Dhjetë arritjet tekniko-shkencore të Kinës në vitin 2019

2019-12-31 20:08:25 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë vitit 2019 që do të lëmë më pas, shkencëtarët kinezë kanë bërë shumë përparime të rëndësishme, disa prej të cilave priten të kenë ndikim edhe në mbarë botën. Në vijim janë dhjetë më të spikaturat.

1. Zbritja e sondës "Chang'e-4" në anën e pasme të Hënës

Në paraditen e ditës së tretë të vitit të 2019, sonda kozmike kineze "Chang'e-4", pasi mbërriti me sukses në zonën e planifikuar në anën e pasme të Hënës, dërgoi foton e parë nga kjo pjesë misterioze e pashkelur më parë nga njeriu, duke hapur një faqe të re të eksplorimit hënor. Deri tani, roveri "Yutu-2" që u nda nga "Chang'e-4", ka thyer rekordin e mbajtur për 49 vjet nga roveri rus, që punoi për afro 10 muaj në sipërfaqen e Hënës.

Gjatë qëndrimit në satelitin e Tokës, "Yutu-2" ka bërë një udhëtim mbi 300 metra, ndërsa në "Chang'e-4" janë zhvilluar kërkime dhe studime për relievin, përbërjen minerare dhe strukturat e shtresave gjeologjike.

Siç mësohet, "Chang'e-4" mbart tetë pajisje studimore, duke përfshirë dy të studiuara në bashkëpunim ndërkombëtar. Ky mision u ka ofruar shkencëtarëve pjesëmarrës kinezë dhe të huaj mundësinë për eksplorime të gjera.

2. Prodhimi i trenit magnetik për testim

Më 23 maj të sivjetshëm, në qytetin Qingdao të Kinës Lindore, modeli i të njëtës madhësie i trenit magnetik me shpejtësi prej 600 kilometrash në orë mbaroi prodhimin dhe në dhjetor, ka kaluar testimet e duhura para vënies në përdorim.

Trenat me shpejtësi të lartë udhëtojnë 350 kilometra në orë, ndërsa aeroplanët 800-900 kilometra në orë. Në krahasim me trenat e zakonshëm të shpejtësisë së lartë, trenat magnetikë janë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, kurse në krahasim me aeroplanët, kanë kapacitet më të lartë transportimi, kërkojnë më pak punë për mirëmbajtje dhe rrallë vonohen. Prandaj, trenat magnetikë mund të përmbushin boshllëkun e kërkesave midis këtyre dy mjeteve transporti.

Tani në Kinë, vetëm në Shangai ka një linjë hekurudhore të trenit magnetik 30 kilometra të gjatë me teknologji gjermane, ku shpejtësia e trenave mund të arrijë në 430 kilometra në orë. Sipas planifikimit, në vitin 2020 në provincën Hubei të Kinës Qendrore do të nisë ndërtimi i linjës së parë të trenave magnetikë me teknologji të pavarur të Kinës.

3. Futja në përdorim komercial e teknologjisë 5G

Në fillim të qershorit, katër kompani kineze të telekomunikacionit: "China Telecom", "China Unicom", "China Mobile" dhe "China Broadcasting Network" (CBN), fituan lejen e përdorimit komercial të teknologjisë 5G, duke simbolizuar nisjen zyrtare të përdorimit të teknologjisë 5G në Kinë.

Teknologji 5G do të thotë brezi i pestë i rrjetit të telekomunikacionit të lëvizshëm. Ajo mund të realizojë dërgimin e të dhënave të shumta me një shpejtësi 100 herë më të lartë se 4G-ja që është përhapur më shumë tani në botë, duke kursyer më shumë kohë, energji, kosto dhe kapacitetet e funksionimit të aparateve. Kjo teknologji mund të gjejë hapësirë të gjerë në fushat mjekësore, të vetëdrejtimit të makinave, të prodhimit industrial, të ndërtimit të qyteteve inteligjente etj.

Sipas një raporti të publikuar në dhjetor nga kompania "IPlytics" që fokusohet në informacionet për patentat, lidhur me Patentat Thelbësore Standarde, kompanitë zënë 34 %, të kryesuara nga "Huawei".

4. Lëshimi i suksesshëm i raketës mbartëse komerciale "SD-1"

Më 17 tetor të vitit 2019, Space X i Kinës, raketa mbartëse "SD-1" u lëshua nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan, duke vënë tre satelitë në orbitën e paracaktuar, gjë që shënon edhe debutimin e raketës komerciale kineze.

Si raketa e parë mbartëse e zhvilluar nga Akademia e Teknologjisë së Lëshimit të Mjeteve e Kinës, SD-1 synon zënien e tregut ndërkombëtar të lëshimit të satelitëve komercialë. Pavarësisht se është raketa më e vogël e mbartëse në Kinë, SD-1 ka kapacitet të spikatur. Në krahasim me raketat e tjera kineze, ajo ofron një qasje më të lehtë drejt hapësirës kozmike me saktësi më të lartë dhe kosto të ulët transportimi.

5. Vënia në funksionim e aeroportit "Daxing"

Më 25 shtator, aeroporti i ri ndërkombëtar i Pekinit "Daxing" hyri në funksionim zyrtar të fazës së parë. Me një sipërfaqe ndërtimi prej 1.4 milionë metrash katrore, ai ka terminalin më të madh në botë që u ndërtua nëpërmjet kapërcimit të shumë vështirësive të papara në historinë arkitekturore.

Deri në fund të nëntorit, janë vërë në përdorim katër pista dhe 268 aeroplane mund të rrinë te korridori i pasagjerëve në të njëjtën kohë. Duke u nisur nga zero, ndërtimi i këtij aeroportit mbaroi brenda katër vjetësh.

Sipas planifikimit, pas përurimit të plotë, aeroporti me 80 miliardë juanë sa 11.5 miliardë$ investime, do të ketë shtatë pista, duke plotësuar kërkesat për transportimin e 100 milionë udhëtarëve në vit.

6. Nisja e furnizimit nga linja e transmetimit të energjisë elektrike UHV më e gjatë në botë

Në fund të shtatorit të sivjetshëm, hyri në funksionim linja e transmetimit të energjisë elektrike në voltazh ultra të lartë me teknologjinë kineze midis rajonit të Xinjiang-ut të Kinës Perëndimore dhe provincës Anhui të Kinës Qendrore.

Linja, 3 324 kilometra e gjatë dhe me 6079 shtylla, është projekti më i madh në botë i këtij tipi, qoftë nga gjatësia, ashtu edhe vëllimi i transportimit të energjisë e niveli i teknologjik.

7. Paraqitja për herë të parë e raketës bërthamore DF-41

Më 1 tetor, në paradën ushtarake të organizuar në Pekin me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, u paraqit për herën e parë raketa më e madhe bërthamore e Kinës DF-41. Raketa 16.5 metra e gjatë mund të godasë objektivat 15 mijë kilometra larg, gjatësi kjo më e madhe se 13 mijë kilometra të raketës së ShBA-së LGM-30 dhe 11 mijë kilometra të raketës së Rusisë RT-2PM2.

8. Zbulimi i vrimës së zezë më të madhe

Në revistën prestigjoze shkencore "Nature" të 28 nëntorit, u raportua për zbulimin nga ekipet e drejtuara prej shkencëtarëve kinezë Liu Jifeng e Zhang Haotong të vrimës së zezë më të madhe, 70 herë më të rëndë se Dielli, duke ndryshuar krejtësisht njohuritë e mëparshme për formimin e vrimave të zeza yjore.

Më 10 prill, shkencëtarët pjesëmarrës të një projekti ndërkombëtar kërkimor, duke përfshirë edhe shkencëtarët kinezë, publikuan foton e parë të vrimës së zezë, 55 milionë vite dritë larg nga Toka.

9. Publikimi i misionit të Kinës në Mars

Më 14 nëntor, një eksperiment për shmangien e pengesave gjatë zbritjes së sondës kineze në Mars u krye në distriktin Huailai të provincës Hebei të Kinës Veriore. Kjo është hera e parë që Kina publikoi informacionin lidhur me misionin në Mars.

Sipas planifikimit, vitin tjetër Kina do të lëshojë sondën për realizimin e fluturimit rreth Marsit, zbritjes në këtë planet dhe vëzhgimit të tij.

Si planet i sistemit diellor, Marsi gjatë orbitimit është më afër Tokës çdo 26 muaj. Në këtë moment, mund të lëshohet sondë në drejtim të tij me kosto më të ulët. Në vitin 2020, ka një mundësi të tillë. Siç mësohet, sonda kineze do të mbërrijë në Mars pas një fluturimi prej shtatë muajsh.

10. Përparimi i studimit të mikroçipit të inteligjencës së përgjithshme artificiale

Në gushtin e sivjetshëm, revista "Nature" publikoi një kryeartikull për përparimin e studiuesve kinezë nga institucionet si Universitet Tsinghua etj., në studimin e mikroçipit të inteligjencës së përgjithshme artificiale.

Duke u bazuar në mënyrat e funksionimit të trurit njerëzor dhe të makinave për përpunimin e informacionit, ky mikroçip pritet të nxisë në mënyrë të dukshme zhvillimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale në të ardhmen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore