Pekin, z. Çlirim Çepani në Forumin e të Drejtave të Njeriut Jug-Jug

2017-12-08 16:09:01 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi i të Drejtave të Njeriut Jug-Jug, i organizuar bashkërisht nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Kinës, nisi në Pekin, më 7 dhjetor 2017.

Krijimi i një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit: Rast i ri për zhvillimin e të drejtave të njeriut Jug-Jug, ishte edhe tema kryesore e këtij forumi.

Në këtë forum dyditor morrën pjesë 300 zyrtarë e studiues nga mbi 70 vende e organizata ndërkombëtare, mes tyre edhe diplomati shqiptar Çlirim Çepani. Duke folur për CRI Shqip, z. Çepani vuri në dukje rëndësinë e këtij Forumi për shkëmbimin e përvojës lidhur me të drejtat e njeriut dhe për paqen në botë dhe vlerësoi suksesin e madh të Kinës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Intervista e plotë e z. Çlirim Çepani:

CRI-Shqip: Sot dhe nesër do të mbahet këtu në Pekin Forumi Ndërkombëtar për mbrojtjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të të Drejtave të Njeriut, jo vetëm për komunitetin ndërkombëtar, por edhe për vendet në zhvillim. Ju si përfaqësues i Shqipërisë, çfarë mesazhi dhatë në këtë Forum?

Çlirim Çepani: Ky forum është një takim shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me çështje aktuale për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut, që është problem i shoqërisë së sotme, jo vetëm në vende të veçanta por në të gjithë botën. Krahas zhvillimit të përgjithshëm dhe kontrasteve të mëdha që ka bota aktuale, del në pah problemi i mbrojtjes të të drejtave të njeriut.

Në radhë të parë do falenderoja qeverinë kineze dhe Ministrinë e Jashtme të Kinës për ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë dhe e dyta vë në dukje sukseset e Kinës, në mënyrë të veçantë në zhdukjen e varfërisë, në zhvillimin ekonomik, social, kulturor, teknologjik, duke u kthyer në një ndër shtetet kryesore të fuqishme në botë.

Rrjedhimisht këto suksese ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shtimin e të drejtave të njeriut, aktivizimin e shoqërisë së tërë, sepse nuk mund të arrihet suksesi vetëm nga pak individë. Suksesi arrihet kur aktivizohet e tërë shoqëria dhe ka kushte të mira jetese, sociale e kulturore. Kina ka arritur një sukses të jashtzakonshëm. Të jesh një popullsi kaq e madhe, me problematikë të madhe e të ndryshme dhe të arrish të përmirësosh kushtet e jetesës duke arritur majat e shkencës dhe ekonomisë është një sukses i qeverisë dhe udhëheqjes kineze, por kjo detyrimisht influencon edhe në jetën e përgjithshme të popullit kinez.

Nënvizoj gjithashtu se sot bota aktuale preket nga probleme të mëdha. Theksoj se po bëhet rreth 70 vjet nga përfundimi i luftës së dytë botërore kur bota pa një kasapnë të tmerrshme, ku humbën jetën miliona njerëz. Kjo kasapanë i çoi njerëzit në një varfëri të plotë, një disastër me vrasje, sëmundje e zhdukje të personave, domethënë ishte një injorim i të drejtave të njeriut, një shembull tipik që duhet kujtuar gjithmonë, pasi njeriu përfundoi si një kavie laboratorike nga fashizmi dhe pasojat e Luftës së Dytë Botërore. Prandaj lindi edhe Deklarata Themelore e të Drejtave të Njeriut në Paris, pas Luftës së II-të Botërore, për të mbrojtur pikërisht të drejtat e njeriut. Në fund të fundit është qënia njerëzore së cilës duhet t'i kushtohet një rëndësi e dorës së parë sepse është faktori i parë i zhvillimit dhe po nuk pate kushtet bazë, të punosh, të luftohet papunësia, varfëria, të zhvillohet arsimi, shëndetësia, shkenca e teknologjia, kjo i jep dorë të fuqishme gjithë shoqërisë, rrjedhimisht edhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, prandaj është është akute.

Sot po ndeshemi edhe me probleme anësore, të cilat janë delikate pasi dëmtojnë të drejtat e njeriut, siç është terrorizmi, trafikimi i grave dhe fëmijëve, droga e të tjerë, sidomos në vendet me nivel të ulët jetese e zhvillimi, si në Afrikë, në vëndet e Amerikës Latine, në Azi e të tjerë. Këto e bëjnë më komplekse dhe aktuale problematikën, prandaj duhet të luftohen duke bashkuar të gjithë forcat e shoqërisë.

Në këtë aspekt është për tu vlerësuar iniciativa e Qeverisë kineze dhe udhëheqësve të saj për të krijuar një front të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të rritur mirëqenien dhe standartet e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kinë por në të gjithë botën. Sot ekonomia globale i përfshin të gjithë, pasojat kalojnë shumë shpejt nga një kontinent në tjetrin dhe nga një vend në tjetrin, prandaj duhet një bashkëpunim më i thellë midis vendeve. Prandaj këto takime ndërkombëtare dhe ballafaqime eksperiencash janë të rëndësishme që metodat që duhen përdorur ti përshtaten aktualitetit dhe problemeve të sotme.

CRI-Shqip: Ju përmendët në intervistë që Kina si një ndër fuqitë botërore ekonomike më të rëndësishme ka bërë progres të madh në uljen e varfërisë dhe pabarazisë. Çfarë mendimi keni ju për këtë çështje dhe përsa i përket Shqipërisë, çfarë ndryshimesh ka bërë ajo dhe çfarë duhet të bëj ende për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në përgjithësi, dhe uljen e varfërisë në veçanti?

Çlirim Çepani: Ndërsa përsa i përket Shqipërisë, ajo ka arritur rezultate të konsiderueshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sepse që pas përfundimit të Luftës së II-të botërore, niveli i papunësisë ka qënë i tmerrshëm, analfabetizmi mbi 90%. Sot Shqipëria ka arritur standarde. Punësimi, arsimimi, shëndetësia ka njohur zhvillim, të drejtat e grave e barazia gjinore gjithashtu. Kemi patur një diskriminim total të gruas, por sot ka ndryshuar. Ka një raport krejt ndryshe, edhe në mentalitetin e njerëzve por edhe në luftën që ka bërë shoqëria civile dhe shteti për mbrojtjen e të drejtave të grave. Në qeveri mbi gjysma e anëtarëve janë femra. Kuotat për në parlament janë përcaktuar të jenë të larta si edhe në këshillat e qarqeve ne kemi më shumë femra. Kjo e rrit prezencën.

Por problem akut që dëmton shumë, që godet parimet themelore të të drejtave të njeriut e vazhdon akoma, është fenomeni i kriminalitetit, trafikimit të qenieve njerëzore, drogës dhe korrupsionit, të cilat influencojnë negativisht në jetën e individit dhe ka ende akoma punë për t'u bërë. Lufta e qeverisë është që të krijojë kushtet për një përmirësim cilësor të arsimit, sepse duke arsimuar njerëzit, rriten edhe standardet e mbrojtjes së të drejtave të nejriut.

CRI-Shqip: Në këtë forum dyditor marrin pjesë mbi 300 zyrtarë dhe ekspertë, përfaqësues nga mbi 70 vende dhe organizata ndërkombëtare. Cilat mendoni se janë avantazhet e këtij Forumi dhe si do të jetë bashkëpunimi Kinë-Shqipëri në këtë fushë?

Çlirim Çepani: Unë mendoj se forumi është i rëndësishëm sepse shkëmbehen eksperiencat dhe programi i ardhshëm që pritet në këtë Forum.

Drejtuesit e shtetit Kinez i japin rëndësi të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit me vendet e tjera, pasi kontaktet gjithmonë sjellin gjëra pozitive, sjellin zhvillim. Luftrat dhe kontradiktat sjellin përkeqësim të situatave, që në këtë aspekt e shikoj pozitive edhe iniciativën edhe takimin.

Përsa i përket marrdhënieve me Kinën, "Ne kemi patur historikisht marrëdhënie shumë të mira me Kinën dhe jemi nga miqtë e vjetër të Kinës. Ne jemi për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, jo vetëm në fushën e të drejtave të njeriut por në fusha të ndryshme si në fushën e ekonomisë, të investimeve , kulturës, arsimit, sporteve, kudo që ka interesa të përbashkëta. Dhe janë të mirëpritur dhe kemi nevojë sepse jemi vend i vogël dhe Kina ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare dhe brenda vendit. Kështu që është një ndihmë cilësore prandaj del detyra e qeverisë sonë, e shtetit tonë të rrisi bashkëpunimin me qeverinë kineze, me popullin kinez, për të arritur në atë pikë që ne dëshirojmë.

CRI-Shqip: Presidenti i Kinës, Xi Jinping, së fundmi ka propozuar nismën e krijimit të fateve të përbashkëta të njerëzimit, duke dashur ta shtrijë bashkëpunimin përtej rajonit, në një prizëm global. A është kjo një përpjekje më e gjërë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut?

Çlirim Çepani: Kjo është një përpjekje pozitive sepse Xi Jinping është presidenti i një nga shteteve më të mëdhaja e më të zhvilluara të botës që direkt kuptohet influencon në shumë kontinente të tjera. Kina është një shembull për t'u ndjekur nga popuj të tjerë për suskeset që ka arritur në të gjitha fushat. Në fushën e vafërisë, ekonomisë, arsim, kulturë, teknologji, kështu që edhe në fushën e të drejtave të njeriut detyrimisht është një shembull pozitive që u imponohet të tërëvë dhe iu jep një rrugë për të ecur përpara. Po t'i bashkojnë të gjithë forcat e botës që njeriu të jetojë me dinjitet, të mbrohen të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë politike, ekonomike, sociale, kulturore, juridike, të gjitha, njerëzit do jetojnë më mirë dhe paqja do forcohet në botë dhe zhvillimi do eci në rritje jo përkeqësim. Kështu që unë uroj që të realizohen këto iniciativa. (Haris Vongli)

Mrekulli
Lajmet Kryesore