Një fshat i lulëzuar nga futbolli

2018-01-15 11:13:28 xinhua Komenti juaj Printoni

Përhapja e kulturës së futbollit po shpejtohet vitet e fundit në mbarë Kinën. Shumë shkolla kanë futur mësimin e futbollit me pritshmëri zhvillimin e kësaj loje sportive nga brezi i ri. Ndërsa, në krahinat rurale, kjo shërben jo vetëm për ngritjen e nivelit konkurrues kombëtar por edhe si një shans për zbutjen e varfërisë.

Fshati Sanhe në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore është një shembull i spikatur në këtë drejtim. Ndeshja e parë e futbollit u organizua aty në vitin 2015. Sipas gazetës së përditshme Chengdu Business, Sanhe ka zhvilluar 248 ndeshje me mbi 100 mijë spektatorë, ndërsa 1078 banorë u regjistruan si futbollistë amatorë.

Sipas kryetarit të këtij fshati, Tan Jie, futbolli tani është bërë një kartëvizitë e Sanhe-së dhe zhvillimi i këtij sporti ka shtuar të ardhurat vendore nga turizmi dhe produktet bujqësore.

Ambicie e madhe

Fshati Sanhe krijoi ekipin e parë amator të futbollit në vitin 2013, kur Kina nisi nxitjen e përhapjes së futbollit në gjithë vendin.

Por, si fshati që zotëroi klubin e parë të futbollistëve "fermerë" të qytetit Chengdu, kryeqendër e provincës Sichuan, lojtarët e Sanhe-së mezi gjetën fushë të përshtatshme për stërvitje. Kështu që autoritetet e fshatit filluan të planifikonin ndërtimin e fushës.

Ma Zhongyu, drejtor i Klubit të Futbollit, tha se në fillim nismëtarët menduan se një fushë e vogël futbolli kushtonte jo më shumë se 31 mijë dollarë amerikanë. Por, pas llogaritjes, kostoja gati u dyfishua. Prandaj, ata hoqën dorë nga plani i financimit nga një ose dy persona dhe mblodhën në fund fonde të mjaftueshme nga të gjitha burimet që mund të gjenin.

Pas disa muajsh ndërtimi, Sanhe ka tani një fushë të thjeshtë futbolli, me ndriçim, sistem kanalesh kullues dhe vende për tifozët. Më partë aty kishte vetëm një rrugë me baltë e gropa dhe të ardhurat e fshatarëve ishin nën nivelin mesatar ndër të 24 fshatrat e të njëjtit distrikt. Askush nuk e parashikoi se kjo fushë do të ndryshonte tërësisht imazhin e fshatit.

Një muaj pas hyrjes në funksion së fushës të futbollit, Sanhe organizoi ndeshjen e parë duke marrë pjesë në kampionatin me 20 skuadrat më të njohura të qytetit Chengdu.

"Ishte hera e parë për ne. Megjithëse kishim kushte të kufizuara, u stërvitëm me gjithë seriozitetin dhe korrektësinë e duhur. Duam që pjesëmarrësit të ndienin se pavarësisht fushës që ndodhej në fshat, të gjitha standardet ishin profesionale", tha z. Ma.

Veprimtaria doli me sukses dhe Sanhe-ja u bë e njohur gjerësisht nga publiku. Shumë ekipe shkuan atje për stërvitjen e zakonshme. Suksesi nxiti fshatin drejt realizimit të ambicieve më të mëdha.

Chen Liwei, trajneri të rinjve u shpreh se lojtarët e vegjël që jepnin rezultate gjatë stërvitjeve mund të shkojnë të Gjermani për kualifikim më të mirë nëpërmjet një marrëveshjeje bashkëpunimi midis fshatit dhe një kompanie gjermane.

"Shpresoj se klubi ynë mund të tërheqë më shumë fëmijë nga qyteti dhe prindërit e tyre", thotë z. Chen.

Kupa pomelo

Me njohjen e fshatit, jeta e banorëve është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Wang Xuegang është një fshatar që mbijeton duke kultivuar pomelo. Çmimi i produkteve të tij është rritur me 25% dhe shitja bëhet shpejt menjëherë pas mbledhjes së frutave. Sipas tij, vetëm shitja e pomelove gjatë organizimit të kampionatit të futbollit mund t'i sigurojë mbi 2300 dollarë amerikanë të ardhura në vit.

Në fakt, rezultati i tillë u dedikohet edhe autoriteteve të fshatit.

Për të ndihmuar banorët të shesin pomelot, që është burimi kryesor ekonomik i tyre, që nga ndeshja e parë, fruta u përdor si një pjesë çmimit për skuadrat fituese të ligës. Ekipi i parë që fitoi kampionin në vitin 2015 fitoi një shumë prej 950 dollarësh amerikanë dhe 50 kilogramë pomelo.

"Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nxitur zhvillimin e sektorit bujqësor të fshatit. Pas ndeshjeve, unë dhe lojtarët e tjerë të ekipit sjellin produkte të ndryshme nga shtëpia", thotë Wang Xiong është kapiteni i një ekipi që merr pjesë në ligën e Sanhe-së.

Popullariteti i futbollit të Sanhe ka tërhequr biznesmenët të gjejnë mundësi zhvillimi. Në vitin 2016, Yang Jun nga distrikti Pengzhou hapi restorantin e parë me temën e futbollit, "Duck Nest".

Tani, ky restorant që mund të mbledhë 200 veta në të njëjtën kohë, sjell 300 mijë juanë (mbi 46 mijë dollarë amerikanë) fitime për Yang-un.

Gol!

Në vitin 2016, fshati investoi 700 mijë juanë për ndërtimin e fushës së dytë të futbollit, rrugë të reja dhe pajisje të tjera argëtuese për të modernizuar imazhin dhe infrastrukturën e Sanhe-së.

Të dhënat statistikore tregojnë njëkohësisht se në tre vitet e fundit, fshati ka ndërtuar mbi 10.3 kilometra rrugë. Të ardhurat vjetore të banorëve janë rritur deri në 6000 juanë dhe investimet janë rritur pesëfishuar.

Me përmirësimin e kushteve, tani Sanhe, që njihet dhe si "fshati nr.1 i futbollit" po tërheq më shumë klube nga qytetet fqinje për të marrë pjesë në ligën vendore.

Sanhe-ja është vetëm një shembull gjatë procesit të nxitjes e të përhapjes së futbollit në Kinë. Në nivel shtetëror, hapat që po hidhen vazhdimisht duken pragmatike.

Kina po forcon bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes lojtarëve apo trajnerëve me klube të huaja. Herët në vitin 2013, Kina nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Premier Ligën e Britanisë dhe në vitin 2015, presidenti Xi Jinping bisedoi me Princin William mbi një program shkëmbimi sportiv midis dy vendeve.

Në nëntorin e vitit 2016, Shoqata e Futbollit e Kinës lidh një marrëveshje pesëvjeçare me palën gjermane për dhënien e ndihmës për lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët kinezë të futbollit. Në të njëjtin vit, klubi i famshëm gjerman i Bayern-it të Munihut, vendosi të krijojë me partnerët kinezë një shkollë futbolli në Qingdao të Kinës Lindore dhe një tjetër në Shenzhen të Kinës Jugore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore