Kinë-ShBA, bashkëpunimi vazhdon

2018-05-29 09:19:15 xinhua Komenti juaj Printoni

Lufta tregtare midis Kinës dhe ShBA-së që zgjati për disa muaj përfundoi më 19 maj me një deklaratë të përbashkët, ku theksohej konsensusi për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare. Sipas deklaratës, Kina do të rrisë importin e mallrave dhe të shërbimeve amerikane me qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar të ShBA-së. Ndërkohë, të dyja palët do të ndalojnë imponimin e tarifave doganore shtesë ndaj njërë-tjetrës dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e pronësisë intelektuale, duke nxitur dhe investimet ndërsjella me një mjedis më të favorshëm për konkurrim të barabartë.

Kompromisa midis dy ekonomive më të mëdha botërore i dha fund panikut në tregje. Me të dalë deklarata, tre indekset e bursës amerikane Dow Jones, NASDAQ dhe Standard&Poor's shënuan rritje të vrullshme. Ndërkohë, indekset në bursën kineze u rritën në mënyrë të ndjeshme në ditën e parë të punës pas fundjavës.

Analistët vunë në dukje se vëllimi i madh i suficitit tregtar i Kinës ndaj ShBA-së është faktori kryesor që e nxit palën amerikane të ndërmarrë masa joracionale kundër Kinës. Por suficiti shkaktohet nga shumë arsye siç janë struktura ekonomike, aftësia e ndryshme konkurruese, ndarja e roleve në zinxhirin e vlerave e sistemi statistikor tregtar. Veçanërisht për Kinën dhe ShBA-në, një arsye e rëndësishme është kufizimi i palës amerikane për eksportimin e teknologjisë së lartë në Kinës, e cila ka vlera të larta ekonomike dhe kërkohet me nxitim nga Kina.

Pavarësisht fërkimeve të tilla që u krijuan nga qeveritë, një situatë e pakthyeshme është që ekonomitë kineze dhe amerikane janë ndërlidhur në aspekte të ndryshme. Për operatorët në treg, shkëmbimet dypalëshe nuk janë ndërprerë, por janë duke u forcuar më tej.

Samiti i tretë Kinë-ShBA mbi investimet dhe novacion u organizua nga 14 deri më 15 maj në Houston, qyteti i katërt më i madh i ShBA-së. Në këtë veprimtari, përfaqësuesit e mbi 500 kompanive dhe investitorë kinezë e amerikanë shkëmbyen mendime për të gjetur mundësi zgjerimi e bashkëpunimi në nvacion dhe teknologji.

Gjatë një interviste për agjencinë Xinhua, Liu Qing, president i Institutit i Studimeve Industriale dhe Teknologjike i provincës Jiangsu, tha se në Houston do të ndërtohet një qendër e risive biomedikamentale për të lehtësuar kompanitë e dy vendeve në këtë drejtim.

"Qendra do t'i ndihmojë kompanitë amrikane të gjejnë investime, partnerë dhe treg dhe gjithashtu kompanitë kineze të gjejnë shanse biznesi në ShBA", tha z. Liu.

Ndërsa, z. Wang Guocheng, zv.president i Parkut Shkëncor të Universitetit të Pekinit u shpreh se pjesëmarrësit amerikanë janë kryesisht kompani që merren me biznes e që kanë perspektivë dhe eksperiencë dy ose trevjeçare në tregun e brendshëm.

"Kompanitë e tilla kanë kërkesa për shitjen e produkteve në Kinë dhe nevojiten njëkohësisht partnerëve kinezë", tha z. Wang.

Sipas tij, samiti do t'u shërbejë edhe kompanive kineze që dëshirojnë të zhvillohen më tej ose të transformohen. "Besoj se ato do të mund të realizojnë objektivat e veta nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit ose agjencive ndërmjetëse që ofrojnë shërbime," shtoi ai.

Samiti Kinë-ShBA mbi investimet dhe novacionin organizohet bashkërisht nga Qendra e Shkëmbimeve Shkencore dhe Teknologjike dhe Aleanca e Novacionit Kinë-ShBA.

Samiti synon t'u ofrojë kompanive amerikane një shans të krijojnë lidhje me investitorë, partnerë strategjikë, inkubatorë teknologjikë dhe firma kineze që ofrojnë shërbime profesionale për të gjetur mundësi bashkëpunimi në fusha të sipërpërmendura.

Ndër mbi 500 pjesëmarrësit në samit, mbi 200 janë përfaqësues të kompanive kineze të investimeve në novacion, ndërsa 200 të tjerë të palës amerikane, janë firma novacioni që kanë interes të zgjerohen në tregun ndërkombëtar.

Siç mësohet, sektorët e bashkëpunimit përfshijnë shkencën, shëndetësinë, novacionin teknologjik, manufakturën e përparuar, energjinë dhe materialet e reja, teknologjinë e mbrojtjes së mjedisit, inteligjencën artificiale, realitetin virtual dhe teknologjinë informacionit dhe të komunikimit.

Krahas shtimit të kontakteve kino-amerikane për shfrytëzimin e mundësive të reja bashkëpunimi, disa projekte të nënshkruara më parë po kryehen me efikasitet të lartë.

Trenat e dizenjuar dhe të prodhuar nga kompania kineze CRRC për linjat e metrosë së qytetit të Bostonit, do të hyjnë në përdorim para fundit të këtij viti. Katër vagona të modelit të fundit po kalojnë provat përfundimtare prej 500 orësh në zonën periferike të Bostonit, në Wellington Yard. Ata janë vagonat e parë ndër 152 njësi gjithsej për Linjën Portokalli të Bostonit.

Sipas z. Charlie Baker, guvenatori i shtetit Masaçusets, vargonat e rinj do ta rrisin me 40% aftësinë e transportit të linjës së vjetër.

Në fakt, kjo është vetëm një pjesë e kontratës së nënshkruar midis gjigantit kinez të prodhimit të trenave CRRC dhe Autoritetit të Transportit të Masaçusetsit. Sipas kontratës, korporta kineze do të dizenjojë dhe prodhojë 252 vargona të tjerë për linjën e kuqe të metrosë së Bostonit.

Z. Jia Bo, zv./president të CRRC-së i tha Xinhua-së se shumica e vargonave do të montohen në fabrikën e kompanisë së tij në Springfield të shtetit Masaçusetsit. Sipas tij, CRRC-ja jo vetëm do të sjellë vargona të rinj, por do të hapë edhe vende të reja pune për Bostonin. "Kemi punësuar 156 veta deri tani dhe shifër kjo pritet të rritet deri në 260 në tre vjet," shtoi z. Jia.

Mosmarrëveshjet kino-amerikane kanë shoqëruar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe ShBA-së gjatë disa dekadave. Pasi Kina u bë ekonomia e dytë më e madhe e botës, konfliktet e tilla janë shtuar në të njëjtën kohë. Pavarësisht masave qeveritare, kontaktet e sektorit privat do të vazhdojnë të thellohen krahas shpejtimit të globalizmit. Shumë ekspertë kinezë thonë se marrëdhëniet kino-amerikane do të vazhdojnë të zhvillohen me bashkëekzistencën e bashkëpunimit dhe konkurrimit.

Mrekulli