Kina kujdeset: Zhvillimi i bujqësisë nëpërmjet programit "Internet +"

2018-06-04 14:24:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është një vend i madh bujqësor tradicional. Përveç energjive të reja, edhe bujqësia moderne është një fokus i investimeve të kompanive private të Kinës. Zhvillimi i modernizimit të bujqësisë është zgjedhje e drejtë e zhvillimit shkencor dhe një zgjedhje reale e kompanive private për zgjerimin e hapësirës së zhvillimit. Varfëria e Kinës në të kaluarën ndryshoi plotësisht pas reformës dhe hapjes. Tani, njerëzit i kushtojnë rëndësi të madhe nivelit dhe cilësisë së jetesës. Qeveria e inkurajon shumë rritjen e konsumit të brendshëm, qytetarët konsumojnë shumë produkte bujqësore të blera nga fshatarët, sidomos tani që me "Internet +" ata janë vetëm një blerje në internet larg.

Bujqësia, pjesë e ekonomisë së përbashkët nëpërmjet "Internet +"

Nëpërmjet informatizimit dhe digjitalizimit, Kina ka epërsi të madhe. Tani ajo zë vendin e parë në botë për numrin e përdoruesve të celularit dhe të internetit të bandës së gjerë. Në Kinë po bëhen përpjekje për shndërrimin e epërsisë në industrinë "Internet+", që do të thotë të shfrytëzohet interneti në prodhimin dhe qarkullimin e produkteve dhe të konkretizohen rezultatet e teknologjive të internetit në fusha të ndryshme ekonomike e shoqërore.

Bujqësia në Kinë ka kaluar mes shumë vështirësish për t'u përshtatur me epokën moderne ku jetojmë sot. Shumë fshatra gjenden, gjeografikisht, në zona të izoluara dhe kanë infrastrukturë të dobët, duke penguar fermerët që të kenë qasje më të përshtatshme në qytete, si dhe tregjet më të mëdha në vend.

Sidoqoftë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore nuk mund të jetë zgjidhja e vetme për zhvillimin mëtejshëm të fshatit dhe pasurimin e fshatarëve. Ata kanë nevojë për lidhje më të mira me rrjetet jokabllorë, internetin, dhe teknologjinë e informacionit, në mënyrë që të përmirësojnë prodhimin, për të shitur produktet e tyre tek konsumatorët nëpërmjet internetit.

Prandaj, në korrik 2015, kryeministri kinez Li Keqiang në bashkëpunim me kabinetin qeveritar, Këshillin e Shtetit, prezantoi strategjinë e re "Internet +", që synon nxitjen e sektorit të brendshëm bujqësor.

Shitja e produkteve bujqësore në internet

Këshilli i Shtetit i Kinës beson se strategjia "Internet +" mund të nxisë zhvillimin ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe në rajonet rurale të vendit.

Sipas strategjisë "Internet +" në fushën e bujqësisë, po bëhen përpjekje më të mëdha për përhapje më të gjerë të internetit, informatikës cloud, të dhënave të mëdha dhe teknologjisë së objekteve inteligjente (IoT) për fshatarët në vend.

Vlen për t'u përmendur këtu se me inteligjencën artificiale, të dhënat e mëdha, sigurinë kibernetike etj., teknologjitë e informacionit janë në prag të një revolucioni të ri që do të transformojë njëkohësisht jetën tonë në tërësi.

Fermerët trajnohen jo vetëm nga programe të qeverisë, por edhe nga Grupi "Alibaba" nëpërmjet projektit të tij "Fshati Taobao" i cili filloi për herë të parë në vitin 2009. Fermerët trajnohen se si të hapin një dyqan në internet për të shitur prodhimet bujqësore ose blegtorale. Në 2016, "Alibaba" vendosi të investojë mbi 10 miliard juanë për hapjen e 100 000 qendrave të reja të shërbimit dhe trajnimit për fermerët në 3-5 vjetët e ardhshëm.

"Vijuese të gjeneratës së re të fermerëve, dyqanet në internet që shesin prodhime bujqësore kanë përjetuar rritje të madhe dhe tregtia në internet po riorganizon tërë industrinë," tha Chi Fulin, kryetar i Komisionit për Reformën dhe Zhvillimin të Kinës për provincën e Hainan-it.

Mbjellje me sensorë

Fermerët kinezë mund të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish dhe aplikacione mediash shoqërore për të rritur të ardhurat e tyre. Kompania "Beijing Tianchen Cloud Farm", ka krijuar një aplikacion të dizajnuar si "blerje me një ndalesë" për fermerët.

Deri në gusht të 2015-s, në këtë platformë u regjistruan më shumë se një milion përdorues. Ata kishin nevojë vetëm për një smartfon dhe kartë telefoni (SIM). Fermerët munden që, nëpërmjet këtij aplikacioni, të gjejnë shërbime logjistike, plehra dhe mjete të tjera pune sa më pranë vendndodhjes së tyre.

Masa të tilla kanë ndihmuar në nxitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Në vitin 2015, prodhimi i drithërave në të gjithë vendin arriti 141.07 milionë tonë, duke shënuar rekord për të njëmbëdhjetin vit radhazi.

Fermerët, përfshirë Zhang Guoqin, në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore, janë dëshmitarë të përfitimeve nga përshtatja me teknologjitë e reja. Ai ka vendosur sensorë në një fushë të mbjellë me oriz, që i lejon të monitorojë kushtet e motit dhe terrenit nga një telefon ose kompjuter.

Të dhënat e mëdha ndihmojnë sezonin në rritje

"Falë të dhënave, ne jemi në gjendje të monitorojmë kushtet e drithërave, të vlerësojmë nivelet e lëndëve ushqyese dhe të parashikojmë fatkeqësitë", tha fermeri Zhang.

Plani për bujqësinë, "Internet +", ka dhënë tashmë rezultate të prekshme. Shumë fermerë tregojnë për një rritje të madhe të të ardhurave. Ndërkohë, të dhënat e mëdha i kanë ndihmuar ata të ulin kostot logjistike, ndërsa kërkojnë njësi magazinimi më të lira dhe metoda shpërdarjeje më të përballueshme për ta.

Gjigandi i shitjeve në internet, gjithashtu rivali kryesor i kompanisë "Alibaba", "JD.com", i është bashkuar nismave për zhvillimin rural, duke filluar me një rrjet logjistik të dronëve të teknologjisë së lartë, të dhënave të mëdha dhe teknologjisë së objekteve inteligjente, të cilat do të krijojnë një zinxhir më të gjerë në këtë fushë, magazinim dhe sisteme të shpërndarjes së produkteve për fermerët kinezë.

Një vepër tjetër e frymëzuar nga qeveria kineze është ngritur në kontenë Xianju, në provincën Zhejiang të Kinës Juglindore.

Parku Eksperimental Bujqësor "Xianju" për Fermerët është shtëpia e 27 kompanive që drejtojnë serra të teknologjisë së lartë për zhvillimin e blegtorisë organike, farave dhe fidanëve të rinj, si dhe për përhapjen e bimëve mjekësore kineze dhe të turizmit bujqësor.

Bujqësia e ekonomisë së përbashkët

Hainan-i vazhdon të inkurajojë novacionin në sektorin e bujqësisë. Kjo zonë përkrah turizmin rural, bujqësinë 'Internet +' dhe modelin e ekonomisë së përbashkët për bujqësinë.

Në platformën shoqërore "WeChat" është hapur një llogari publike, e cila shërben si një dyqan në internet për të shitur prodhimet.

Wang Junxiang, drejtor produkti i rrjetit të internetit "icloudinn" ka hapur një aplikacion për fermat e përbashkëta në Haosheng, Hainan. Të regjistruarit në këtë program mund të marrin me qira "kopshte hapësinore", bagëti dhe pemë arrash kokosi nëpërmjet internetit.

Përdoruesit e aplikacionit mund të punësojnë fermerë të zonës për mbjelljen e drithërave dhe për të monitoruar procesin në një aplikacion. Mbi 2 000 pemë arrash kokosi u morën me qira nga kinezët dhe turistët e huaj.

"Fermat e përbashkëta kanë përfitime të shumta," thotë profesor Wang Yiwu pranë Universitetit Hainan. Ata "ofrojnë më shumë zgjedhje për turistët, fillimin e një biznesi dhe të moshuarit që zhvendosen në Hainan", ose ata që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi në qytetet e mëdha dhe investojnë në sektorin bujqësor të ishullit.

Novacioni, çelësi i suksesit

Në mënyrë që strategjia rurale "Internet +" e Kinës të ketë sukses, qeveritarët, sipërmarrësit, fermerët dhe njerëzit e biznesit duhet të përqafojnë novacionin si çelësin e suksesit.

Rritja e të mbjellave është tashmë më e lehtë për fermerët, aq më tepër kur teknologjia i ndihmon ata që të shesin produktet e tyre, por ata duhet gjithashtu të eksplorojnë formate të reja për të gjeneruar të ardhura më të larta për familjet e tyre. Interneti do të jetë i përhapur gjithmonë e më shumë në shtëpitë e tyre, kështu që do të jetë një punë edhe më e madhe për fermerët dhe familjarët e tyre të drejtojnë fermat dhe shesin produktet e tyre në internet.

Prandaj, që fermerët e zonave rurale dhe fermat e tyre të tërheqin më shumë konsumatorë dhe turistët, ata do të duhet të përqafojnë teknologji të reja dhe të ecin përpara drejt zhvillimit edhe më të madh.

Mrekulli