Lee Shau-Kee, sipërmarrësi i vizioneve

2017-07-04 14:35:40 CRI Komenti juaj Printoni

Edhe 20 vjet pas rikthimit Kinës, Hong-Kongu mbetet një ndër qendrat kryesore të financës dhe biznesit në botë.

Qendra Financiare Globale është ndërtesa e dytë më e lartë në Hong-Kong dhe e teta në mbarë botën. Ajo përbën vizionin e manjatit hongkongas të pasurive të patundshme, Lee Shau-Kee. Në vitin 1997, para rikthimit të Hong-Kongut Kinës, ai ishte njeriu i katërt më i pasur në botë dhe kinezi më i pasur. Lee tha se kjo renditje e tij konsolidoi besimin te mjedisi i biznesit në Hong-Kong. "Ishte një nder për mua, për Hong-Kongun dhe për gjithë Kinën," u shpreh ai.

Lee Shau-Kee, me emrin e lindjes Li Zhaoji, ka lindur në vitin 1929 në Shunde të Guangdong-ut në Kinën Jugore. Ai ishte fëmija i katërt dhe më vonë, kur të bëhej i njohur, do të quhej "Uncle Four", që mund të përkthehet "Xhaxha Katra", për shkak se ekziston gjerësisht mendimi se është diçka e rrallë që fëmija i katërt i një familjeje të pasurohet. Lee thotë se në fillim familja e tij ishte shumë e varfër dhe ata mund të hanin mish ose peshk vetëm dy herë në muaj. Por më pas babai i tij nisi të merrej me tregti, duke hapur më në fund një pikë këmbimi valutor dhe tregtimi ari. Lee Shau-Kee kalonte shumë kohë në dyqanin e të atit dhe kështu i lindi interesi për biznes. Më pas, në vitet '30, babai i Lee Shau-Kee-së e zhvendosi biznesin e tij nga Shunde në kryeqendrën e Guangdong-ut, Guangzhou. Pas mbarimit të shkollës, Lee Shau-Kee shkoi edhe ai në Guangzhou për ta ndihmuar të atin.

Vitet '30-'40 ishin në përgjithësi vite të trazuara në Kinë, me luftëra e paqëndrueshmëri shoqërore. Duke punuar bashkë me të atin, Lee ishte dëshmitar, ndër të tjera, edhe i luhatjeve që kishte vlera e parasë. Për këtë arsye, më vonë ai do të hynte më vonë në biznesin e pasurive të patundshme.

Sidoqoftë, në vitin 1948, megjithëse 19-vjeçar, Lee Shau-Kee shkoi i vetëm në Hong-Kong. Me një mijë juanët që kishte marrë me vete, ai trashëgoi edhe aty biznesin e të atit, duke u marrë me tregtim ari dhe këmbim valute.

Në atë kohë kur në pjesën kontinentale të Kinës vazhdonte konflikti, shumë të pasur prej aty shkuan në Hong-Kong, ku gjendja ishte e qetë, dhe kjo bëri që biznesi i Lee Shau-Kee-së të përparonte dhe ai të niste rrugën e pasurimit.

Në fillim të viteve '50, Britania që kishte nën administrim Hong-Kongun në atë kohë, e njohu pozicionin e Kinës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me të. Nga ana e tij Lee Shau-Kee e kuptoi rolin që do të luante Hong-Kongu si një urë mes Kinës e botës së jashtme dhe nisi tregtinë e import-eksportit me pjesën kontinentale.

Ndërkohë, në atë kohë Hong-Kongu po njihte një bum demografik dhe sektori i pasurive të patundshme nisi të zhvillohej me shpejtësi. Lee Shau-Kee kuptoi përsëri mundësitë e mira që ofronte ky sektor, bashkë me Kwok Tak-Sengun, një tjetër biznesmen i njohur hongkongas, ai krijoi kompaninë e ndërtimit "Sun Hung Ka".

Në vitin 1976 Lee Shau-Kee themeloi "Henderson Land Development", që do të rritej e do të shndërrohej në një konglomerat me biznese, përveç pasurive të patundshme, edhe në hoteleri, teknologjinë e informacionit etj. Lee Shau-Kee po ashtu është presidenti i kompanisë "Miramar Hotel and Investment", zv.kryetar i kompanisë "Sun Hung Properties" etj.

Lee Shau-Kee vlerësohet edhe si njëri prej atyre që kanë sjellë rritjen dhe zhvillimin e sektorit financiar në Hong-Kongu gjatë se dyzet vjetëve të fundit. Ai është për këshillat e sakta që u jep investitorëve, duke i paralajmëruar madje që të mos investojnë në kompaninë e tij, nëse parashikon ndonjë rrezik për investimin e tyre. Një pjesë e madhe e pasurisë së tij vjen nga investimet që Lee Shau-Kee ka bërë në bursat e Kinës kontinentale. Të gjitha këto kanë bërë që ai njihet të njihet si "Warren Buffet-i i Hong-Kongut" dhe "Mjeshtri aziatik i aksioneve".

Lee Shau-Kee ka një pasuri prej 25.6 milionë dollarësh. Por ai nuk e ka harruar të kaluarën e vet, prandaj një pjesë të mirë të kësaj pasurie e jep për bamirësi, veçanërisht në mbështetje të arsimit. Sepse Lee Shau-Kee beson te arsimi dhe njihet si një njeri që gjithmonë dëshiron të mësojë gjëra të reja, pavarësisht moshës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore