Mekanizmi "16+1", një platformë me përfitime shumëpalëshe

2018-07-09 15:10:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka përfunduar vizitën e tij në Bullgari, ku mori pjesë gjithashtu në Takimin e 17-të Liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore, dhe tani ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë takimeve të tij me homologët e Europës Qendrore e Lindore, u nënshkruan një sërë marrëveshjesh të reja bashkëpunimi, duke forcuar shkëmbimet e gjithanshme dypalëshe.

Në fakt, që nga krijimi i kësaj platforme në vitin 2012, bashkëpunimi Kinë-EQL u ka sjellë popujve të këtyre vendeve përfitime të shumta konkrete.

Së pari, lidhjet tregtare dypalëshe, duke përfshirë edhe 11 vendet e EQL-së që janë edhe anëtare të BE-së, janë thelluar më tej. Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, vëllimi i tregtisë së Kinës me vendet anëtare të EQL-së vitin e kaluar arriti në 67.98 miliardë dollarë amerikanë, 15.9 % më shumë se në vitin 2016. Kjo rritje është pak më e lartë se ajo e tregtisë së Kinës me Bashkimin Europian, që vjet ishte 15.5 %, dhe më e madhe se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës prej 14.2 %.

Të dhëna të tilla tregojnë në mënyrë të qartë se mekanizmi "16+1" po luan një rol pozitiv për Europën, duke nxitur rigjallërimin e qëndrueshëm të ekonomisë së saj.

Një tjetër e mirë që ka sjellë kjo platformë është forcimi i ndërlidhjes së Euroazisë.

Vendet e Europës Qendrore e Lindore, që ndodhen në qendër të kontinentit euroaziatik, janë një pikë e rëndësishme transiti. Nëpërmjet bashkëpunimit brenda kornizës së mekanizmit "16+1" dhe të nismës "Një brez, një rrugë", ndërlidhshmëria e Kinës me vendet e EQL-së ka pasur një përparim shumë të madh.

Trenat ekspres Kinë-Europë janë një shembull i spikatur. Sipas Korporatës Hekurudhore të Kinës, deri në mesin e prillit të sivjetshëm numri i përgjithshëm i trenave të mallrave që kanë udhëtuar midis Kinës dhe Europës arriti në 7891.

Deri tani këto linja hekurudhore kanë lidhur 43 qytete kineze me 42 qytete në 14 vende europiane. Jo vetëm kaq, po në krahasim me fazën fillestare, kur më shumë trena niseshin nga Kina, tani ky transport po bëhet gjithnjë më i balancuar, sepse më shumë trena që kthehen nga Europa tani sjellin produkte europiane për tregun kinez.

Tjetër arritje e bashkëpunimit "16+1" është shtimi i investimeve kineze. Për këtë, shembull është uzina e çelikut "Smederevo" në Serbi. Uzina, pas përpjekjesh shtatëvjeçare me subvencionet e qeverisë, por duke qenë prapë në vështirësi mbijetese, filloi të dilte me fitim nga fundi i vitit 2016, vetëm tetë muaj pasi Grupi Kinez "HeSteel" investoi aty.

Pasi "HeSteel" u bë pronari kryesor i uzinës, 5000 banorë vendorë jo vetëm mbajtën vendet e tyre të punës, por edhe po marrin paga më të mira me rritjen e prodhimit dhe të tregtimit të produkteve.

Përveç këtyre, bashkëpunimi midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore mund të ndihmojë edhe në integrimin europian. Brenda Bashkimit Europian, vendet anëtare nga EQL-ja janë prapa për sa i përket nivelit të zhvillimit ekonomiko-shoqëror në krahasim me ato të Europës Perëndimore dhe Veriore. Prandaj, vitet e fundit po diskutohet edhe për "shpejtësinë e shumëfishtë" ose "shpejtësinë e dyfishtë" të zhvillimit brenda Bllokut. Mirëpo, disa politikanë europianë janë të shqetësuar për bashkëpunimin Kinë-EQL, duke e quajtur atë si një mjet gjeopolitik për ndarë Europën.

Mekanizmi "16+1" ndihmon në ngushtimin e hendekut midis vendeve anëtare të BE-së, u shpreh kryediplomati kinez Wang Yi gjatë vizitës së tij në majin e sivjetshëm në Gjermani. Ai theksoi se një Europë e ndarë dhe e dobët nuk është në të mirë të Kinës.

Lidhur me dyshimet, ambasadori kinez në Sofje Zhang Haizhou rishtjelloi qëndrimin e palës kineze gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve "Xinhua" në prag të takimit të 7-të të liderëve Kinë-EQL.

Ai tha se bashkëpunimi "16+1" përbën një pjesë të rëndësishme dhe është një përplotësues i dobishëm i marrëdhënieve Kinë-BE.

"Kam dëgjuar shumë herë se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka si qëllim ta përçajë Europën dhe të pakësojë ndikimin e BE-së në vendet përkatëse anëtare. Për këtë, dua të theksoj se në asnjë moment, bashkëpunimi Kinë-EQL nuk mund të ndahet nga konteksti i marrëdhënieve Kinë-BE. Zhvillimi i bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore është në dobi të integrimit europian dhe të nxitjes të zhvillimit të balancuar brenda BE-së", shtoi ambasadori kineze në Bullgari.

Sipas z. Zhang, politikat e Kinës për të mbështetur integrimin europian janë të qarta dhe konsekuente.

Ai u shpreh se Kina mirëpret të gjitha vendet përkatëse, përfshirë edhe ato të BE-së, në marrin pjesë në mekanizmin "16+1" dhe i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit trepalësh Kinë-BE-EQL. Në fakt, sipas tij, Bashkimi Europian, si një vëzhgues, ka marrë pjesë në veprimtaritë e ndryshme brenda mekanizmit "16+1".

Megjithatë, ambasadori Zhang u shpreh se niveli i bashkëpunimit Kinë-EQL në fushën ekonomiko-tregtare është ende shumë prapë atij midis Kinës dhe BE-së.

"Bashkëpunimi '16+1' ende përballet me probleme në fusha të tilla si financimi, hyrja në treg, arbitrazhi ligjor etj. Kjo bie në kundërshtim me miqësisë tonë tradicionale dhe me mundësitë e nevojat e mëdha të vendeve të EQL-së për bashkëpunim", vuri në dukje ambasadori Zhang Haizhou në intervistën për agjencinë e lajmeve "Xinhua".

Mrekulli
Lajmet Kryesore