Oferta turistike e Shangait

2017-10-16 15:15:31 xinhua Komenti juaj Printoni

Tempulli i Budës prej Jadeje

Është një ndërtim i dinastisë Song në qendër të Shangait ku lartësohet në 1.9 metra statuja e bardhë e Budës, e krijuar në Burma dhe më pas dhuruar qytetit në vitin 1918. Tempulli i Budës prej xhadeje ka mbetur deri në ditët tona si një ndër objektet më të vizituata nga turistët.

I themeluar në vitin 1882 Tempulli ka dy statuja prej xhadeje të Budës, të importuara nga Burma. Kohët e fundit Tempullit i është dhuruar nga Singapori dhe një tjetër statujë prej rruazash e Budës

Restorti Disney

Është ndërtuar sipas modelit të resortit Walt Disney dhe është i pari në Kinën kontinentale. Disneyland i Shangait është një distrikt argëtimi, me 2 hotele, një liqen, ambjente të shumta çlodhëse.

Ky oaz argëtues tërheq çdo ditë dhe në çdo stinë të vitit jo vetëm fëmijë, por dhe të rritur që kalojnë orë të tëra në mjediset e tij, por dhe mund të pushojnë dhe të ushqehen në njësitë e shërbimit të shumëllojshme.

Xin Tian Di

Është një ndërtesë simbol e Shangait me qendra të shumta tregtare,në një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë, e konceptuar sipas stilit të ndërtesave tradicionale "shikumen", të mesit të shekullit të 19-të. Plot bare, librari, restorante dhe ky ambjent tërheq mjaft turistë dhe të rinj që frekuentojnë jetën e natës. Kjo zonë është mjaft e shtrenjtë, ndërsa çmimet e banesave janë më të larta se sa në Tokio, Nju Jork apo Londër dhe kryesisht në to banojnë të huaj, që punojnë dhe jetojnë në Shangai.

Sheshi i popullit

Ndodhet në qendër të Shangait dhe ze një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorë. Në anë të sheshit ndodhen ndërtesat qeveritare si bashkia, Muzeu i Shangait, Qendra e Ekspozitave dhe Teatri i Madh. Kjo zonë është mjaft e gjelbëruar dhe e rrethuar me godina, që i japin një pamje mjaft të bukur qendrës së metropolit.

Kulla e Televizionit "Oriental Pearl" (Perla e Lindjes)

Ashtu si Bundi është vepër arkitekturore me famë botërore, që i përket viteve 20-të dhe 40-të të shekullit të kaluar. Ndodhet në distriktin Pudong dhe është një ndër objektet më të vizituara turistike të Shangait. Me një lartësi prej 467.9 metra Kulla funksionon si qendër tregtare dhe argëtuese e cila vizitohet çdo ditë nga rreth 6 mijëvetë.

Kopshti Yuyuan

Ndodhet në distriktin Huangpu, në qendër të Shangait i ndërtuar qysh në vitin 1559 si një kopësht privat gjatë dinastisë Ming. Kopshti u ndërtua nga Pan Yunduan, të cilit iu deshën 20 vjet dhe e gjithë pasuria e tij për të krijuar këtë mjedis natyror për prindërit e tij të moshuar. Emërtesa "Yuyuan" vjen nga kompozimi I fjalës "yu" që në kinezisht do të thotë "paqe dhe shëndet". Fare pranë Kopshtit Yuyuan ndodhet pazari I vjetër I Shangait, plot rrugë dhe rrugica, ku ambulantët shesin artikuj ushqimorë, por edhe artistikë.

Lujiazui

Është një nja 4 distriktet ekonomikë në Pudong, ndërsa 3 distriktet e tjerë janë Zona e Tregtisë së Lirë Waigaoqiao, Zona e Eksportit Jinqiao dhe Parku i Teknologjisë së Lartë Zhangjiang, i orientuar kryesisht drejt teknologjisë së lartë dhe biznesit.

Tianzifang

Është një rrugë arti, në zonën ku dikur shtrihej Koncesioni francez I Shangait. Ndërsa sot kjo zone është e mbushur me galeri arti, butikë, bare, atelie mode e ristorante. Ka ende vendës të cilët kanë shtëpitë në këtë rrugë e cila gjatë gjithë kohës gumëzhin nga vizitorët, kryesisht turistë të huaj.

Akrobatët e Shangait

Shfaqjet e tyre nuk duhen humbur nga asnjë vizitor që vjen në Shangai. Trupa e Akrobatëve të Shangait u krijua në vitin 1951 dhe është një ndër trupat më të njohura në Kinë. Ndonëse çdo natë akrobatët performojnë për publikun e Shangait ata kanë kryer dhe shumë turne brenda dhe jashtë vendit.

Zhujiajiao

Është qyteza e lashtë, e rrethuar nga uji e njohur si "Venecia e Shangait". Me varkë mund të ndalesh në dyqanet e qytezës, duke përshkuar urëzat apo duke soditur përreth shtëpitë e vjetra dhe kopshtet e tyre. Kjo zone është gjithë kohës e mbushur me turistë.

Lumi Huangpu

Ka një gjatësi prej 114 km dhe buron nga Liqeni Dingshan duke përshkuar Wusong Kou, ku takohet me Lumin Yangtze. 40 km të lumit Huangpu përshkojnë Shangain. Me një thellësi prej 9 metrash lumi Huangpu furnizon me ujë 13 milion banorë të metropolit si dhe është mjaft i rëndësishëm për lundrim, peshkim e turizëm. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore