"Dea Film Festival" , vlerë e shtuar e kinemasë shqiptare

2019-05-13 15:47:27 CRI Komenti juaj Printoni

-Së shpejti Java e Filmit Kinez në Tiranë dhe shqiptar në Pekin

Sapo ka përfunduar edicioni i 6-të i "Dea Film Festiival", i cili sivjet pas 5 vitesh në Sarandë, për rreth një javë mblodhi në kryeqytetin shqiptar kineastë vendës dhe nga e mbarë bota. Festivali ndërkombëtar, ku filmat konkurrojnë në kategorinë e filmit me metrazh të gjatë, filmit dokumentar, filmit me metrazh të shkurtër, eksperimental dhe studentor drejtohet prej 6 vitesh nga kineasti Edmond Topi dhe drejtorja artistike Dr. Mirela Oktrova.

Për Radio Ejani Mirela Oktrova rrëfen rrugën e kësaj sipërmarjeje kinematografike, por dhe planet e afërta për bashkëpunim me Kinën, në fushën e filmit.

CMG: Sivjet për herë të parë "Dea film festival" u zhvillua në Tiranë. Kishte një pjesmarrje të lavdërueshme kineastësh nga vende të ndryshme të botës, pavarësisht se në Shqipëri filmi përballet me sfida të shumta. Cila është përvoja juaj në këtë drejtim?

Mirela Oktrova: Të realizosh një festival në edicionin e tij të 6-të tregon se ndërmarrja ka arritur të rezistojë edhe në kushtet e vështira të këtij lloj tregu mediatik dhe filmik që kemi ne. Është një fakt ky i njohur për të gjithë ata që kanë informacion në tregun e kinemasë dhe të distribucionit të filmit në Shqipëri, që publiku shqiptar për fat të keq është çmësuar të konsumojë kinema. Megjithatë, fakti që festivali ka arritur të mbijetojë lidhet me pikësynimin e organizimit të tij . Të organizosh një festival nuk do të thotë vetëm të përzgjedhësh disa tituj filmash dhe të menaxhosh shfaqjen e tyre, por do të thotë të përcaktosh qëllimin e organizimit të tij.

"Dea Film Festival" qysh në fillimet e veta i ka vënë vetes qëllim që të ndërmjetësojë midis kinemasë, pra produktit të mirë dhe cilësor dhe publikut të vet. Gjatë këtyre viteve kemi patur një prani të madhe kineastësh në festival, mbi 150 kineastë nga e gjithë bota, të cilët kanë sjellë përvojë, prodhime si dhe mundësi për kineastët dhe studentët shqiptarë të filmit. Ne menduam këtë radhë se i gjithë ky potencial ishte pak të konsumohej vetëm në Sarandë. Kjo është arsyeja që na solli këtë vit në kryeqytet,sepse këtu ka më tepër infrastrukturë dhe mundësi.

CMG: Edicioni i sivjetëm i "Dea Film Festival" pati një shtrirje të mirë gjeografike , por prodhimet filmike nga Kina mungonin. Duke patur parasysh potencialin e Kinës në prodhimin kinematografik botëror, që është vendi kampion i sallave të kinemasë me cilësi të lartë në çdo skaj të vendit dhe infrastruktura kinematografike që i ofrohet publikut është magji , si e shpjegoni këtë mungesë pjesëmarrje të filmit kinez?

Mirela Oktrova: Në fakt është hera e parë që kemi mungesë sepse në edicionet e tjera kemi patur filma me metrazsh të shkurtër nga Kina në festival. Por unë dhe drejtori i Festivalit, Edmond Topi kemi një marrëdhënie profesionale me Kinën , sepse po bashkëpunojmë me kolegë kinezë për organizimin e një jave të filmit kinez në Tiranë dhe javës së filmit shqiptar në Pekin. Dua të theksoj se në bisedat përgatitore me kolegët kinezë unë pyetja për raportin që publiku në Kinë ka me kinemanë , krahasuar me ne. Sepse gjithmonë kur flasim për lodhjen e publikut nga kinemaja vjen justifikimi se kjo ndodh për shkak të zhvillimit të teknologjisë. Por kur flitet për Kinën me një zhvillim të jashtëzakonshëm të teknologjisë mësova nga kolegët kinezë se nuk është e vërtetë. Madje ishte një befasi e këndshme kur mësuam se kinemaja në Kinë përbën trend dhe për çdo familje është standard që të paktën një herë në javë të shkojë në kinema. Ndërsa për të rinjtë është pjesë e statusit të tyre shoqëror. Ky është një tregues për politika shumë të suksesëshme kulturore të zbatuara nga Kina, ndaj duhet marrë shembull.

Në planet tona kemi dhe një mundësi partneriteti me një festival filmi në Kinë që shpresojmë ta realizojmë në kushtet e kontakteve konkrete në kuadër të bashkëpunimit për organizimin e javës së filmit shqiptar në Pekin dhe anasjelltas.

CMG: Kur mendohet të organizohet java e filmit?

Mirela Oktrova: Nga diskutimet e deritanishme kemi në plan ta organizojmë Javën e Filmit Kinez në verë, ndoshta pas zgjedhjeve vendore të qershorit. Kurse Java e Filmit Shqiptar në Pekin pritet të realizohet në vjeshtë.

CMG: Cila ishte rijësia e edicionit të sivjetëm të "Dea Film Festival" ?

Mirela Oktrova: Kemi sjellë 3 rijësi. E para ka të bëjë me programin e festivalit, që është ristrukturuar. Krahas filmit me metrazh të gjatë që vazhdon të jetë programi qendror i festivalit, filmit me metrazh të shkurtër i janë shtuar dhe filmat eksperimentalë dhe studentorë. Festivalit i është shtuar dhe një program i tretë, ai i filmit dokumentar. Në të gjitha këto programe sivjet kanë marrë pjesë 70 filma nga 67 vende të botës si dhe juritë ndërkombëtare të filmave konkurrues.

Eda Merepeza

Mrekulli
Lajmet Kryesore