Pensionisti sjell jetën moderne në fshat

2017-07-10 14:58:22 xinhua Komenti juaj Printoni

Disa njerëz mendojnë se dalja në pension do të thotë fillimi i një pushimi të gjatë, por nuk mendon kështu z. Liu Zhengrong, një ish-punonjës i telekomunikacionit, që tani ndihmon të moshuarit në fshat.

Megjithëse ai përfundoi karrierën 16 vjet më parë, tani vazhdon të angazhohet në programin e zbutjes së varfërisë që kishte nisur dy dekada më parë. Liu, mbi 70 vjeç ishte një ndër punonjësit e parë të kompanive shtetërore që u dërguan në fshatrat rreth qytetit Huanggang në vitin 1999 për të përmirësuar jetesën e banorëve me vështirësi ekonomike.

Në 5 vitet e parë, ai jetonte dhe punonte në dy fshatra që më vonë u bashkuan nën emrin Hongxing. Duke shfrytëzuar eksperiencën e vet profesionale, Liu dha ndihmë të madhe për përmirësimin e sistemit të telekomunikacionit me një fond prej mbi 188 mijë dollarësh amerikanë të investuar nga kompania ku punonte, u solli internetin banorëve të fshatit.

Përveç shkallëzimit të telekomunikacionit, Liu u sugjeroi drejtuesve vendorë të planifikojnë më të saktë zhvillimin, nëpërmjet sondazheve në çdo familje për të mësuar të ardhurat, madhësitë e familjeve, gjendjen shëndetësore, nivelin arsimor dhe kushtet e përgjithshme të jetesës.

Zonat rreth fshatit Hongxing kanë përjetuar ndryshime të mëdha vitet e fundit për shkak të përurimit të një autostrade që lidh provincën veriore Heilongjiang dhe atë jugore Guangdong. Me këtë rrugë që përshkon fshatin, peizazhi natyror dhe monumentet historike të luftës civile po tërheqin vizitorë të shumtë nga mbarë vendi.

Asfaltimi i rrugëve lehtësoi udhëtimin e turistëve dhe të banorëve. "Të gjitha shtëpitë tani kanë ujë të pijshëm," thotë krenar Liu, dhe shton se vitin e kaluar, u lidh me rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik edhe familja e fundit e fshatit.

Si rezultat, në fund të vitit të kaluar, Hongxingu u hoq nga harta e varfërisë. Të ardhurat vjetore neto për frymë arritën në 1200 dollarë amerikanë, shifër kjo dy herë më e lartë se niveli i varfërisë.

Por latinët thanë se Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe Liu Zhengrong tregon se progresi bëhet me përpjekjet e përbashkëta të shumë njerëzve.

Gjatë luftës civile kineze, rreth 440 mijë banorë të qytetit Huanggang humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë u morën grada të larta ushtarake pas themelit të Kinës së Re në vitin 1949. Por në dekadat e mëvonshme, qyteti pati zhvillim të ngadaltë për shkak të vështirësive gjeografike të terrenit malor.

Në Huanggang ka ende ka 1 milion banorë që jetojnë nën nivelin e varfërisë. Prandaj, përmirësimi i jetës së tyre është detyra parësore e autoriteteve vendore.

Në vitin 1999, bashkia e Huanggangut u bë e para në Kinë që mirëpriti punonjës të qeverisë qendrore, institucioneve publike dhe ndërmarrjeve shtetërore për të gjetur zgjidhje për problemin e varfërisë. Mbi 20 grupe u dërguan për 19 fshatra dhe qëndruan për të paktën dy vjet. Liu, së bashku me gjashtë të tjerë shkoi në fshatin Wangjiafan.

Ai kujton se për shkak të mungesës së rrugës, i duhej të ecte më këmbë për disa kilometra nëpër vargmalet për të mbërritur fshat.

Grupi i tij qëndronte në një fermë dhe merrte ujë nga liqeni për gatim dhe larje.

"Në prag të mijëvjeçarit të ri, fshati nuk ishte ende i lidhur me rrjetin elektrik. Prandaj, në perëndim të diellit, ishte vetëm errësirë. Megjithatë, pavarësisht vështirësive të jetës, ne krijuan marrëdhënie të mira me banorët dhe drejtuesit vendorë dhe i nxitëm ata të bënin prova të ndryshme për përmirësimin e jetës," tregon Liu.

Ndihmësit nga qyteti qëndronin 20 ditë në fshat dhe ndërroheshin me radhë për të garantuar që çdo ditë të kishte të paktën dy anëtarë të grupit. Tre muaj më pas, autoritetet e provincës u bënë thirrje edhe zonave të tjera të varfra që të merrnin eksperiencën e Huanggang-ut. Kjo ndihmoi që më më shumë njerëz të dilnin nga vështirësitë ekonomike në mbarë provincën Hubei.

Tani, çdo punonjës që shkon nga qyteti në zonat rurale, duhet të qëndroje me të paktën një familje për t'i dhënë këshilla specifike. Përgjegjësia aktuale e Liu-it është 72 vjeçari Huang Ruhe dhe gruaja e tij Hong Xing.

Djali i tyre u largua nga jeta për shkak të sëmundjes dhe e vetmja vajzë u martua larg. Megjithëse ata mund të jetojnë me subvencione dhe pensionin, çifti i moshuar nuk do të heqë dorë nga punimi i tokës.

"Puna në fermë është shumë e rëndë për moshën e tyre, por rritja e bagëtive është më e lehtë", thotë Liu, i cili fitoi një ndihmë prej 6000 juanësh nga punëdhënësi i tij, Kompania e Telekomunikacionit e Huanggang-ut, dhe me këto para i bleu çiftit një lopë dhe tufa e tyre u zgjerua deri në katër.

Pas angazhimit 19 vjeçar për zhdukjen e varfërisë në Kinë, Liu ka banuar deri tani në 9 fshatra të varfër. Përvoja e tij tregon se ndihma më e mirë është t'u jepet banorëve të varfër shpresa dhe besimi për të ndryshuar jetën.

"Në radhë të parë, duhet të sigurojmë që ata të kenë ushqim dhe veshmbathje. Pastaj, ata duhet të motivohen për ndryshimin e gjendjen me duart e tyre", thotë Liu. Të varfrit sipas tij, duhet të dinë më shumë alternativa për të fituar para, si për shembull, të moshuarit mund të merren me blegtori, kurse të rinjtë mund të fillojnë një biznes të vogël ose të mbjellin bimë me vlerë të lartë ekonomike.

Provinca Hubei synon të zhdukë varfërinë para fundit të vitit tjetër, gjë që tregon se Liu-it i ka mbetur më pak se dy vjet për të kryer misionin e tij.

"Sa të jem mirë me shëndet, gëzohem për t'i ndihmoj këta banorë", përfundon ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore