Dali, kujdesi për të moshuarit nëpërmjet internetit

2017-10-30 11:29:53 xinhua Komenti juaj Printoni

Deri në fund të vitit 2016, numri i popullsisë mbi 60 vjeç i Kinës arriti në rreth 240 milionë. Kjo shifër parashikohet të arrijë në mbi 480 milionë, afro sa 1/4 e popullsisë së përgjithshme mbi 60 vjeç në mbarë botën.

Plakja e popullsisë dhe kujdesi ndaj të moshuarve është bërë një sfidë serioze e qeverisë kineze. Krahas ndryshimit të stilit të jetesës, në qytet, gjithnjë e më shumë të moshuar po jetojnë të vetëm, ndërsa në zonat rurale, të rinjtë po largohen për të gjetur punë larg shtëpisë, duke dobësuar rolin e kujdesit familjar për prindërit e moshuar.

Ky fenomen shfaqet edhe në qarkun autonom Dali të Kinës Jugperëndimore. Sipas të dhënave statistikore, në fund të vitit 2015, numri i banorëve mbi 60 vjeç kaloi 526 mijë, duke zënë 14.5% e popullsisë së përgjithshme të qarkut. Para vitit 2020, kjo shifër pritet të arrijë në 700 mijë. Për të përballuar presionin e kujdesit ndaj të moshuarve, qeveria lokale krijoi një qendër informacioni bashkërisht me një spital vendor për të ofruar shërbime ndaj të moshuarve që jetojnë të vetëm në shtëpi.

Sipas znj. Chen Mei, drejtuese e Përgjithshme e Drejtorisë së Çështjeve Civile të Dali-t, kjo është një masë është kuptimplotë:"Në qendrën e informacionit kemi mbledhur të dhëna për të gjithë banorët mbi 60 vjeç. Në platformën tonë, kemi krijuar kanale kontakti me farmacitë, supermarket, firmat e punëve shtëpiake, të cilët mund të reagojnë shpejt ndaj kërkesave të përdoruesve dhe shërbejnë me ulje çmimi. Vetëm me një celular inteligjent, të moshuarit mund të marrin ndihma të shpejta nëpërmjet aplikacionit për pastrim, gatim, shëndetësi, turizëm dhe shërbime të tjera".

Lehtësimi i mjekimit është një ndër fokuset e punës së qendrës. Pas tre muaj përpjekjesh, gjashtë spitale të mëdha të Dali-t janë integruar në platformën elektronike, ku përdoruesit mund të regjistrohen dhe të rezervojnë kontrollin shëndetësor në shtëpi.

Zv./drejtor i qendrës Yang Qi:"Ata që dinë të përdorin një smartfon mund t'i marrin këto shërbime me anën e aplikacionit. Por, të tjerët që s'dinë mund të telefonojnë qendrën tonë për të marrë ndihmë nga punonjësit tanë".

Përveç lehtësimit të mjekimit, zgjidhja e vështirësive në jetën e përditshme përbën pjesën kryesore të detyrimeve të qendrës. Çdo i moshuar, kur has probleme në çfarëdo lloj situate emergjente, mund të kontaktojë punonjësit nëpërmjet telefonit apo aplikacionit.

Në bazë të informacioneve të ruajtura në sistem, punonjësit mund të lidhin në momentin e parë fëmijët e të moshuarve. Për ata të prekur nga sëmundja e Alzhaimerit e që humbin rrugën, qendra e informacionit mund të verifikojë vendndodhjen e tyre nëpërmjet celularit dhe t'i informojë të afërmit.

Për të plotësuar kërkesat e përdoruesve të shumtë, qendra e shërbimeve filloi të rekrutojë vullnetarë. Deri tani, ajo ka tërhequr mbi 2000 ndërmarrje, dyqane, shoqata joqeveritare dhe grupe vullnetarësh, duke ofruar shërbime për mbi 10 mijë të moshuar të Dali-t.

"Përveç zyrtarëve, kemi 700 vullnetarë, mbi 1600 dyqane dashamirëse dhe po marrin pjesë gjithnjë e më shumë institucione qeveritare të çështjeve civile. Për momentin, qendra jonë është në gjendje të ndihmojë 67 mijë banorë, duke ofruar mbi 100 konsultime në ditë".

Sipas z. Yang, të moshuarit kërkojnë ndihmë për punët shtëpiake dhe disa që jetojnë vetëm, kërkojnë mbështetje psikologjike. Prandaj, çdo punonjës i qendrës jo vetëm duhet të dijë të zgjidhë problemin, por edhe duhet të pajiset edhe me njohuri profesionale psikologjike.

27 vjeçarja Xiao Zhiyan është një prej tyre. Puna e saj varion nga kontaktimi i dyqaneve të pajisjeve elektrike e deri te shoqërimi i të moshuarve të vetmuar."Kam punuar si infermiere në një shtëpi të të moshuarve. Prandaj, me të mësuar se qendra e informacionit ishte duke kërkuar punonjëse me përvojë këtë drejtim, dorëzova aplikimin tim. Bashkë me kolegë të tjerë, u shërbejmë më shumë të moshuarve dhe gëzohem për shtimin e besimit ndaj punës sonë", tha Xiao.

Drejtori Yang i tha Radios së Jashtme të Kinës se ky model i ri dhe efikas dhe pritet të përhapet edhe në krahina të tjera të Dali-t.

"Modeli ynë do të shërbejë si shembull dhe po përpiqemi që vitin tjetër ta përhapim në 1/3 e distrikteve të qarkut dhe të mbulojë 640 mijë banorët e të 12 distrikteve tona në dy vjet", tha ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore