Zhvillimet e Kinës: Robotët bëhen realitet, ata dalin në modë (1)

2018-07-16 10:42:51 CRI Komenti juaj Printoni

Disa dekada më parë, shumë romane shkencore kanë përshkruar karaktere të ndryshme robotësh të një epoke të Inteligjencës Artificiale (IA), të cilët ndërveprojnë në forma të ndryshme me shoqërinë tonë. Ata u ndërtuan nga njerëzit për të menduar dhe për të vepruar në të njëjtën mënyrë si njerëzit normalë. Këto lloj tregimesh kualifikohen tashme vetëm si fantazi të disa vjetëve më parë, pasi sot ajo që në të kaluarën vetëm imagjinohej për robotët, po bëhet gjithmonë e më shumë realitet, kjo falë zhvillimeve të fundit të robotikës.

Robotët e ditëve të sotme po tregojnë aftësi për të riformuar shoqërinë dhe sektorin botëror të prodhimit në një mënyrë dramatike, sepse pajisjet kompjeturike të zhvilluara si të jenë njerëzorë, mund t'i ndihmojnë njerëzit në shtëpi për të bërë punët e zakonshme dhe pritet gjithashtu që robotët të zëvendësojnë shumë punëtorë fabrikash në detyrat kyçe të sektorëve të prodhimit.

Ndërkohë, Kina përballet jo vetëm me një popullsi në plakje por edhe me mungesë serioze të fuqisë punëtore dhe rritjen e kostove të punës. Ekonomia kineze do të përfitonte në mënyrë të jashtëzakonshme nga zhvillimet e mëdha në teknologjinë e robotikës.

Kina është i njohur si tregu më tërheqës për industrinë e robotëve, pjesërisht sepse autoritetet vendase, njerëzit e biznesit dhe mësuesit e fushave si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika, po nxitin gjithmonë e më shumë konferenca, forume, konkurse dhe gara të teknologjisë së lartë.

Robotë të rinj për në shtëpi dhe punë

Në gusht të vitit 2017, në Pekin u mbajt Konferenca pesë-ditore Botërore e Robotëve, ku robotë shumë të sofistikuar na tregojnë neve se bota, sidomos Kina, po lëviz gjithmonë e më pranë një "shoqërie inteligjente". Temat e këtij edicioni ishin fushat kryesore të kërkimit, aplikimit dhe risive. Kina po nxit përdorimin e teknologjisë së avancuar në fabrikat e saj dhe ka për qëllim të krijojë produkte të nivelit të lartë që ripërcaktojnë kuptimin e etiketës "Made in China".

Gjatë Konferencës Botërore të Robotëve, robotë të ndryshëm kryen një gamë të gjerë aktivitetesh për vizitorët, ata jo vetëm që flisnin me njerëzit, por performuan në piano, luajtën me lojën "Go", si dhe treguan se ashtu sikurse mjekët, do të jenë në gjendje të bëjnë operacione mjeksore.

Në qendër të Konferencës Botërore të Robotëve ishte e ardhmja plotësisht robotike në prodhim dhe inxhinieri. Në vitin e tretë të saj , Konferenca Botërore e Robotëve është një platformë për industrinë e robotikës dhe po promovon krijimet e saj të fundit në të gjitha nivelet.

"Siasun", një furnizues kinez i robotëve industrialë, flet për robotët me ngarkesë të lehtë. Integrimi i robotëve me ngarkesë të lehtë dhe sistemet e kontrollit "AR" janë projektuar posaçërisht për punëtorët në linjën e montimit.

Ndërsa inxhineri i shitjeve i kësaj kompanie, Arron Zhang shpjegoi avantazhet e integrimit.

"Ju po shikoni demonstrimin e një sistemi të zbulimit të ekranit të telefonit celular që kombinon teknologjinë "AR" dhe robotët. Nga njëra anë, robotët me ngarkesë të lehtë bashkëpunuese i mbrojnë njerëzit nga lëndimet prej goditjeve, por në anën tjetër "AR" tregon fluksin e punës dhe efikasitetin e punëtorëve" tha ai.

Korporata "SMC" njihet prej kohësh si një lider në industrinë e pneumatikës, por tani punon me energji.

Chen Xiaolei, drejtuesi teknik i teknologjisë së biznesit në degën e SMC-së në Shangai, tha se kalimi në energji elektrike është thelbësor, ndërsa Kina përballet me kosto gjithnjë e më të larta të punës. Prodhimi i ndriçuesve po bëhet gjithnjë e më popullor, që do të thotë se fabrika është plotësisht e automatizuar. Veprimtaria e punëtorëve mund të realizohet nga robotët, theksoi ai.

Në edicionin e 2018-s të Konferencës Botërore të Robotëve, që u mbajt po në Pekin nga 15 deri më 19 gusht, morën pjesë mbi 12 mijë ekipe nga mbi 10 vende dhe rajone të botës. Gjatë konferencës pati gjithashtu konkurrim në pesë kategori të ndryshme. Kjo ngjarje e rëndësishme synon të ndihmojë zhvillimin e studimeve e të ideve, duke mbledhur bashkë projektues të ndryshëm robotësh.

Në korrik të këtij viti u mbajt në Bullgari ngjarja më e madhe në Europë për inovacion, Konferenca "Webit", e cila priti më shumë se 7230 mysafirë nga mbi 110 vende të ndryshme të botës.

Folësit gjatë konferencës diskutuan mbi gjendjen dhe të ardhmen e industrive digjitale në vend, duke u mbështetur në tema të tilla si turizmi, shitjet, marketingu shoqëror dhe novacioni teknologjik.

Edhe roboti humanoid Sophia mbërriti në Bullgari ekskluzivisht për ngjarjen. Sophia është roboti i parë me tipare njerëzore, i zhvilluar në Hong Kong nga "Hanson Robotics" në vitin 2015. Si babai i saj njihet David Hanson.

Roboti Sohpia foli mbi rolin e saj para të pranishmëve në "Webit", duke treguar se është ndërtuar për të shëruar sëmundje, për mbrojtjen e ambientit dhe për të bindur njerëzit se e ardhmja është më e mirë me ndihmën e robotëve me Intelegjencë Artificiale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore