Hong Kongu dhe politikat e strehimit

2017-08-08 16:03:17 xinhua Komenti juaj Printoni

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut njihet për çmimet shumë të larta të shtëpive dhe të qirave. Me një mungesë të madhe hapësirash për strehim, qiratë e larta dhe gjithnjë në rritje, familjet me të ardhura të ulëta në këtë qytet, që nuk zotërojnë prona private apo strehim publik, nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të jetojnë në apartamente të vogla, të ndara me të tjerë.

Këto apartamentente zakonisht krijohen nëpërmjet ndarjes së një sipërfaqeje në hapësira më të vogla. Në këto apartamente të vogla ka kuzhinë, por mund të ketë dhe vetëm një hapësirë sa për të vendosur sobën për gatim dhe banjo të veçantë. Ndërsa hapësira mes banjos dhe vendit të gatimit shërben për fjetje dhe kalim të kohës, pra nuk ekziston dhoma e gjumit dhe e ndjenjes.

Disa nga këto apartamente janë krijuar dhe në hapësirat e ish ndërtesave industriale, që më parë kanë shërbyer si fabrika, por gjithësesi shfrytëzimi i tyre mbetet i paligjshëm. Për rrjedhojë dhe banesat e krijuara në këto hapësira zyrtarisht janë ndërtime pa leje.

Nëse do tu referohemi shifrave të Censusit të Departamentit të Statistikave të kryer në vitin 2015, thuhet se në Hong Kong rreth 200 mijë banorë jetojnë në 88,800 apartamente të ndara, ku nuk përfshihen ata që ndajnë hapësirat e kthyera në banesa të paligjshme të ish ndërtesave industrial.

Në vijim të këtyre përllogaritjeve mesatarja për strehimin e hongkongasve është 1 banor për 5.8 metër katrorë. Madje në disa apartamente hapësira është kaq e vogël sa banja dhe kuzhina ndajnë të njejtën hapësirë.

Banorët e këtyre apartamente jetojnë në kushte të vështira dhe përballen me rrezikun e higjenës së pakët dhe të rënies së zjarrit. Pavarësisht se në hapësira të vogla dhe të papërshtatshme qiraja e këtyre apartamenteve nuk është shumë e ulët, pasi mesatarisht qiraja mujore është 3,630 yuan e barazvefshme me 538 dollarë amerikanë.

Për zgjidhjen e çeshtjes së strehimit, qeverisja e re e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut ka planifikuar përmirësimin e apartamenteve të ndara.

Sekretari për transportin dhe strehimin I qeverisjes vendore të Hong Kongut Frank Chan Fan, në një deklaratë të dates 11 korrik tha se po planifikohet strehimi në banesa publike I shtresave në nevojë.

Sipas këtij plani të ri, qeverisja locale do të ofrojë fonde për organizatat joqeveritare që të japing me qira banesat e vjetra, kryesisht ato që mund të rindërtohen. Këto ndërtesa pas një ristrukturimi mund të bëhen të banueshme për shumë hongkongas. Banorët me të ardhura të pakta që janë në pritje të strehimit do të përfitojnë apartamente me qira të ulët.

Pavarësisht masave të marra përkohësisht për strehimin, kjo çeshtje në Hong Kong mbetet problematike. Mendohet se nëse apartamentet e ndara do të jepen me qira nga strukturat shtetërore kushtet e tyre të banimit do të jenë më të mira për sa I përket higjenës dhe mbrojtjes nga zjarri.

Ndërsa në pjesën kontinentale të Kinës, si pasojë e lëvizjes së madhe demografike nga zonat rurale drejt metropoleve në dhjetëvjeçarët e fundit të urbanizimit të vendit ka patur një dukuri të ngjashme të apartamenteve të ndara. Por që nga viti 2011 në Pekin ndarja e apartamenteve për banim është e ndaluar. Por kjo nuk përbën një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë për punëtorët migrantë në metropolet kineze, ndaj shembulli I qeverisjes së re të Hong Kongut për krijimin e apartamenteve të ndara me standarde jetese mund të ndiqet dhe në pjesën kontinentale.

Kohët e fundit 9 ministri përfshirë atë të strehimit, planifikimit ekonomik dhe sigurisë publike të Kinës kanë botuar një dokument me anë të të cilit nxiten qeverisjet vendore të qyteteve të mëdha dhe të mesme të përshpejtojnë planin e strehimit në tregun e apartamenteve me qira. Kjo mënyrë pritet të ndikojë pozitivisht në zbutjen e dukurisë sociale të strehimit të shtresave në nevojë në Kinë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore