Sportet dimërore në Kinë dhe infrastruktura e tyre

2017-11-20 11:50:11 xinhua Komenti juaj Printoni

Në Chongli ka shumë lokalitete skish me cilësi të lartë. Distrikti Chongli ndodhet në pjesën veriperëndimore të provinces në një distance 50km nga Zhangjiakou dhe 220km nga kryeqyteti Pekin. Temperatura mesatare gjatë dimrit këtu arrin në minus 12°C, ndërsa reshjet e bores arrijnë deri në 1,5m por pa u shkrirë në 150 ditë. Treguesit e cilësisë së bores përkojnë me strandardet ndërkombëtare për sported dimërore. Ekspertët e konsiderojnë këtë zone si mjaft të zhvilluar për sa i përket industrisë së skiimit.

Chongli është një district I pasur për lojëra dimërore dhe një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit sportive të Kinës. Numri I turistëve në këtë zone vitet e fundit llogaritet në 2,015 milion gjatë sezonit dimëror dhe të ardhurat e siguruara prej tyre deri në 1,41 miliard yuan. Në district zhvillojnë veprimtarinë e tyre 7 qendra për ski.

Zona Wanlong, parajsa e amatorëve të skive

Kjo zone mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 200 mijë m². Këtu vizitori gjen 5 pista skish ndër të cilat, blu, e kuqe dhe e zezë të cilat e kanë shndërruar këtë vend në një nga më të preferuarit për fansat e sportit dimëror të skive. Duhet theksuar se në këtë zone infrastruktura sportive është përmirësuar ndjeshëm përsa I përket pistave të kuqe dhe të zeza të skive, ku ushtrojnë veprimtarinë skiatorë profesionistë.

Zona e "Parkut Sekret", shtëpia e sporteve në akull dhe bore

Kjo zone e ndërtuar mes maleve, ka një avantazh unik gjeografik, I cili krijon kushte ideale për veprimtaritë sportive në akull dhe bore. Sipërfaqja e përgjithëshme e zones arrin në 262 ha dhe ka pista të ndryshme për skiatotë profesionistë dhe amatorë.

Changchengling, baza e trajnimit profesionist të skive

Kjo zone eshtë më e madhja dhe shtrihet në rrafshnaltën e provinces Hebei. Ajo është ndërtuar me financim të Administratës së Përgjithëshme të Sporteve të Kinës në bashkëpunim me pushtetin vendor. Këtu ndodhen 4 pista të përshtatshme për veprimtarinë e skiatorëve të niveleve të ndryshme,që zenë një sipërfaqe prej 160 mijë km². Zona ka një infrastructure të pasur sportive, ku dallohen pajisjet për ski të importuara nga jashtë, snowboard të nivelit botëror, ashensorë, motoslita e plot pajisje të tjera që kontribuojnë për krijimin e një qendre të vërtetë sportive turistike, për të gjithë popullsinë.

Zona Cuiyunshan, për ski dhe peizazh

Kjo zone ndodhet në lartësinë 1800m mbi nivelin e detit dhe ka pista të niveleve të ndryshme. Temperatura mesatare në të është nën 15℃, por ajri është I pastër dhe mjedisi mjaft miqësor. Periudha e ushtrimit të veprimtarive me ski është 5 mujore, por vizitorët përveç këtij sporti mund të admirojnë dhe natyrën e mrekullueshme përreth.

Zona e skive në Dolomitet

Ze një sipëerfaqe prej 300 mijë m² dhe në të janë ndërtuar 5 pista skish, por nuk mungojnë parqet e skive, ishujt pyjorë dhe parqet e lojërave për fëmijë që e bëjnë këtë zone mjaft të preferuar nga familjet kineze. Në periudhëm e dimrit këtu mblidhen shumë fëmijë të shoqëruar nga prindërit dhe atmosfera është vërtet magjike

Zona Saibei, vend për ski dhe fotografi

Kjo zone ze një sipërfaqe prej 10km² dhe është e pasur me pyje dhe terrene për ski. Bukuria e peizazhit bën që këtu të vijnë dhe shumë fotografë profesionistë dhe amatorë që fokusojnë natyrën e mrekullueshme në kamerat e tyre. ,Pistat e këtushme janë të niveleve të ndryshme dhe kanë një gjatësi prej rreth 7000m, të pasura me infrastructure argëtuese, që plotëson kërkesat e çdo turisti.

Bota e akullit dhe e bores Sainadu, zona e sikve për familjet

Kjo zone zë një sipërfaqe prej 150 mijë m². Në të janë ndërtuar 14 pista të llojeve të kuqe dhe blu, por është e pajisur dhe me system teleferikësh dhe shërbime të tjera ndihme për turistët. Konsiderohet si një nga lokalitetet më të përshtatshme për pushimet dhe argëtimin e familjeve.

Në vitin 2022 Kina do të jetë vendi mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore. Në një inspektim të fundit që kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach kreu në terrenet e sporteve dimërore të Kinës vlerësoi infrastrukturën moderne të tyre dhe përgatitjet që po kryhen në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore