Xiamen, qyteti mikpritës i Samitit të BRICS-it

2017-09-04 11:25:26 xinhua Komenti juaj Printoni

Nisi dje në Xiamen të Kinës juglindore Samiti i 9-të i BRICS-it, që do të zhvillohet deri më 5 shtator. Ky qytet me një popullsi prej 2.05 milion banorë do të jetë në fokus të medias vendëse, por dhe asaj ndërkombëtare.

Historikisht Xiamen njihet edhe si Amoy. Ai është një qytet i madh në brigjet juglindore të Kinës pjesë e provincës Fujian. Sipërfaqja urbane e Xiamenit përfshin pjesën e vjetër të tij ishullore si dhe 6 distrikte. Xiameni kufizohet me Quanzhou dhe Zhangzhou.

Gulangyu

Quhet ishulli në brigjet e Xiamenit, me 20 mijë banorë, i cili ze një sipërfaq e prej 2 km². E veçanta e tij është se lejohet vetëm përdorimi i automjeteve me përmasa të vogla që punojnë me energji elektrike dhe është një destinacion i njohur turistik.

Universiteti i Xiamenit

Njihet edhe si Xia Da dhe është i pari universitet i krijuar nga kinezët, që jetojnë jashtë vendit. Krijimi i tij u bë i mundur në vitin 1921 dhe njihet me emrin Universiteti Amoy. Motoja e tij është " Ndiq ekselencën, përpiqu për përsosjen e saj!". Ky universitet i drejtuar nga Ministria e Arsimit e Kinës, në vitin 1995 u përfshi në listën e 211 projekteve shtetërore, si një nga universitetet e nivelit të lartë në Kinë.

Tempulli Putuo i Jugut ose Nanputuo

Është një tempull budist, i themeluar që në kohën e dinastisë Tang në Xiamen. Ai e ka marrë emrin sipas malit të shenjtë Putuo në provincën Zhejiang.

Kinmen ose Quemoy

Është një grup ishujsh në brigjet juglindore të Kinës kontinentale, 2 km në perëndim të qytetit Xiamen, në një pozicion strategjik që ka luajtur një rol domethënës në marrëdhëniet midis dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit.

Tempulli Puji

Është një tempull budist në ishullin Putuoshan, në provincën Zhejiang. Ai është kthyer në një stacion turistik domethënës për budizmin kinez.

Porti i Xiamenit

Është një port i rëndësishëm mbi lumin Jiulongjiang, në brigjet jugore, të provincës Fujian. Ai luan një rol të rëndësishëm në rajonin e Azi-Paqësorit dhe njihet si porti i tetë më i rëndësishëm i Kinës, si dhe i 17-i në botë. Vëllimi i punës në këtë port arrin mesatarisht në 191 milion ton mallra.

Qendra tregtare SM Lifestyle

 

Është qendra e dytë tregtare më e madhe në Xiamen, pas asaj SM City Xiamen si dhe e katërta në Kinë me një sipërfaqe prej 216,000 m².

Ndërtesat me stil ndërkombëtar

Xiamen është një nga qytetet e Kinës që dallohet për ndikimin e stilit të huaj arkitekturor. Në mënyrë të veçantë në zonën ishullore të Xiamenit dhe në Gulangyu vizitori dallon këto elemente të ndërtimit sipas stilit global, që e bëjnë atë mjaft tërheqës jo vetëm për vizitorët e huaj por dhe vetë vendësit.

Vendlindja e shumë emigrantëve kinezë

Banorët e Xiamenit përbëjnë një numër të madh të kinezëve emigrantë në botë

Pavarësisht se në këtë qytet mund të shohësh shumë të huaj, por prej tij janë larguar në vende të ndryshme të botës shumë banorë, gjatë shekujve të fundit.

Thuhet se rreth 400,000 kinezë emigrantë jashtë vendit janë me origjinë nga Xiameni. Madje dhe ndërtimet dhe zhvillimi I këtij qyteti lidhet ngushtë me mbështetjen e bijve të tij emigrantë jashtë vendit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore