Kina nën presidencën e Xi Jinping, arritje të mëdha të njëpasnjëshme

2018-03-19 15:55:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin, gjatë këtij muaji, u mbajtën të ashtuquajturat "dy sesionet" politike, periudha më e rëndësishme kjo në kalendarin politik të Kinës për këtë vit. Të enjten më 15 mars përfundoi sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK-së) i cili është organi më i lartë politik këshillimor në vend, punimet e të cilit nisën 12 ditë më parë. Sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK-ja) u hap të hënën e shkuar më 5 mars dhe pritet të mbyllet nesër më 20 mars. Gjatë këtij sesioni, që zgjedh Komitetin e ri të Përhershëm të Asamblesë, u diskutuan arritjet e qeverisë kineze në këtë pesëvjeçar si edhe parashtruan objektivat e ardhshme për qeverisjen e vendit.

Xi Jinping u zgjodh president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të shtunën në sesionin e parë të legjislaturës së 13-të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Xi bëri betimin publik të besnikërisë ndaj Kushtetutës në sallën e madhe të Pallatit të Popullit në Pekin, menjëherë pas zgjedhjeve. Ky është mandati i tij i dytë.

"Unë premtoj besnikërinë time ndaj Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës për të ruajtur autoritetin e Kushtetutës, për të përmbushur detyrimet e mia ligjore ..." tha ai gjatë betimit të tij.

Kjo ishte hera e parë që një president kinez mori betimin publik të besnikërisë ndaj Kushtetutës menjëherë pas marrjes së detyrës.

"Unë zotohem të jem besnik ndaj vendit dhe popullit, të jem i përkushtuar dhe i ndershëm në detyrën time, të pranoj mbikëqyrjen e popullit dhe të punoj për të ndërtuar një vend të madh modern socialist i cili është i begatë, i fortë, demokratik, i i kulturuar, harmonik dhe i bukur "tha presidenti Xi.

Gjatë një diskutimi me deputetët e AKPK-së më 10 mars, Xi u kërkoi zyrtarëve të vendit të mbështesin shtetin e së drejtës, të kundërshtojnë sundimin e njeriut, të respektojnë Kushtetutën dhe të ushtrojnë detyrën e tyre në përputhje me ligjet e vendit.

Xi e mori për herë të parë presidencën pesë vjet më parë, duke u zotuar të çojë përpara kauzën e madhe të socializmit me karakteristikat kineze dhe të përpiqet për një përtëritje të madhe të kombit kinez.

"Përballë trendit të fuqishëm të kohës dhe pritshmërive serioze të njerëzve për një jetë më të mirë, ne nuk duhet të lejojmë as edhe vetëkënaqësinë më të vogël, ose ta marrim punën lehtë", tha ai në atë kohë.

Kina ka bërë arritje historike nën udhëheqjen e Xi Jinpoing-ut. Vota unanime tregon mbështetjen e fortë që ai gëzon në mesin e njerëzve.

Mendimi i Xi-së për Socializmin me Karakteristikat Kineze u shtua në Kushtetutën e vendit në sesionin e parë të legjislaturës së 13-të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, si një parim udhëzues i shtetit. Njerëzit kanë shpresa të mëdha për vitet në vijim. Projekti i paraqitur në Kongresin e Partisë po kthehet në plan veprimi.

Nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut, Kina po bëhet e fuqishme.

Ekonomia e Kinës është zgjeruar në më shumë se 82 trilion juanë (rreth 13 trilionë dollarë amerikanë) nga 54 trilionë juanë gjatë pesë vjetëve të fundit, duke u rritur mesatarisht me 7.1 për qind në vit. Janë krijuar më shumë se 66 milionë vende pune të reja vetëm në zonat urbane.

Ekonomia është më e shëndetshme. Reforma strukturore e Xi-së nga oferta ka funksionuar. Konsumi është kthyer në një drejtues të madh të rritjes ekonomike, duke kontribuar në 58.8 për qind të rritjes ekonomike vitin e kaluar, duke u rritur 54.9 për qind nga pesë vjet më parë. Sektori i shërbimeve është rritur në 51.6 për qind nga 45.3 për qind.

Njerëzit jetojnë një jetë më të rehatshme. Më shumë se 68 milion veta dolën nga varfëria. Të ardhurat personale u rritën mesatarisht me 7.4 për qind në vit. Jetëgjatësia ka arritur në 76.7 vjet, duke kryesuar vendet në zhvillim.

Mjedisi është përmirësuar gjithmonë e më shume pasi janë zbatuar rregulla strikte për kontrollin e ndotjes së ujit, tokës dhe ajrit. Një ndryshim shumë i madh i pesë vjetëve të fundit është përgjysmimi i ditëve me ndotje të lartë të ajrit.

Xi Jinping-u ia doli të jetë i sukseshëm në të gjitha këto fusha dhe më gjerë përmes reformave dhe zbatimit me seriozitet të tyre. Ai konsiderohet si arkitekti kryesor i tyre. Në pesë vjetët e fundit u morën më shumë se 1,500 masa reformuese, me ndikim të madh në fusha të ndryshme si ekonomia, politika, shoqëria, kultura dhe mjedisi, duke përfshirë mbrojtjen kombëtare dhe ndërtimin e Partisë. Ai bëri të mundur që shumë nga burokracitë qeveritare të hiqeshin, ndërsa investimet e huaja u bënë më të lehta.

Xi ka thënë se lumturia vjen nga puna e shumtë dhe përkushtimi.

Sivjet shënohet 40 vjetori i reformës dhe i hapjes së Kinës, por është edhe viti i parë që Kina do të zbatojë plotësisht frymën e Kongresit të 19-të të PKK-së. Ky është një vit vendimtar për ndërtimin e një shoqërie të begatë. Në raportin e punës së qeverisë theksohet se duhet të zbatohen me rigorozitet mendimet e Xi Jinping-ut për socializmin me karakteristika kineze në epokën e re. (Haris Vongli)

Mrekulli
Lajmet Kryesore