Informacion për vizën kineze

2018-12-03 12:46:16 CRI Komenti juaj Printoni

Si hapi i parë për të shkuar në Kinë, procedura për marrjen e vizës është shumë e rëndësishme. Përpara se të udhëtojnë për në Kinë, të huajt duhet të marrin një vizë turistike në ambasadat e konsullatat kineze në vendet e tyre. Grupet e të huajve prej më shumë se nëntë vetash që duan të udhëtojnë për në Kinë, mund të kërkojnë një vizë turistike kolektive. Të huajt që duan të shkojnë në zonat e veçanta ekonomike të Shenzhen-it, Zhuhai-t dhe Xiamen-it mund të aplikojnë drejtpërdrejt për "viza për zonat e veçanta" në përfaqësitë kineze të lartpërmendura që japin viza.

Këshilli i Shtetit i Kinës vendosi që nga 1 maji i vitit 2018, provinca Hainan do të zbatojnë politikën e heqjes së vizave për turistët nga 59 vende, duke përfshirë Shqipërinë, Italinë, ShBA-në, Australinë etj. Shtetasit nga këto 59 vende mund të shkojnë për turizëm në Hainan me një pasaportë të zakonshme dhe të priten nga agjencitë turistike vendore. Ata mund të hyjnë pa viza në Hainan nëpërmjet porteve të hyrjes dhe mund të qëndrojnë për 30 ditë në këtë provincë.

Grupet e të huajve në Hong-Kong që udhëtojnë për në Shenzhen, nuk kanë nevojë të marrin një vizë hyrjeje për një periudhë prej 72 orësh. Të huajt me viza turistike duhet të kalojnë nga pikat e përcaktuara për të huajt, duke iu nënshtruar kontrolleve nga organet e kufirit.

Duke pasur parasysh infrastrukturën e turizmit dhe kapacitetin pritës të Rajonit Autonom të Tibetit, për të hyrë në Tibet kërkohet një letër konfirmimi. Të gjitha grupet e organizuara turistike të huaja që shkojnë në Tibet duhet të kalojnë përmes Zyrës së Pritjes së Agjencive Ndërkombëtare të Turizmit të Tibetit për të përfunduar procedurat e konfirmimit. Procesi i aplikimit është rreth 10-14 ditë. Turistët e huaj ose alpinistët që shkojnë në Tibet duhet të kenë një pasaportë dhe një vizë nga ambasada ose konsullata kineze në një vend të huaj. Megjithatë, përjashtime bëhen për udhëtarët nga vendet që kanë hyrë marrëveshje për të hequr vizat me Kinën.

Përveç kësaj, të huajt që kanë viza për në vende të treta dhe biletë nga 53 vende, duke përfshirë Shqipërinë, ShBA-në, Kanadanë etj., mund të gëzojnë një periudhë 72-orëshe përjashtimi nga viza dhe mund të hyjnë në qytete si Pekini, Shangai, Chengdu etj.

Brenda kufijve të Kinës mund të udhëtohet në zonat e hapura për të huajt me një pasaportë të vlefshme dhe vizë turistike. Qeveria kineze mbron të drejtat dhe interesat e ligjshme të të huajve brenda kufijve të vendit, por të huajt me vizë turistike në Kinë nuk mund të merren me veprimtari që nuk përputhen me vizën e tyre, si punë, propagandë fetare dhe intervista të paligjshme, ndryshe ata do të ndëshkohen. Kur janë në Kinë, ata duhet të respektojnë ligjin kinez dhe traditat e zakonet e vendit.

Ju mund të qëndroni në Kinë brenda afatit të përcaktuar në vizë. Nëse keni nevojë për të qëndruar më gjatë, duhet të kërkoni zgjatjen e qëndrimit në organet e sigurisë publike. Pas përfundimit të qëndrimit, brenda afatit të përcaktuar nga viza, të huajt duhet të largohen nga vendi nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, pas verifikimit nga organet e kufirit.

Sipas rregulloreve më të fundit, kohëzgjatja maksimale e vizës është jo më shumë se 180 ditë. Lejet e qëndrimit për punë dhe jo për punë zgjatin minimumi përkatësisht 90 dhe 180 ditë, ndërsa maksimumi pesë vjet.

Kina i mirëpret turistët nga e gjithë bota, por të huajt që kryejnë veprimtari që nuk përputhen me llojin e vizës së tyre pasi hyjnë në vend, do të trajtohen nga qeveria kineze sipas praktikave ndërkombëtare dhe nuk do të lejohen më të qëndrojnë në vend.

Mrekulli
Lajmet Kryesore