Kinë, plani për rritjen e punësimit për 13 milionë veta

2017-09-05 16:27:58 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore e Kinës, në 5 vitet e kaluara, në periudhën kur rritja ekonomike kombëtare ndryshoi shpejtësinë dhe numri i popullsisë së aftë për punë ende mbetet i lartë, gjendja e punësimit është ruajtur e qëndrueshme dhe numri i të punësuarve dhe i të punësuarve të rinj paraqitet i qëndrueshëm dhe pozitiv. Një përgjegjës nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur që në të ardhmen, do të zbatohet strategjia e punësimit me përparësi dhe politika më aktive të punësimit. Ndërkohë, nëpërmjet nisjes së biznesit pritet të nxitet punësimi.

Lian Yixiang u diplomua në vitin 2011 nga Universiteti Normal i Pekinit dhe nisi punë në administratën e fshatit Shunyi të Pekinit, si nëpunës në departamentin e promovimit të veprave artistike tradicionale. Pas përvojës në fshat, Lian nisi biznesit e tij, duke krijuar një zinxhir të kultivimit të bimëve për lëndë të parë, korrje dhe përpunim, por dhe prodhim dhe shitje të produkteve të gatshme. Duke folur për eksperiencën e tij, Lian Yixiang tha:

"Nuk duhet të veprojmë verbërisht, por të mendojmë qartë dhe qetë. Mendoj se suksesi arrihet më lehtë kur fillimisht punësohesh diku dhe më pas nis një sipërmarrje tënden. Duke punuar si nëpunës administrate në fshat u njoha nga afër me gjendjen e vërtetë në zonat rurale. Kam harxhuar 2 vjet për të studjuar tregun por duke njohur dhe veprimtarinë e trashëgimisë kulturore mund të hap një tjetër biznes ."

Të dhënat tregojnë që në 5 vitet e kaluara, vëllimi i përgjithshëm i të punësuarve në mbarë vendin ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm. Numri i të punësuarve në zonat urbane është rritur në 414 milionë vetë në fund të vitit 2016, nga 371 milionë në fund të vitit 2012. Rritja mesatare vjetore është 10.82 milionë. Në këto 5 vite, në zonat urbane, numri i ri i të punësuarve ka kaluar mbi 13 milionë në vit dhe numri total kaloi mbi 65 milionë. Kështu që niveli i papunësisë në zonat urbane është ruajtur nën 4.1%.

Zëdhënësja e Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës, Lu Aihong u shpreh se krahas rritjes së numrit të të punësuarve, edhe struktura e punësimit është përmirësuar pandërprerë.

"Struktura e 3 industrive kryesore ka treguar prirjen e mirë të ndryshimit. Sektori i shërbimeve është rritur shumë shpejt dhe numri i të punësuarve në këtë sektorë zë 43.5%. Ky është një ndryshim shumë i mirë. Struktura e punësimit në zonat urbane dhe rurale ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Përqindja e të punësuarve në zonat urbane është rritur gjithnjë e më shumë dhe ekonomia private po bëhet një nga mënyrat kryesore të punësimit. Të punësuarit në strukturat rajonale kanë nivel më të lartë kulturor," thotë zëdhënësja Lu Aihong.

Gjendja e mirë e punësimit ka vazhduar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Nga janari deri në qershor, në zonat urbane janë shtuar 7.35 milion të punësuar, 180 mijë më shumë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Në fund të tremujorit të dytë, niveli i papunësisë në zonat urbane në mbarë vendin ishte vetëm 3.95%, më i ulëti në vitet e fundit.

Lu Aihong bëri të ditur që në të ardhmen, Kina do të ngulë këmbë në strategjinë e punësimit me përparësi dhe politika më aktive punësimi. Ndërkohë, do të përsoset shërbimi i punësimit dhe do të shtohet trajnimi politeknik, për të vazhduar rritjen e punësimit.

Sipas të dhënave përkatëse, këtë vit, nga shkollat e larta diplomohen 7.95 milionë të rinj, duke shënuar një nivel rekord në këtë drejtim. Lu Aihong thotë që Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore do të marrë masa të shumta, për të ndihmuar të diplomuarit në sigurimin e vendeve të punës ose të përfshirjes në procesin e përgatitjes për punësim.

"Do të orientojmë krahinat e ndryshme të marrin masa nxitëse për ndërmarrjet, shpërblime për punësim dhe për nisjen e biznesit, me synim që të përsosim eksplorimi i vendeve bazë të punës, shtimi i pagave dhe përmirësimi i shërbimit përkatës. Do të përpiqemi të nxitim punësimin e të diplomuarve në forma të ndryshme," thotë Lu Aihong, zëdhënësja e Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore