Evolucioni i një fshati të varfër

2017-10-09 14:14:13 xinhua Komenti juaj Printoni

"Vitin tjetër do të merrem me blegtori. Kafshët që rriten në natyrorë, pinë ujë nga krojet dhe hanë bar të freskët. Mishi i tyre është më cilësor se i atyre që rriten në stalla dhe shiten me çmime të larta", kështu thotë Long Shujin, i punësuar në një fermë turistike të fshatit Shibadong në provincën Hu'nan të Kinës Qendrore.

Tani, gjithnjë e më shumë banorë po përpiqen të gjejnë rrugë për përmirësimin e jetesës duke punuar në mënyrë të pavarur. Gjithnjë e më shumë fshatarë po merren tani me turizëm rural, rritjen e bletëve dhe mbjelljen e bimëve mjekësore. Nëpërmjet këtyre punëve të reja, fshati ka pasur zhvillim të vrullshëm ekonomik. Por, para disa vjetësh, atmosfera këtu ishte krejt e ndryshme.

Kreu i grupit të punës për zbutjen e varfërisë, Wu Shiwen, kujton se në vitin 2014, kur ai erdhi për herë të parë në fshatin Shibadong, u trondit nga kushtet e vështira jetesës dhe koncepti konservator i banorëve.

"Fshati Shibadong mu duk krejt i ndryshëm nga fshatrat që kisha vizituar më parë. Për shkak të thellësisë së madhe malore, banorët prekeshin më rëndë nga varfëria dhe ruanin koncepte të prapambetura. Ata mbështeteshin vetëm te mbjellja e drithërave, korrjet e të cilave vetëm mjaftojë për të mbuluar nevojat e tyre ushqimore", tha z. Wu.

Në vitin 2013, presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi fshatin Shibadong dhe paraqiti disa masa specifike "për zbutjen e varfërisë". Këto masa përqendron më shumë te hartimi i planit të zhvillimit sipas kushteve reale të çdo fshati, duke ndryshuar modelin e mëparshëm që përdorej nga disa krahina njëherësh. Për ta ndihmuar fshatin Shibadong, grupi i punës dhe udhëheqësit e qeverive lokale, pas studimit të rastit vendosën që ndryshimi i pamjes së fshatit nuk mund të ndahet nga transformimi i mentalitetit të banorëve.

Drejtori i grupit të punës për zbutjen e varfërisë, Wu Shiwen, kujton:

"Gjatë ndërtimit të autostradës, e cila përmirëson lidhjet dhe transportin e fshatit, sipas projektit duhej prekur pak toka fshatarëve. Mirëpo, ata kërkonin që rruga të mos ndërtohej fare dhe tokën nuk e jepnin. Ndërsa, kur zgjerohej rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike, një ose dy shtylla të tensionit të lartë duhet të vendoseshin në ara. Fshatarët përsëri refuzuan, më mirë duronin kufizimin energjisë sesa të jepnin tokën".

Lidhur me këtë situatë, grupi i punës dhe liderët e fshatit përdorën një mënyrë të re: vlerësim etik i familjeve fshatare. Sekretari i partisë i fshatit Long Jilong, tha se kjo masa ka ndryshuar mentalitetin e fshatarëve dhe i ka nxitur ata që të fokusohen te dalja nga varfëria me forcën e tyre.

"Sipas sistemit që ndërtuam, familjet e fshatit u ndanë në disa grupe sipas fqinjësisë. Çdo familje duhet të jepte vlerësimin e saj me nota për familjet e tjera brenda të njëjtit grup. Kriteret përfshinin paraqitjen e familjeve për harmoninë së brendshme, të ardhurat, zbatimin të ligjit, kontributin ndaj çështjeve publike etj. Nota 100 këmbej me pesë yje, 80 me katër yje dhe niveli më i ulët ishte dy yje. Yjet vendoseshin mbi portat e banesave. Ata që merrnin më pak yje, punonin që të fitonin më shumë në vlerësimin tjetër", tha z. Long.

Pas daljes së vlerësimit të parë, grupi i punës filloi mësimdhënien kolektive. Dalë ngadalë, fshatarët kuptuan se ara ku kalon autostrada dhe pozicioni i shtyllës së energjisë elektrike ishte përcaktuar sipas planifikimit shkencor dhe jo me qëllim për të dëmtuar një person specifik.

"Ne shpesh vizitojmë edhe familje të ndryshme, duke u treguar idenë e re të zbutjes së varfërisë, në mënyrë që ata të kuptojnë se subvencioni dhe bujqësia tradicionale zgjidh vetëm kërkesat bazë të jetesës", i tha CRI-së, drejtori i grupit të punës Wu Shiwen.

Djaloshi jetim Long Xianlan ishte ndër të parët që komunikoi me grupin e punës. Por në fillim ai mendoi se ardhja e grupit të ri mund ta ndihmonte të fitonte më shumë subvencion nga shteti, por më vonë, ai zbuloi se nuk do të merrte para, por një shans punësimi.

Me të mësuar jetën e tij të vështirë, z. Wu dhe anëtarët e tjerë të grupit kontaktuan ekspertët e rritjes së bletëve dhe e dërguan të riun jashtë fshatit për të mësuar.

Tani, ai është i njohur në fshat për mjeshtërinë e rritjes së bletëve, nga të cilat merr çdo vit 600 kilogramë mjaltë dhe siguron të ardhura prej mbi 12 mijë dollarë amerikanë.

Djaloshi jetim që kishte kaluar një jetë të mjerë, tani është martuar edhe po ndihmon të rinj të tjerë në fshat që të mësojnë rritjen e bletëve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore