Një udhëtim mbi biçikletë për të njohur Kinën e vërtetë

2018-04-09 14:49:02 CRI Komenti juaj Printoni

Disertacioni i Joerg Hoeferit për gradën e masterit nuk mund të bëhej në bibliotekën e qetë të Universitetit të Zhejiang-ut, por mbi biçikletë. Ky student gjerman kreu një udhëtim mahnitës çiklizmi nëpër 12 provinca të Kinës për të mësuar nga afër kuptimin e "Ëndrrës Kineze".

Hoeferi 28 vjeç udhëtoi 5800 kilometra me biçikletë brenda 100 ditësh. Aventura e tij nis nga Mohe, skaji më verior i Kinës në provincën Heilongjiang që kufizohet me Rusinë dhe vazhdoi deri në Sanya, qyteti më jugor të territorit tokësor të Kinës.

Me një biçikletë të palosshme, Hoeferi shkoi kudo donte dhe intervistonte banorë vendorë për konceptimin e tyre ndaj "Ëndrrës Kineze", një termë që përmendet shumë shpesh vitet e fundit nga presidenti Xi Jinping. Materialet që u mblodhën përbënë disertacionin e Hoeferit prej 85 faqesh për gradë të masterit.

I riu i tha gazetës Renminribao se mbresa e tij për Kinën kishte qenë e shtypur me klishe që theksojnë ndotjen e ajrit dhe qytete me popullsi të dendur.

"Në Gjermani njerëzit preferojnë më shumë të shkojnë në vende si ShBA-ja etj., sesa Azi. Por, ne gjithmonë mendohemi brenda kutisë. Dua të provoj gjëra të reja", tha Hoeferi.

Gjatë udhëtimit që zgjati më shumë se tre muaj, Hoferi kishte hasur shumë herë probleme teknike të biçikletës. Por ai kishte me vete një çantë veglash dhe kjo i lejoi të vazhdonte eksplorimin. Për të minimizuar shpenzimet, ai kërkonte edhe akomodim falas dhe disa herë flinte në natyrë në çadër. Pavarësisht vështirësive, ai e quajti këtë udhëtim mjaft "frytdhënës".

Lidhja e tij me Kinën filloi nga viti 2011, kur nga kurioziteti, ai aplikoi për një program shkëmbimi studentësh midis qeverive të dy vendeve. "Arsyeja që mora këtë vendim në fillim ishte se shumë pak moshatarë të mi kishin qenë në Kinë më parë. Por, me të mbërritur këtu, e dashurova këtë vend dhe harxhova energji të shumta për zotërimin e gjuhës kineze gjatë qëndrimit njëvjeçar në qytetin Chengdu të Kinës Jugperëndimore", tha Hoeferi.

Pasi u kthye në Gjermani, tre vjet më vonë, në vitin 2015, ai u kthyer për të thelluar njohjet e tij ndaj Kinës dhe gjuhës kineze, duke aplikuar për një master mbi sinologjinë në Universitetin e Zhejiang-ut të Kinës Lindore.

Studimet e masterit nuk kufizohen te njohuritë e librit dhe format e provimit variojnë. Liria e tillë e lejoi Hoeferin të kishte më shumë hapësira studimore. Në vitin e dytë akademik, ai mori vendimin të niste një udhëtim çiklistik.

Kjo ide mori dhe mbështetjen e shkollës, e cila i inkurajon studentët ndërkombëtarë që të dalin për të njohur nga afër dhe për të zbuluar problemet e shoqërisë kineze. Pedagogët madje e financuan udhëtimin e tij me 3000 juanë (455$).

Dy muaj para nisjes, Hoeferi nisi stërvitjen. Ai filloi duke pedaluar 30 kilometra dhe pastaj 80 kilometra dhe më në fund 170 kilometra nga Hangzhou në Shangai. Ndërsa, itinerari që përpiloi jo vetëm përfshiu metropole si Pekini e Wuhan-i, por edhe disa vende historike si Tempull Shaolin, i cili njihet nga bota për artet luftarake.

Gjatë udhëtimit, ai përpiqej të komunikonte me banorë vendorë që flisnin me dialekte të ndryshme. Në sytë e tij, Kina ishte shumë e madhe dhe me larmi kulturore e folklorike.

Për sa i përket temës së disertacionit "Ëndrra Kineze", ai donte të pasqyronte konceptimet e banorëve në mosha dhe me pozicione të ndryshme në shoqëri.

Gjatë udhëtimit njëqind ditësh, ai intervistoi 700. "Ata shpesh qeshën në fillim dhe pasi kuptuan se e kisha seriozisht më mbështetën me dëshirën dhe mendimet e tyre e mu përgjigjën me sinqeritet," tregon studenti.

Një pronar restoranti në Mohe i tha atij se ëndrra e tij ishte që qeveria të ofronte kushte më të mira për të moshuarit. Një punëtor nga fshati në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore shpresoi për një jetë komode. Ndërsa, një student në qytetin Changchun të provincës Jilin shpresoi se ai mund të vërtetonte vlerat e tij në shoqëri.

Shumica e ëndrrave lidhen me zgjidhjen e problemave shoqërore dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Ndërsa, shumë pak shprehën dëshira personale.

"Një përgjigje e zakonshme ishte përmirësim i jetës vetjake dhe të tërë familjes. Një grup studentësh më thanë se donin të udhëtonin në mbarë botën, të cilët radhiten ndër të paktët që përmendën vetëm dëshirat vetjake", i tha Hoeferi në një intervistë me shkrim gazetës Renminribao.

"Koncepti i individualizmit për realizimin e ëndrrave personale është normal dhe i zakonshëm në kulturën perëndimore. Prandaj, është shumë interesant se kësaj ideje nuk i jepet kaq rëndësi në Kinë", shkroi Hoeferi.

Sipas tij, gjermanët mësuan për Kinën nga njoftimet e mediave plot klishe që fokusohen te ekonomia, politika e jashtme dhe sistemi politik.

Hoeferi tha se udhëtimi i tij ka demaskuar shumë mite mbi Kinën. Ai u prek shumë nga sinqeriteti, entuziazmi, mikpritja dhe ndershmëria e popullit kinez.

Atij rikujtoi një eksperiencë e paharrueshme në qytetin Tangshan të provincës Hebei. La ne pakujdesje çantën e shpinës diku, por më pas nuk kujtohej se ku. Atëherë, një burrë e ftoi në makinën e tij dhe shpenzoi një orë për të gjetur çantën, të cilën e kishte harruar në një dyqan të vogël.

"Kjo është vetëm një ndër tregimet e dashamirësisë që ndodhën në rrugën time. Të gjitha zonat që kam udhëtuar mbi biçikletë, mund të them se janë të sigurta dhe u trajtova me kuriozitet dhe u prita krahë të hapur nga populli kinez," shtoi Hoeferi.

Ai postoi në median sociale kineze WeChat, edhe disa probleme që zbuloi rrugës si ndotja në një qytet verior, komercializmi i trashëgimisë kulturore dhe diferenca e madhe midis krahinave urbane e rurale.

Duke përfunduar intervistën me gazetën Renminribao, Hoferi e përshkroi udhëtimin si interesant e që mund të shërbejnë si mësim i përjetshëm. Sipas tij, në të ardhmen, ai do të kryejë më shumë udhëtime në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore