Kina në sytë e një italiani

2017-07-18 11:14:57 xinhua Komenti juaj Printoni

Në vitin 1601, misionari Italian Matteo Ricci (1552-1610) vizitoi për here të pare Qytetin e Ndaluar, Pallatin Perandorak të Pekinit, duke hapur kështu rrugën e shkëmbimeve kulturore midis Lindjes dhe Perëndimit.

I frymëzuar nga misionari Ricci dhe legjenda e tij në vitin 1986, një tjetër Italian Dionisio Cimarelli, atëkohë 21 vjeçar me trenin Trans-Siberian vizitoi për here të pare Pekinin.

I mrekulluar nga Kina

"Kina është pasioni im i vjetër. Që kur isha student kisha një interes të madh për kulturën, artin kinez dhe vetë popullin kinez. Për këtë qëllim në vitin 1986 ndërpreva studimet akademike dhe vendosa të vizitoja Kinën", tha Cimarelli, tani profesori skulpturës pranë Akademisë së Arteve të Nju Jorkut.

Në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, i pyetur për ndryshimin mes tij dhe Matteo Riccit, Cimarelli thotë se "Matteo Ricci ndoshta e vizitoi Kinën për të dhënë mësim, kurse unë për të njohur shoqërinë kineze, kulturën, arsimin dhe për të krijuar kulturën time personale".

Kur Cimarelli vizitoi Kinën në vitin 1986 vendi nuk ishte plotësisht i hapur për turistë te huaj dhe ai kujton se nëpër rrugë qarkullonin shumë biçikleta.

Ai kujton se në 1986, gjatë vizitës së tij në Kinë kishte vërejtur se po niste një ndryshim i madh pozitiv, duke iu referuar politikës së reformave dhe të hapjes, të iniciuar nga qeveria kineze që në vitin 1978.

Vizita e dytë në Kinë e profesorit italo-amerikan Cimarelli u zhvillua në vitin 2004, kohë kur ai qëndroi për 9 vjet në këtë vend që ishte në kulmin e lulëzimit ekonomik dhe shoqëror.

"E konsideroj veten me fat dhe jam krenar që arrita ta përjetoj këtë ndryshim të Kinës, duke jetuar në këtë vend. Ky nuk ishte vetëm ndryshim i Kinës, por pjesë e ndryshimit të botës", thotë Cimarelli.

Më tej ai tregon se nga viti 1986 kur kreu vizitën e tij të pare në 2004 kur erdhi për here të dytë në Kinë, ndryshimet ishin kolosale.

Cimarelli qëndroi në Kinë nga 2004 deri në 2013, duke vërejtur me sytë e tij një progres dinamik dhe të jashtëzakonshëm.

Ai kujton se në metropolet kineze Pekin dhe Shangai zhvillimi ishte i dallueshëm dhe nga njera javë te tjetra.

"Në prag të Lojërave Olimpike të Pekinit në vitin 2008 progresi I kryeqytetit kinez ishte vërtet i madh", tha ai.

 

Cimarelli vlerëson rritjen e mirëqenies së kinezëve dhe arsimimin e shumë të rinjve dhe të rejave kinezë në universitetet më prestigjoze të botës.

Interesi për kulturën kineze

Në Pekin Cimarelli u takua me skulptorin e njohur kinez Situ Jie, nga Akademia e Arteve, ndërsa në vitin 2006 shkoi në Shangai ku punoi pranë një institute kulture.

Qeveria italiane, duke e konsideruar Cimarellin si një ekspert të Kinës i sugjeroi të bënte një skulpturë të Matteo Riccit për Pavijonin italian në Ekspozitën Botërore të Shangait në vitin 2010.

Cimarelli thotë se me punimin e skulpturës së misionarit Ricci u përpoq të përcillte te publiku Kinën dhe Italinë e sotme, si dhe lidhjen kulturore mes këtyre dy vendeve.

Skulptura prej bronxi ka një lartësi prej 1.5 metrash dhe është emri i Cimarelli i shkruar me karaktere kineze. Krijimi i skulpturës zgjati rreth 18 javë dhe u vendos në Qendrën Italiane në Shangai në vitin 2013.

Skulptori ka kryer dhe punime të tjera të arteve figurative në porcelain kinez dhe qeramikë italiane. Vetë artisti thotë se puna me porcelanin duket si e ngjashme me qeramikën, por kjo nuk është e vërtetë. Ai shton se të punosh porcelanin kinez do të thotë të njohësh kulturën e Kinës, mënyrën e jetesës.

Cimarelli tha për Xinhua se Kina dhe Italia kanë mjaft ngjashmëri në aspektin kulturor dhe jo rastësisht dy italianë të famshëm si Marco Polo dhe Matteo Ricci e kanë vizituar këtë vend të madh.

"Italia ka qenë një stacion i rëndësishëm perëndimor I Rrrugës së Mëndafshit", dhe nisma kineze "Një brez, një rrugë". Ndër të tjera ai shpreh dëshirën që së shpejti Azia dhe Europa të lidhen me hekurudha të shpejtësisë së lartë, gjë që do ti shërbejë thellimit të shkëmbimeve njerëzore dhe prodhimeve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore