Horoskopi kinez 2018, Tigri dhe Lepuri

2018-01-08 16:04:01 xinhua Komenti juaj Printoni

Tigri është shenja e tretë e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze ai quhet Hu. Ju i përkisni shenjës së Tigrit nëse keni lindur në vitet 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998.

Të lindurit në shenjën e Tigrit janë agresivë, kurajozë, të sinqertë dhe të ndjeshëm. Kur bashkohen me Qenin dhe Kalin gjejnë lumturinë. Duhet të kenë kujdes nga Majmuni.

Të lindurit e shenjës së Tigrit janë të guximshëm, energjikë, marrin shpejt vendime dhe u pëlqen të rrezikojnë. Atyre u pëlqen të vihen re dhe të respektohen, si dhe të jenë në qendër të vëmëndjes, por ata kanë dhe një zemër bujare. Çfarëdo lloj karriere të zgjedhin, ata janë entuziastë, të talentuar dhe synojnë të bëhen të parët, sepse vendi i dytë nuk është për ta. Megjithatë, këto veprime dhe sjellje impulsive nganjëherë u sjellin vështirësi në marrëdhëniet personale dhe me kolegët e punës, pasi personat Tigër rrallë bëjnë kompromise dhe thonë çfarë kanë në mendje, duke mos u menduar për pasojat. Të lindurit e kësaj shenje e duan jetën dhe shpesh fati i mirë i shoqëron në jetë. Ata nuk duan të humbasin kurrë ndaj e shohin çdo situatë të pashpresë si një sfidë. Ata pëlqejnë të argëtohen dhe nuk do mendoheshin dy herë për të filluar një projekt të ri një ditë, ta prishnin atë të nesërmen dhe të fillojnë një tjetër projekt ditën tjetër.

Në dashuri ata janë të ndjeshëm, pasionantë dhe të gatshëm të qëndrojnë gjatë me njeriun që ndan me ta të njejtat ndjenja. Tigri pëlqen të joshet dhe është gati të japë gjithçka që të jetë me atë person të veçantë. Por ju nuk duhet kurrë të mërzisni një Tigër, pasi ai kthehet në akull dhe të mohon për gjithë jetën. Përsa i përket biznesit, ata shpesh mërziten dhe kërkojnë projekte të reja që të stimulojnë mendjen e tyre. Ata mund të ndjehen të vetmuar, por miqtë e paktë që kanë do t'i rrethojnë për tërë jetën.

Profesionet më të përshtatshme për ta: shkrimtarë, politikanë, aktorë, gjimnastë, agjentë udhëtimi, ushtarakë.

Stina më e mirë për ta është dimri dhe muaji më i preferuar është shkurti.

Personazhe të famshme lindur në shenjën e Tigrit: Marie Curie, Charles De Gaulle, Marilyn Monroe, Oscar Wilde, Ludwig Van Beethovan, etj.

Gjatë vitit 2018, personat që i përkasin shenjës së Tigrit mësojnë se si t'i ndajnë gjërat e tyre me të tjerët dhe t'i japin një shans të dytë atyre që me të vërtetë e meritojnë atë, duke filluar nga vetja.

2018-a është një një vit mjaft i mirë për Tigrin dhe fakti që Tigri ndodhet në një trekëndësh të njejtë me Qenin, kafshën e vitit 2018, lejon që ai të krijojë imunitet ndaj problemeve me të cilat mund të përballet gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, disa surpriza të këqija, por jo serioze, do të bëjnë që ai të humbasë durimin. Të lindurit e kësaj shenje udhëhiqen nga një etikë pune e lartë. Ata punojnë shumë dhe japin nga koha e tyre më shumë se zakonsht.

Tigri duhet të tregojë tolerancë të veçantë në vitin 2018 dhe të bëjë paqe me veten duke pranuar se miqtë e të afërmit e tij nuk mund të kenë pasionin dhe energjinë e njëjtë si ai.

Megjithatë, Tigri duhet të tregojë kujdes dhe mos të lodhet duke u përpjekur të zgjidhë probleme që nuk lidhen me të ose të cilat ai nuk i kupton. Zgjidhja më e duhur për të është të heqë dorë nga disa çështje të parëndësishme sa më parë dhe ta shfrytëzojë atë kohë të çmuar për situata më serioze e të favorshme për ta.

Gjatë vitit 2018, Tigri do të jetë i shqetësuar për gjendjen e tij shpirtërore dhe do të zbulojë i habitur forcën dhe mbrojtjen që do t'i shkaktojë sjellja e tij altruiste. Tigri do të tregojë një interes të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe kjo do të ndyshojë zakonet e tij mbi mënyrën e të ushqyerit. Për këtë vit, ai do të favorizojë konsumin e ushqimeve më të shëndetshme, sezonale dhe vendase.

Përsa i përket fushës së ndjenjave, Tigri beqar nuk duhet të presë mrekulli. Fakti që ai i dedikohet profesinit dhe aktivitetet e punës i marrin shumë kohë, është në dëm të kërkimit të dashurisë së jetës. Mungesa e spontanitetit, dashamirësisë dhe vënia re e defekteve të vogla tek tjetri, nuk e favorizon Tigrin.

Nga ana tjetër, 2018-a është një vit i mirë për njerëzit e lindur gjatë vitit të Tigrit dhe që dëshirojnë të martohen.

Për babanë apo nënën e shenjës Tigër që dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë, lindja e një fëmijë të shenjës së Qenit është një lajm shumë i mirë. Karakteri i Qenit, logjik dhe i dukshëm në moshë madhore, është në përputhje të plotë me karakterin e Tigrit. Besnikëria, mirëkuptimi, ndjenja e shërbimit ndaj të tjerëve dhe admirimi i ndërsjellë janë disa nga shumë cilësitë që një fëmijë i shenjës së Qenit mund të kontribuojë në mirëqenien e familjes.

Në punë, detyrat e përsëritura të punës së tij potencialisht mund të konsumojnë vendosmërinë dhe vullnetin e mirë të Tigrit profesional, dhe madje ta bëjnë atë pak agresiv.

Megjithatë, ka edhe lajm të mirë në fushën profesionale për Tigrin në vitin 2018, duke përfshirë nënshkrimin e kontratave të reja, falë këmbënguljes së tij dhe mbështetjes së disa prej personave me ndikim.

Angazhimi në një çështje humanitare, ose ndihmë dhe mbështetje për një person ose një familje, mund të zërë një vend të rëndësishëm në jetën e Tigrit gjatë këtij viti.

Në 2018, Tigri duhet të kontrollojë zgjedhjet që bën dhe duhet të shmangë rënien në depresion. Hapja ndaj të tjerëve dhe aftësia për të ndihmuar personat në nevojë, mund t'i shpërblehet atyre sa më mirë dhe të zgjojë brenda tyre një forcë që ata kanë dyshuar se e kanë patur. Me pak fat, personat e shenjës së Tigrit mund të kalojnë një vit të mrekullueshëm dhe plotësuar në 2018-ën.

Lepuri 2018

Shenja e katërt e zodiakut kinez është Lepuri Të lindurit e kësaj shenje i përkasin viteve- 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Karakteristikat e Lepurit:

Është një shenjë me fat, e talentuar dhe e komunikueshme. Tepër miqësor, por i ndrojtur Lepuri është në kërkim të qetësisë. Shkon shumë me Delen dhe Derrin, por jo me Gjelin.

Personat e lindur në këtë shenjë janë të kujdesshëm dhe të rezervuar. Janë diplomatë në sjellje dhe mund të kuptojnë shpejt qëllimet e të tjerëve. Lepuri është një shenjë që krijon besim dhe kujdeset për të tjerët. Personat e kësaj shenje kanë shumë miq dhe janë të disiplinuar. Nuk mund të përfitosh prej tyre, ndonëse janë emocionalë dhe ndikohen shpejt.

Në lidhjet dashurore Lepuri është tekanjoz dhe i paqëndrueshëm, ndonëse nuk priret nga pasioni apo aventurat. Janë tipa shumë të ndjeshëm dhe shfaqin besnikëri ndaj partnerit. Lepuri do qetësi dhe nëse ka një partner që ndan të njejtin mendim, lidhja e tyre shkon gjatë.

Lepuri ka aftësi për biznes. Respektohet nga të tjerët dhe admirohen për punën e bërë. Ndonëse nuk e pëlqejnë rutinën, personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk i kanë shumë qejf festat shoqërore.

Personat më të famshëm të shenjës së Lepurit janë-Mbretëresha Viktoria, Andi Warhol, perandori kinez Shi Huangdi (ndërtuesi i Murit të Madh ), Agatha Christie dhe Albert Einstein.

Për Lepurin, shqetësimet e viteve të mëparshme do të nisin të shohin fryte pozitive.

2018-ta është një vit shumë i bukur për njerëzit e shenjës së Lepurit. Si në dashuri ashtu edhe në biznes, viti Hënor kinez i 2018-ës është një mundësi për Lepurin që të vendosë rregull në financat e tij. Të lindurit e kësaj shenje shpresojnë të arrijnë suksese në të gjitha fushat ku ata përkushtohen gjatë vitit 2018. Për këtë vit, Lepuri gjithashtu do të menaxhojë me sukses çdo situatë të vështirë apo krizë me të cilën përballet.

Në fushën e ndjenjave, Lepuri beqar shpreson të bjerë në dashuri me shikim të parë gjatë vitit kinez të Qenit. Megjithatë, si një pasojë indirekte, lepuri mund të jetë i detyruar të zgjedhë midis dashurisë dhe miqësisë. Edhe pse ata të cilët mund të veshin një maskë e të hiqen si miq, njerëzit të cilët Lepuri i konsideronte më parë si miq të përjetshëm, në të vërtetë nuk ia duan të mirën Lepurit dhe nuk duan ta shohin të lumtur në jetën bashkëshortore.

Në vitin 2018, të lindurit e kësaj shenjë, të cilët kanë qenë vetëm në një marrëdhënie sentimentale për një kohë të shkurtër, duhet të tregohen të kujdesshëm e të matur për të mbajtur në distancë historinë me partnerin e ri duke shmangur daljet në publik përpara konsolidimit të marrëdhënieve dashurore në çift.

Kush i përket shenjës së Lepurit duhet të zgjojë Macen që fle brenda tij/saj. Në astrologjinë vietnameze, ekuivalenti i shenjën kineze të Lepurit është Macja e cila evidenton edhe më shumë faktin se miqësia disi e tepruar me disa njerëz do të prishte qetësinë e jetës sentimentale.

Në vitin 2018, jeta bashkëshortore e Lepurit e shoqëruar me një partner tjetër Lepur, me një Dhi, një Derr apo edhe një Qen është një burim i përjetshëm lumturie dhe momentesh të gëzuara.

Për Lepurin që dëshiron të ketë një fëmijë, është më mirë të presë deri në qershor 2018, para se të fillojë të përfshijë plotësisht partnerin e tij në histori, në mënyrë që fëmija i tyre të jetë i shenjës së Derrit, kafshës së Vitit Hënor kinez 2019, i cili ndjek Qenin, kafshën e vitit Hënor 2018. Lindja e një fëmije të shenjës së Qenit nuk shkakton asnjë shqetësim të veçantë për prindin e shenjës së Lepurit (Qeni është miku sekret i Lepurit), megjithëse mund të paraqesë vështirësi të pajtueshmërisë me prindin e tij në varësi të shenjës së tij/saj.

Në përgjithësi, për vitin 2018, Lepuri duhet të dyfishojë toleracën dhe durimin në mënyrë që të ketë harmoni në çift, veçanërisht nëse cikli vjetor i Vitit Kinez 2018 nuk është i favorshëm për bashkëshortin apo bashkëshorten e tij.

Përsa i përket punës, projektet që janë filluar për njëfarë kohe tashmë, më në fund fillojnë të japin frytet e tyre. Të siguruar dhe ushqyer nga energjia pozitive e Qenit, Lepuri konsolidon arritjet e tij dhe nëse dëshiron mund të krijojë me qetësi projekte të reja profesionale. Viti i 2018 i Qenit është gjithashtu një kohë e ribashkimit me ish-kolegët dhe ish-bashkëpunëtort.

Gëzimi dhe prosperiteti i pritur me durim për një kohë të gjatë nga njerëzit e shenjës së Lepurit dhe familjarët e tij do të arrihen për këtë vit. Megjithatë, hasja e disa pengesave mund të arrijë të prishë këtë moment të suksesshëm profesional. Për aq kohë sa ai mbetet i rrethuar nga njerëz të mirë dhe arrin të qartësojë pozicionet e tij, Lepuri nuk do të ketë probleme që të marrë vendime të rëndësishme edhe për të tjerët. Në vitin 2018, Lepuri duhet të shmangë fajsimet dhe dyshimet në lidhje me orientimet e tij strategjike, të cilat janë fryt i një reflektimi të gjatë.

Si në fushën profesionale ashtu edhe në jetën e tij private, Lepuri duhet të jetë i kujdesshëm për ata që tentojnë t'ia bëjnë qefin më shumë seç duhet, sepse shpesh herë ndjenjat e tyre kundrejt Lepurit mund të jenë të dyshimta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore