Të rinjtë me aftësi të kufizuara shikimi dhe gaokao

2017-07-10 14:56:05 xinhua Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të arsimit po lehtësojnë pjesmarrjen e studentëve me aftësi të kushtëzuara fizike në provimet universitare. Për here të pare në qershor 5 studentë kinezë me aftësi të kufizuara shikimi kaluan provimin e anglishtes në nivel kombëtar.

Administrata arsimore e provimeve do të vazhdojë të krijojë kushte dhe mundësi edhe më të mira, në nivel logjistik dhe akademik që pjesmarrësit në provime, të shtresës së të rinjve me aftësi të kufizuara të mund të jenë pjesë e këtij procesi.

Autoriteti Kombëtar I Provimeve, pjesë e Ministrisë kineze të Arsimit bëri të ditur se përfshirja e kësaj shtrese studentësh është kyç për provimin e tyre me shkrim dhe shembull për këtë u bënë 5 studentë me aftësi të kufizuara shikimi të provinces Jilin që dhanë provimin e gjuhës angleze.

5 të rinjtë studentë të Shkollës së Posaçme pranë Universitetit Changchun kryen testin e Kolegjit të gjuhës angleze, i njohur si CET. E reja e këtij provimi është se pyetjet e provimit janë të printuara sipas alfabeiti Braille për të verbërit dhe studentët i kryen provimin në një sale të posaçme të Universitetit të Changchunit, kryeqendra e provinces Jilin.

Në provimin e gjuhës angleze përfshihet të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit. Shumë universitete kineze kanë vendosur të mos lejojnë të rinjtë aspirantë për student të kryejnë testin e pranimit pa certifikatën e nivelit 4 ose 6 të Provimit të gjuhës angleze.

Ky ishte testi i pare me alfabetin Braillei përdorur nga studentët me aftësi të kufizuara shikimi për një provum. Atyre iu la një kohë prej 195 minutash për realizimin e testit, që është 65 minuta më shumë se sa testi i zakonshëm.

Në një aulë universitare studentëve me aftësi të kufizuara shikimi iu dhanë testet në alfabetin Braille dhe dy profesorë qëndruar pranë tyre gjatë 195 minutave të përgatitjes së testit, u shpreh për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua një zyrtar i sektorit të provimeve të Universitetit të Changchunit.

Deri vitin e kaluar, administrate arsimore dhe Federata për Personat me Aftësi të Kufizuara e Kinës ka punuar për hartimin e rregullores dhe procedurave për dhënien e provimit të pranimit në universitet të të rinjve më aftësi të kufizuara të shikimit.

Suksesi i kësaj prove të pare do të ndikojë në përfshirjen e kësaj metode si një projekt pilot provimi dhe në universitetet e tjera të vendit, thane autoritetet arsimore.

Kjo politikë e re arsimore pritet të ndihmojë shumë të rinj kinezë me aftësi të kufizuara të shikimit për të vazhduar studimet e larta në universitetet e vendit.

Marrja e certifikatës së gjuhës angleze, shënon një hap të rëndësishëm për studentët me aftësi të kufizuara shikimi për lejimin në kryerjen e provimit të njohur si gaokao, që është provimi I pranimit në universitetet kineze.

Në prill të vitit 2014 Ministria e Arësimit publikoi rregulloren, sipas të cilës për studentët me aftësi të kufizuara krijohen kushte të posaçme në kryerjen e provimeve universitare, për nxitjen e integrimit të tyre në arsimin e lartë.

Vitin e kaluar kjo rregullore u perhap në disa universitete të vendit dhe u lejonte studentëve me aftësi të kufizuara kryerjen e provimit kombëtar të pranimit në shkollën e lartë. Sigurisht që kësaj kategorie nxënësish u ofrohet ndihmë e specializuar si përkthyes apo punonjës të specializuar, për të përmbushur me sukses ëndrrën e tyre të studimit në universitet. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore