Destinacionet turistike kineze në sezonin veror

2017-08-28 16:04:26 xinhua Komenti juaj Printoni

Vera e këtij viti si në shumë vende të botës edhe në Kinë ka patur temperatura tepër të larta, por dhe shira, mot me stuhi. Përveç plazheve të shumtë, apo stacioneve turistike malore, sivjet sezoni veror në Kinë ka ofruar dhe destinacione të tjera, që lidhen me veprimtaritë e kryera.

Nga Festivali Ndërkombëtar i Birrës në Qingdao, "turizmi i kuq" në vendet historike apo vizitat në Rajonin Autonom Xizang (Tibet) janë ndër destinacionet që kanë tërhequr një numër të madh turistësh nga vendi dhe bota gjatë kësaj vere.

Oktoberfest i Azisë në Qingdao

I njohur si Oktoberfest i Azisë, Festivali Ndërkombëtar i Birrës në Qingdao është më i madhi në kontinentin aziatik por dhe një nga ngjarjet më të mëdha turistike të Kinës.

Edicioni i sivjetëm i këtij Festivali u zhvillua nga 4 deri në 27 gusht, në mjediset e shumta qytetit bregdetar. Në festimet që zgjatën afro 3 javë pjesëmarrësit nga Kina dhe bota përjetuan çaste vërtet të bukura në shoqërinë e grupeve të njohura muzikore, paradave artistike, karnavaleve, garave të pirjes së birrës por dhe promovimeve të shumta tregtare.

Festivali i Birrës në Qingdao është një ndër 4 festivalet më të mëdha të birrës në botë, krahasuar me ato të Mynihut në Gjermani, të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe të Denverit në SHBA.

" Turizmi i kuq" në 90 vjetorin e UÇPK

Parada e fundit ushtarake dhe festimi i 90 vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore kanë rritur interesin për "turizmin e kuq" në Kinë. Numri i vizitorëve që kanë udhëtuar në vendet historike është rritur gjatë gjithë sezonit veror, raportojnë agjencitë kryesore të udhëtimit.

"Turizmi i kuq "është i lidhur me vendet historike që përkujtojnë luftën e udhëhequr nga Partia Komuniste e Kinës nga viti 1921 deri më 1949. Krysisht tërheqëse për turistët janë destinacionet Pekin-Tianjin-Hebei, ku numri i turistëve në muajin gusht ka shënuar një rritje prej 30 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi shërbimi turistik online Lvmama.

Sipas të dhënave zyrtare të turizmit, vitin e kaluar në destinacionet historike që lidhen me turizmin e kuq u shënuan rreth 1.15 miliardë vizita, ose11.7 përqind më shumë se një vit më parë. Agjencia e udhëtimeve online Tuniu bëri të ditur se të ardhurat e turizmit nga vizitat në objektet historike përkujtimore arritën 306.10 miliardë juanë (45.74 miliardë dollarë).

Pekini dhe Shangai, provinca Zhejiang, Hunan, Jiangxi, Fujian, Guizhou, Sichuan, Shaanxi dhe Gansu janë 10 destinacionet më të të vizituara për të interesuarit për turizmin e kuq në Kinë.

Rajoni Autonom i Xizangut (Tibet), i preferuar për turistët

Më shumë se 8.6 milionë turistë kinezë dhe të huaj vizituan gjatë gjysmës së pare të vitit Rajonin Autonom Xizang (Tibet) , duke shënuar një rritje 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mjafton të kujtojnë se në kryeqendrën e Rajonit, Lhasa vizitorë të shumtë mbledhin Pallati Potala, Tempulli Jokhang dhe Norbulingka. Arkitektura e këtyre stacioneve turistike është mahnitëse, për shkak të ornamenteve dhe murale. Turistë nga e mbarë bota dhe Kina vijnë këtu për të pare nga afër "çatinë e botës", Tibetin dhe për të mësuar më shumë rreth traditave të tij kulturore dhe fetare. Këto 3 destinacione turistike me vlera të mëdha për mbarë njerëzimin, Pallati Potala, Tampulli Jokhang dhe Norbulingka janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s përkatësisht në vitet 1994, 2000 dhe 2001.

Sipas të dhënave të Këshillit rajonal të Turizmit, të ardhurat nga turizmi në 6 mujorin e pare të vitit në Rajonin Autonom Xizang (Tibet) arritën shumën 9.3 miliardë juanë, ose 1.4 miliardë dollarë. Mjaft interesante për turistët janë dhe veprimtari të tilla si festivalet vendore, hiking dhe ato lidhur me gatimet karakteristike të zones. Sipas agjencisë më të madhe online të udhëtimeve të Kinës, Rajoni Autonom Xizang (Tibet) kryeson listen e numrit më të madh të turistëve gjatë gjysmës së pare të këtij viti.(Eda Merepeza)

Mrekulli