejtuar nga Kina me pjesëmarrjen e të tjerëve. Në këtë proces, vendet e BRICS-it duhet të luajnë rol më të rëndësishëm në këtë nismë," thotë Bai Ming.

Sipas Bai Ming, modeli BRICS+ nuk duhet të kuptohet thjesht si shtimi i numrit të vendeve anëtare, por si ndryshim dhe përmirësim i sistemit të bashkëpunimit, me të cilin mund të realizohet "5 +", është më shumë se pesë". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore