Kinë, reformohet ushtria për vetëmbrojtje

2017-08-01 15:52:58 xinhua Komenti juaj Printoni

Kina bëri thirrje kohët e fundit tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake indiane, që u futën ilegalisht në territorin e saj. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Wu Qian theksoi në një konferencë shtypi se në 90 vjet, Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez ka dëshmuar kapacitetin dhe vullnetin për të të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit. "Trupat kufitare do të shpejtojnë dislokimin e forcave dhe do të intensifikojnë trajnimin në zonat përkatëse", tha zëdhënësi Wu.

Në prag të 1 gushtit, ditëlindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez, kjo deklaratë e përhapur gjerësisht në internet u cilësua si dëshmi për fuqizimin e forcës ushtarake të Kinës, pas reformave të zhvilluara vitet e fundit.

Një qëllim i rëndësishëm i reformave të tanishme ushtarake është përmirësimi i aftësisë luftarake dhe i gatshmërisë së Ushtrisë Çlirimtare për luftë, thotë z. Zhou Shangping nga Departamenti i Shtabit të Përgjithshëm, pranë Komisionit Qendror Ushtarak të PKK-së.

Në fakt, që nga Kongresi i 18-të Kombëtar I PKK-së në vitin 2012, punët kanë vazhduar pandërprerë me ndërtimin e një qendre më efektive komandimi, përsosjen e strukturës përbërëse të forcave të ndryshme, perms ngritjes së aftësisë së tyre luftarake.

Një ndër masat më të spikatura është reduktimi i 300 mijë ushtarëve. Në paradën ushtarake të vitit 2015, me rastin e 70 vjetorit të Luftës kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Anti-Fashiste, kryetari i shtetit të Kinës Xi Jinping njoftoi këtë vendim, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e botës. Pas realizimit të objektivit para fundit të këtij viti, numri i ushtarëve kinezë do të bjerë deri në 2 milionë.

Në luftën moderne, teknologjia e informacionit ka rëndësi të jashtëzakonshme, pasi nxit vendet e ndryshme të mos fokusohen më thjesht te zgjerimi I ushtrisë, rritja e shpejtësisë lëvizëse, por duhet të përqendrohen mbi krijimin e rrjetit efektiv operativ, të sistemeve mbështetëse koordinative dhe ndërtimin e platformave armëmbajtëse me teknika të përparuara të informacionit. Prandaj, ushtria kineze ndjek rrugën e reduktimit me shkallëzimin e gjithanshëm të forcës ushtarake si ndërtim të aeroplanmbajtëseve, reformim i strukturave ndarëse të zonave ushtarake etj.

Si një pjesë e reformës, Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez ka shpejtuar dhe përsosjen e legjislacionit gjatë gjatë 5 vjetëve të kaluar. Këtë e deklaron Lu Yu, zv.drejtor i Byro-së Ligjore të Komisionit Ushtarak Qendror të PKK-së.

"Më shumë përpjekje janë bërë për të nxitur sundimin e ligjit në ushtri, duke ndryshuar situatëne vjetër, kur drejtimi I ushtrisë varej më shumë nga urdhrat administrativë, traditat, eksperiencat dhe lëvizjet e shumëllojshme", tha ai në një konferencë shtypi të zhvilluar kohët e fundit në Pekin.

Pas dënimit me burg të Guo Boxiong dhe Xu Caihou, udhëheqësit kinezë kanë përsëritur thirrjet për eliminimin e ndikimeve negative të ketyre dy ish-nënkryetarëve të korruptuar të Komisionit Ushtarak Qendror të PKK-së,, duke theksuar vullnetin për krijimin e një ushtrie të pastër.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi masat kundër korrupsionit brenda ushtrisë, z. Lu u shpreh se rregullat dhe ligjet janë shtrënguar dhe kontrollet ndaj ushtarakëve bazohen në qëndrimin "zero tolerancë" kundër shkeljes së disiplinave dhe të ligjit.

Përveç ndërtimit të një ushtrie të fuqishme për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit, Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez ka thelluar edhe bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar si në misionet paqeruajtëse, luftën kundër piratëve, ndihmën humanitare dhe emergjencat në raste fatkeqësish natyrore.

Që nga viti 2008, flotat kineze kanë eskortuar mbi 6000 anije dhe kanë shpëtuar mbi 60 anije të tjera nga piratët, gjatë lundrimit të tyre në ujërat detare të Gjirit të Adenit

Në korrik të këtij viti, njësia e parë e helikopterëve kinezë mbërriti në kryeqytetin e Sudanit Khartoum për të marrë pjesë në misionet paqeruatëse të OKB-së, në Darfur. Ushtarët kinezë do të kryejnë patrullim ajror, transportim të forcave paqeruajtëse, evakuiim të personave të shpëtuar etj.

Kina është një pjesëtare aktive e operacioneve paqeruajtëse për mbi 25 vjet. Sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar nga OKB-ja, vjet në botë 2622 paqeruajtës kinezë rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar vende e rajone të tjera në konflikte.

Në vitin 2015, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping premtoi mbajtjen e një trupe ushtarake prej 8000 ushtarësh, posaçërisht për misionet paqeruajtëse të OKB-së, shifër kjo sa 1/5 e numrit të përgjithshëm të ushtarëve, të premtuar nga 50 vende të botës.

Përveç këtyre, forcat ushtarake kineze kanë vazhduar edhe pjesëmarrjen në ndihmat mjekësore globale sidomos në vendet afrikane.

Sipas gazetës së përditshme të UÇPK-së, që nga viti 2003, më shumë se 4000 mjekë ushtarakë nga Departamenti i Prapavijës i Ushtrisë Çlirimtare kanë mjekuar mbi 130 mijë të sëmurë në më shumë se 50 vende e rajone të botës.

Për shembull në Afrikë, ata ndihmuan autoritetet vendore gjatë shpërthimit të epidemisë së Ebolës, Bashkimin Afrikan për krjimin e sistemit të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve.

Para kremtimit të ditëlindjes së 90-të , ushtria kineze po zvogëlohet në numër, por po fuqizohet në aftësi. Si një forcë që synon vetëmbrojtje, ajo po përmbush përgjegjësinë ndërkombëtare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Mrekulli
Lajmet Kryesore