Ekonomistët "kryqëzojnë" Peter Navarron për keqdrejtimin e politikave tregtare amerikane

2018-08-06 20:13:09 CRI Komenti juaj Printoni

Politikat tregtare agresive të presidentit amerikan Donald Trump e kanë diku burimin.

Prapa tyre qëndron Peter Navarro, këshilltar tregtar i Trump-it, i cili vlerësohet si forca kryesore që nxit këto politika.

Navarro, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, është një kritik i Kinës prej kohësh. Për mediat, ekspertët dhe politikanët perëndimorë, politikat e tij ekonomike janë "jashtë rrymës kryesore". Mendimet e tij agresive ndaj Kinës ai i përmblodhi në librin e vitit 2011 "Vdekje nga Kina". Ky qëndrim u ritheksua në një film dokumentar në vijim, ku ai e akuzoi Kinën si armiken më të madhe të ShBA-së, duke i bërë thirrje qeverisë amerikane të vendoste tarifa të larta doganore, siç po bënte Trump-i.

Sipas "News York Times"-it, Navarro tërhoqi vëmendjen e Trump-it nëpërmjet nxitjes së "instinkteve proteksioniste" të tij .

"Navarro e nxiti presidentin të ndjekë politika tregtare agresive, si ngritja e tarifave dhe kufizimi investimeve" dhe "shumë ekonomistë perëndimorë të rrymës kryesore shprehen se tarifat e larta që propozon Navarro janë një mjet i paefektshëm", thuhet në komentin e "New York Times"-it.

"Pavarësisht se pretendohet se ai ka studiuar për ekonomist, teoritë ekonomike të Navarro-s janë keqdrejtuese, të pasakta dhe të politizua

ra", tha në një intervistë për "Global Times" Stephen Roach, studiues nga Universiteti i Jales dhe ish-president i degës së "Morgan Stanley"-t për Azinë.

Navarro është një profesor biznesi në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 1992 ai konkurroi për kryebashkiak të qytetit San-Diego, por dështoi.

Në vitin 2011, ai botoi "Vdekje nga Kina", në të cilin e akuzon Kinën si fajtore që ka krijuar deficitin tregtar dhe ka dëmtuar sektorin e manifakturës të ShBA-së nëpërmjet metodave si manipulimi i kursit të këmbimit valutor, subvencionet ndaj eksporteve dhe proteksionizmi. Sipas tij, vendosja e tarifave të larta ndaj mallrave kineze mund ta ndryshonte këtë situatë.

Trump-i e vlerësoi lart këtë libër gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe e përfshiu Navarron në ekipin e vet.

Por shumë ekonomistë të njohur janë shprehur se teoritë e tij kanë të meta.

Z. Roach vë në dukje se ka tre gjëra që nuk qëndrojnë për sa i përket idesë që ka Navarro lidhur me ekulibrimin e deficitit tregtar me Kinën.

Së pari, problemi tregtar i ShBA-së është shumëpalësh e jo dypalësh. Vjet ShBA-ja kishte deficit tregtar me 102 vende.

Së dyti, tregtia e sotme ndërkombëtare nuk ka të bëjë dhe aq shumë me vendet e veçanta sesa me zinxhirin shumëkombësh të ofertës, nëpërmjet të cilit pjesët dhe përbërësit e produkteve vijnë nga vende të ndryshme.

Së treti, çekuilibri midis depozitave bankare dhe investimeve në ShBA mund të përkeqësohet më tej në vitet në vijim, gjë që do të shtojë deficitin në të ardhmen.

Tim Worstall nga Instituti "Adam Smith" në Londër ka shkruar për "Forbes"-in se, siç ka vënë në dukje Adam Smithi, nuk ka asgjë më qesharake sesa kujdesi i tepërt për balancën tregtare.

"Kur flasim për balancën tregtare, duhet të flasim për tregtinë në përgjithësi dhe jo vetëm për tregtinë e mallrave. Eksportet e 'Hollivudit' janë shërbime dhe aty ka një suficit të konsiderueshëm. Çdokush që fokusohet vetëm te deficiti i tregtisë së mallrave, gabon", shprehet Worstall.

Filmat e "Hollivudit" shiten shumë mirë në Kinë. Vitin e kaluar, "The Fast and the Furious" fitoi 394 milionë dollarë në pjesën kontinentale të Kinës dhe "Transformers 5" 220 milionë dollarë.

Z. Worstall shpjegon më tej se arsyeja përse aq shumë kompani amerikane krijojnë degë jashtë vendit janë taksat e larta dhe rregullat e shumta. Sipas tij, "mendimi i cekët i Navarros për ekonominë është turpërues", meqë ai tani po drejton strategjinë tregtare të ShBA-së.

Ndërkohë, në një artikull të botuar në "Washington Post" thuhet se shumica e ekonomistëve janë të mendimit se Navarro "nuk ka përgatitjen e mjaftueshme" kur vjen fjala për çështjet lidhur me Kinën.

Revista amerikane "Foreign Policy" intervistoi dhjetëra ekspertë të çështjeve kineze nga qarqet akademike, sektori privat, institutet e studimit të politikave dhe ata që kanë punuar për qeveritë e mëparshme. Të gjithë thanë ose "nuk e njoh Navarron", ose "kam shumë pak kontakt me të".

"Ajo që më kujtohet prej tij është vetëm që ai në përgjithësi i shmang njerëzit që e kuptojnë me të vërtetë Kinën", u shpreh Kenneth Pomeranz, profesor i historisë kineze në Universitetin e Çikagos.

Patrick Chovanec, kryestrategjisti i "Silvercrest Asset Management" dhe komentator për ekonominë kineze, u shpreh: "Kina që përshkruan Navarro në librin 'Vdekje nga Kina' ka vetëm një lidhje sipërfaqësore me Kinën ku kam jetuar për dhjetë vjet".

Kurse James McGregor, ish-president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë, thonë se libri dhe filmi dokumentar i Navarros "kanë një besueshmëri gati zero te njerëzit që e njohin Kinën" dhe janë plot "hiperbola, pasaktësi" dhe "një karikaturë e Kinës që ai skicon".

Por e gjithë kjo zbulon edhe faktin që në ShBA mungojnë ekspertët për Kinën. "Washington Post" raporton se shumë ekspertë të çështjeve kineze kanë hequr dorë nga përpjekjet për të ndikuar në politikat e qeverisë, për shkak të problemeve dhe përndjekjes që përjetuan gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo u ka krijuar një mundësi njerëzve si Navarro të bëhen "ekspertë të Kinës".

Mrekulli
Lajmet Kryesore