Imazhi i ri i produkteve kineze

2017-09-04 14:38:49 xinhua Komenti juaj Printoni

Në të kaluarën, produktet kineze që shiteshin jashtë vendit konsideroheshin si të lira, me cilësi të dobët dhe me mungesë teknologjie të lartë. Por me zhvillimin dhjetëravjeçar, "Made in China" po paraqitet në tregun ndërkombëtar me një imazh të ri.

Vitet e fundit, cilësia e produkteve kineze është rritur në mënyrë të dukshme krahas ndryshimit të modelit të rritjes ekonomike të Kinës, pra nga eksportimi dhe investimet deri në konsum.

Gjatë këtij procesi, një kontigjent markash të njohura kineze si Huawei dhe Xiaomi ka shënuar zhvillim, duke ofruar konsumatorëve botërorë mallra cilësore e të modës si pajisje elektronike, smartfonë apo trena me shpejtësi të lartë. Tani, disa marka kineze jo vetëm konkurrojnë me firma të huaja, por edhe mund t'i tejkalojnë ato.

Udhëtarët në metronë e Bostonit janë mësuar me vonesat apo ngjeshjen nëpër vagonë, në sistemin më të vjetër të transportit nëntokësor të ShBA-së.

Por, brenda dy vjetësh, qytetarët e Bostonit mund të udhëtojnë në trenat e një metroje moderne me ndenjëse më të mëdha, monitorë LCD, ekrane televizive dhe sistem automatik të llogaritjes së pasagjerëve.

Vagonët do të projektohen dhe prodhohen nga firma më e madhe kineze e trenave me shpejtësi të lartë CRRC.

"Banorët e Bostonit nuk do të kenë më netë pa gjumë nga zhurmat e metrosë 40 vjeçare që udhëton në nëntokë. Bostoni është një qendër tranporti dhe duhet të ndjehet krenar për metronë e re", thotë Zhou Chuanhe, presidenti i degës së CRRC-së, fituese e tenderit në shtetin Massachusetts.

Më 3 prill, modeli i vagonit të ri për metronë e Bostonit u paraqit për herë të parë në City Hall Plaza të këtij qyteti. Nga motorët, pjesët e këmbimit, teknikat kundër nxehtësisë dhe ftohtësisë së madhe, deri në sistemin e kontrollit, vagoni i ri është fryt i inovacionit të kompanisë.

CRRC-ja e krijuar në vitin 2015 nëpërmjet bashkimit të dy prodhuesve kryesorë të trenave të Kinës. Për të kryer angazhimet e kontratës, kompania ndërtoi një fabrikë prodhimi në qytetin Springfield të shtetit Ilinois .

Që nga futja në tregun amerikan në vitin 2014, CRRC-ja ka fituar kontrata për 1359 vagonë për metro dhe trena në Boston, Çikago, Los Anxheles dhe Filadelfia.

Ky projekt bashkëpunimi jo vetëm është në dobi të pasagjerëve amerikanë, por do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe punësim.

"Fabrika në Springfield mund të nxitë ekonomië vendore, të krijojë vende të reja pune në sektorin e manufakturës, duke përmirësuar kushtet e transportit publik të Masaçusetsit", tha Charlie Baker, guvenator i shtetit të Masaçusetsit.

Trenat kinezë të shpejtësisë së lartë, falë cilësisë dhe risive të shumta teknologjike po mirëpriten në tregun global.

CRRC-ja ka prodhuar vagonat e metrosë për Arabinë Saudite në linjën midis Rijadit dhe Mekës, në Rio de Zhanejro gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2016. Në Malajzi, Indonezi dhe Tajlandë, trenat kineze do të fillojnë të funksionojnë së shpejti.

Përveç përparimit në sektorin e manifakturës së nivelit të lartë, një sërë markash kineze të teknologjisë se re si Huawei, Lenovo, Xiaomi, Haier dhe prodhues i dronëve DJI-Innovation etj., po tërheqin vëmendjen e konsumatorëve në mbarë botën.

Nëse i referohemi tregut të smartfonëve, Huawei tani është prodhuesi i tretë më i madh në botë, duke zënë 10% të tregut global në tremujorin e parë të këtij viti. Në Indi, markat kineze zotëruan 51% e tregut vendor në fund të vitit 2016. Në Rusi, ZTE-ja zuri 9.4% të tregut, pas iPhone-it.

Në Afrikë, Transsion, një markë që nuk njihet nga shumë kinezë, zë vendin më të madh në tregun afrikan të smartfonëve. Nëpërmjet risive teknologjike si celulari me dy karta Sim kartash dhe kamerë kjo kompani zoëtron mbi 40% të tregut afrikan.

Sipas një komenti të publikuar në faqen elektronike indiane Livemint, suksesi i smartfonit kinez u arrit nga përvoja e mirë e përdoruesve, ambientimi i shpejtë me teknologjinë e 4G-it dhe kamerat cilësore.

Epërsi të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin, por dhe me investime të panumërta në studim.

Vetëm smartfoni i Huawei ka 15 qendra studimore dhe ka krijuar partneritet me 36 institucione ndërkombëtare të inovacionit. Një celular i Huawei realizohet pas rezultateve të shumta studimore .

Kurse, për Haier, e cila zotëron më shumë marka të njohura të pajisjeve elektronike shtëpiake në mbarë botën, ka 10 baza studimore, 24 parqe industriale dhe 108 qendra prodhimi. Me këto investime, Haier zë një vend të konsoliduar nderi në tregun global.

Mrekulli
Lajmet Kryesore