Chongqing, një qytet magjik pranë lumit Jance

2018-09-03 16:30:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sichuan është një ndër pesë provincat e Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance, për të cilat do të flasim në rubrikën "Hot-Pot" sot dhe në javët në vijim për provincat e tjera që vizituam. Zhvillimi i provincave Yunnan, Guizhou, Sichuan, Hubei dhe Hunan, si dhe arritjet që këto provinca kanë bërë në ekonomi, industri, teknologji, art, kulturë, në mbrojtjen e mjedisit etj, janë shembull i zhvillimit të mëtejshëm të gjithë zonave të shtrira përgjatë "Brezit Ekonomik të Lumit Jance".

Akualisht në Kinë, "Një brez, një rrugë", "zhvillimi paralel Pekin-Tianjin-Hebei" dhe "Brezi Ekonomik përgjatë lumit Jance" janë tre vepra kombëtare, që drejtohen nga vetë presidenti i Kinës, Xi Jinping. Zonat e shtrira përgjatë "Brezit Ekonomik të lumit Jance" dhe zhvillimi i tyre janë fokusi ynë i rradhës në një seri rubrikash të "Hot Pot".

Sichuan, njihet edhe si provinca e mijëra lumenjëve, ku ndodhen afërsisht 1400 lumenjë të cilët kalojnë nga Sishuan-i. Chongqing-u, është qyteti më i madh i Kinës dhe është i varur drejtpërsëdrejti nga pushteti qëndror. Ai ndodhet në jugperëndim të Kinës, në pjesën e sipërme të lumit Jance dhe në skajin lindor të pellgut të Sichuan-it. Chongqing-u ka një popullsi prej mbi 30 milionë banorë, 18 milionë prej të cilëve janë banorë të zonave urbane.

Chongqing-u, i pasur me kulturë e histori të lashtë, është një ndër qendrat më të rëndësishme ekonomike të Kinës. Ky qytet ka tejet të zhvilluar industrinë e ndërtimit, pasi është një metropol në rritje, ku ndryshimet e bëra janë të jashtëzakonshme dhe shumë të dukshme. Industria e prodhimit të makinave teknologjike, e makinave me energjj të re, është një ndër sektorët që po njeh zhvillim të madh. Në Chongqing kryejnë aktivitetin e tyre një numër i madh fabrikash, duke përfshirë ato të sektorëve të prodhimit të elektronikeve etj. Vlen të përmendet se një në tre laptopë në botë prodhohen këtu në Chongqing.

Qarku Bishan, pjesë e qytetit të Chongqing-ut, ndodhet në pjesën e sipërme të lumit Jance, në pjesën perëndimore të qytetit që është edhe zona metropolitane e tij. Bishan-i mbulon një sipërfaqe prej 915 kilometrash katrorë ku banojnë 730 000 banorë. Bishan-i është vendlindja e rrushit të cilësisë më të lartë në Kinën perëndimore.

Lagjet e reja me shtëpi private, të ndërtuara në zonat përreth lumit të rehabilituar, ruajnë arkitekturën e vjetër kineze dhe i kanë dhënë qytetit një frymëmarrje të re, duke e zgjeruar dhe zhvilluar me tej atë. Këto shtëpi kanë sjellë frymën e jetesës në një mjedis të përbashkët, pa gardhe ndarëse mes tyre, duke ndarë me fqinjin, në mënyrë të barabartë, vlerat unike të natyrës përreth, hapësirat e shërbimet publike, si dhe përgjegjësinë më të madhe në komunitet, atë të mbrojtjes së mjedisit.

Qyteza e lashtë e Lizhuang-ut ndodhet në lindje të qytetit Yibin të provincës Sichuan në jugperëndim të Kinës. Lizhuang-u, i cili reflekton historinë kineze, kulturën tradicionale dhe shpirtin e kombit kinez, është mbi 1800 vjetë i vjetër, e përveç ndërtesave të reja, të ndërtuara sipas stilit të arkitekturës së lashtë kineze, në zemër të tij ndodhet edhe zona më e vjetër e qytetit, në të cilën ende jetojnë, brez pas brezi, familjet autoktone ku zhvillojnë gjithashtu bizneset e tyre. Një banor i qytezës së vjetër, i cili jeton dhe punon në një nga ndërtesat brenda portave të saj, na tregoi se si ai përpunon, prej 20 vjetësh, disa gurë të ndryshëm natyrore për t'i kthyer ata në bizhuteri të shumëllojshme guri, si varëse, vathë, byzylyk, unaza dhe statuja e suvenirë zbukurues me simbolika tradicionale kineze.

Luzhou është një qytet i provincës Sichuan. Ai ka një popullsi prej 5.09 milionë banorë, ndërsa në qendër të tij, në një hapësirë prej 120 kilometra katrorë, jetojnë 1.2 milionë banorë. Luzhou shtrihet përgjatë lumit Jance dhe është porti më i madh i provincës Sichuan.

Parku i pemishteve longan është ndër zonat më të frekuentuara në vend. Pemët frutorë që rriten përgjatë lumit Jance njihen me emrin "Korridori i Gjelbër". Parku "Zhangba" ka një histori të gjatë prej mbi 100 vjetësh dhe shtrihet në një hapësirë prej 10 kilometrash katrorë. Në të qendrojnë të larta e fisnike pemë të mbjella në vitet 1700 e 1800, ndërsa pema mbretëreshë është mbjellë më 1672-shin. Deri në vitin 2008, parku ishte i banuar. Në atë kohë banorët u zhvendosën për në zona të tjera, në mënyrë që të mos e dëmtonin mjedisin përreth tyre. Pasi pushteti vendor ka hartuar politika që favorizojnë mjedisin, në një distancë prej 5 kilometrash nuk ndodhen as banesa dhe as fabrika që zhvillojnë aktivitetin e tyre. Mbrojtja e mjedisit është tashmë një prioritet në rritje e vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore