Horoskopi kinez 2018 --Miu, Kau

2018-01-01 09:54:52 CRI Komenti juaj Printoni

CRI Shqip sjell për dëgjuesit dhe vizitorët e faqes sonë të internetit dhe në rrjetin social facebook, Horoskopin kinez të vitit 2018. Çdo të hënë ju do të mësoni parashikimin e fatit për të 12 shenjat e zodiakut kinez, një ndër më të lashtët në botë. Një traditë e radios sonë që edhe këtë vit shpresojmë të ngjallë interesin tuaj.

Miu 2018—Personat që i përkasin kësaj shenje janë ata të lindurit në vitin 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008,

Një përshkrim i shkurtër mbi shenjën e Miut

Miu është padyshim një nga shenjat më inteligjente në zodiakun kinez, është shumë kurioz dhe karizmatik, por nga ana tjetër shumë kokëfortë dhe kërkon që t'i dalë e vetja dhe të dëgjohet zëri i tij sin ë planin shoqëror ashtu edhe në marrëdhëniet e dashurisë.henja e parë e horoskopit kinez është Miu, që në gjuhën kineze quhet "Shu".

Ambicioz por i ndershëm, Miu nuk krijon miqësi afatgjata, por shkon më shumë me shenjën e Dragoit dhe Majmunit. Të lindurit e shenjës së Miut janë shumë shoqërorë dhe u pëlqejnë daljet me shoqërinë, jeta e natës. Në karakter Miu rri në mbrojtje dhe është mjaft dyshues. Të tjerët lidhen shpejt me personat e shenjës së Miut dhe u besojnë atyre çdo gjë, por kujdes se Miu e shfrytëzon konfidencën tuaj.

Miu është sa gjakftohtë aq indiferent, sa manipulues aq dhe i zgjuar. Të lindurit në këtë shenjë kanë aftësi për biznes dhe për zgjidhje të shpejta, pasi nuk dorëzohen kurrë para vështirësive. Miu nuk shpenzon pa ndonjë arsye të fortë dhe e ruan shumë paranë. Në lidhje dashurie Miu është mjaft i dobët dhe i pavendosur, pasi nuk shpreh emocione të fuqishme. Duke qenë egoistë dhe xhelozë personat e shenjës së Miut dashurojnë me pasion dhe janë shume besnikë deri posesivë ndaj partnerit.

Njerëz të famshëm të shenjës së Miut janë Louis Armstrong, William Shakespeare, George Washington, Marlon Brando, Johann Strauss dhe Tchaikovsky.

Miu në vitin 2018

Viti 2018 është Viti i Qenit. Gjatë këtij viti të gjithë të lindurit në shenjën e miut do të kenë një vit të qetë dhe do të pushojnë mjaftueshëm për të karikuar bateritë, do të qëndrojnë larg jetës së zënë me punë dhe zhurmës

Këshilla për shenjën e miut në 2018- "Mos e vrisni mendjen, të ndodhë ç'të ndodhë"

Në vitin 2018, të lindurit në shenjën e Miut do të përjetojnë një vit me ndjenja dhe ngjarje të përziera. Shenja e parë e horoskopit kinez duhet të dyfishojë përpjekjet e tij dhe të jetë veçanërisht i durueshëm në lidhje me jetën private. Duhet të tregohen të kujdesshëm sidomos në planin profesional, të lidnurit në shenjën e miut do të përqendrohen më mirë në ndërtimin e projekteve të reja, në vend që të investojë në investime që mund të jenë të rrezikshme Në familje, do të ketë tension të përkohshëm që mund të prishë qetësinë e shenjës mi, nuk përjashtohet dhe një ndarje e shkurtër mes çiftit.

Gjatë Vitit të Qenit 2018, beqarët do të përpiqen të dallojnë pasionin kalimtar nga dashuria e vërtetë. Miu në marrëdhëniet sentimentale nuk duhet të hidhet ne fejese apo martese në vitin 2018, pasi kz vit nuk është i përshtatshëm për zyrtarizimin e lidhjes suaj.

Puna dhe jeta shoqërore

Nga aspekti profesional, miu do të krijojë shumë lidhje biznesi dhe për këtë arsye atij do i duhet të bëjë shumë udhëtime pune.

Megjithatë duhet të bëni kujdes pasi përgjegjësia juaj në punë do të shtohet dhe në raste gabimesh gishti do të drejtohet nga ju. Gjithashtu të lindurit në shenjën e miut duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me investimet.

Kau në vitin 2018

Kau,që në gjuhën kineze quhet "Niu" është shenja e dytë e horoskopit kinez.

Kësaj shenje i përkasin personat e lindur në vitet 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Karakteristikat e Kaut

Personat e lindur në shenjën e Kaut janë të duruar, por dhe shumë frymëzues për të tjerët. Ata shkojnë mjaft mirë me Gjarprin dhe Gjelin, por shkojnë keq me Delen.

Të lindurit në këtë shenjë janë analitikë dhe konstruktivë, janë persona me këmbë në tokë dhe me shumë vullnet. Ata nuk nxitohen në marrjen e vendimeve. Shpesh herë u pëlqen të mos varen nga të tjerët dhe duan një ambjent miqësor pune. Personat e kësaj shenje janë të vendosur, me energji dhe të besueshëm.

U pëlqen të vlerësohen nga të tjerët. Janë shumë të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre. Në marrëdhëniet me të tjerët të lindurit në shenjën e Kaut janë të ndershëm dhe besnikë. Në lidhjet intime u mungon romantizmi, por nëse Kau gjen partnerin e duhur e dashuron marrëzisht. Kau nuk e duron dot mashtrimin, ndaj bëhet shkatërrues për personin që e mashtron.

Personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk e humbasin kohën kot. Njerëzit kanë shumë besim tek të lindurit e kësaj shenje. Në shoqëri ata janë të besueshëm dhe kanë miq të vërtetë. Dallohen për organizatorë të mirë dhe janë shumë të rregullt.

Persona të famshëm në shenjën e Kaut janë Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Paul Newman dhe Clark Gable

Shkurtimisht për Kaun

Në mesin e 12 shenjave të zodiakut kinez, kau është padyshim shenja më konservatore dhe e lidhur më shumë me familjen dhe vlerat tradicionale. Puna e palaodhur dhe me këmbëngulje do ta bëjë kaun të arrijë shumë në vitin 2018.

Për këtë viti motoja juaj është "Zgjedhje "

Viti 2018 do të jetë në përgjithësi i mbarë për të lindurit në shenjën e kaut, pavarësisht se duhet të tregoheni të duruar.

Në shtëpi, përpiquni të kuptoni edhe ndjenjat e familjarëve, pasi nëse nuk e bëni këtë do të keni shqetësime. Ndoshta këtë vit mund të përjetoni një padrejtësi në një prone të rëndësishme, gjë që do t'ju "çmendi".

Por, të lindurit nën shenjën e Kaut duhet të mësojnë sit ë menaxhojnë zemërimin dhe inatin dhe të tregohen të kujdesshëm mos ta kalojnë cakun me të afërmit dhe të dashurit e tyre. Gjatë vitit të Qenit, të lindurit nën shenjën e Kaut do të kuptojnë që jo çdo njeri ka të njëjtat pikëpamje, fuqi dhe përkushtim sa dhe ta.

Në vitin 2018, të lindurit nën shenjën e Kaut nuk duhet të humbasin fokusin e qëllimeve të tyre dhe duhet të kenë gjithnjë besim ke aftësitë e veta. Durimi që kërkohet këtë vit nga Kau është që të tregohet I matur gjatë periudhave turbulente, më vonë ai do të ketë përfitime nga kjo sjellje. Ka mundësi që të lindurit në këtë shenjë këtë vit t'i vënë një vijë të kuqe të trashë së kaluarës dhe të nisin ndërtimin nga e para të marrëdhënieve me të dashurit, miqtë, kolegët dhe familjarët.

Familja, Dashuria

Një vizitë surprizë mund ta hutojë pak kaun këtë vit.

Mund të diskutohet ndarja e një prone rreth një trashëgimie, gjë që do të sjellë tension në mesin e anëtarëve të familjes. Megjithatë, kau duhet të tregohet i qetë dhe madje ta shtyjë çdo bisedë të acaruar për më vonë.

Ndoshta lindja e një fëmije nuk do të jetë e përshtatshme për Kaun në vitin e qenit, sidomos nëse ai do që të shkojë mire me fëmijën e tij. Prandaj është më mirë që fëmija të vijë në vitin 2020, në vitin e miut, pasi miu është shoku sekret i kaut.

Puna dhe jeta shoqërore

Në vitin 2018, kaut drejtor do t'i duhet të heqë ndonjë punonjës nga puna ose ta përjashtojë nga projekti i tij, pasi mund të ketë momente lodhje dhe dyshimi. Megjithatë Kau duhet të përpiqet të kuptojë së pari arsyet e vërteta nëse problemet vijnë nga të tjerët apo nga mostoleranca e tij kronike dhe paaftësia për të pranuar të tjerët ashtu si janë.

Në vitin 2018, Kau do të bëjë shumë udhëtime, disa prej të cilave nuk do t'i ketë shumë për zemër. Prania e një kolegu të ri në ambjentin e e tij të punës mund të ndikojë tek jeta e tij e përditshme.

Pavarësisht një mjedisi ku ai ndihet I dobët dhe kua ai beson se duhet të mbështetet vetëm tek vetja e tij, kau do të ketë ndihmën e një ish-kolegu ose të miqve të tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore