Chan Ba-Zona e Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së lartë në Xi an

2017-06-20 10:17:45 xinhua Komenti juaj Printoni

Kur viziton qytetin Xi an mezi pret të shohësh nga afër Ushtrinë prej Terrakote, por dhe Muzeun Beilin, kilometrin e parë të rrugës së Mëndafshit, ndërtesa perandorake të ish kryeqytetit të 13 perandorive të Kinës.

Por sapo arrin në Xi an kupton se e sotmja e tij ofron një zhvillim dinamik ekonomik, ku mjedisi mbrohet me cilësi të lartë, ndërsa qyteti ze një vend të rëndësishëm në hartën e teknologjisë së lartë në Kinë.

Një ndër pikat e forta të këtij qyteti, kryeqendër e provincës Shaanxi është inovacioni teknologjik, kërkimet shkencore në fushën e industrisë robotike, apo asaj hapësinore dhe mjekësore.

Pikërisht ky zhvillim i viteve të fundit i rijësive ndikoi që vitin e kaluar të prodhonte gjysmën e GDP-së së qytetit Xi an.

Distrikti ekologjik Chan Ba, Zona e Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së Lartë, Zona e Konsullatave, Zona financiare Lugang apo Zona e re Xixian përbëjnë hartën e re të inovacionit të provincës Shaanxi.

Distrikti Chan Ba mes gjelbërimit dhe risive inovative

Është një distrikt ekologjik, emri i të cilit lidhet ngushtë me mjedisin, pasi Chan Ba lidhet me dy lumenjtë që përshkojnë Xi an-in e sotëm.

Ky distrikt i ri ndodhet në lindje të Xi anit në një sipërfaqe 129 km katrorë, nga të cilat 89 km shpalosin para çdo vizitori infrastrukturë dhe shërbime të cilësisë së parë. Kjo zonë është konceptuar sipas tre shtyllave; turizëm ekologjik, organizim konferencash dhe ekspozitash dhe zonë biznesi.

Interesante në këtë hapësirë është dhe Zona e Konsullatave, ku pritet të kenë selitë e tyre 25 përfaqësi diplomatike të huaja, të cilat me siguri do ta shndërrojnë këtë zonë të Xi anit në një qendër euroaziatike të parqeve industriale.

Zona e Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së lartë

U krijua në mars të vitit 1991, si zona më e madhe e rajonit qendror dhe perëndimor të Kinës.

Ajo është njera nga 6 zonat e përzgjedhura nga qeverisja qendore për tu zhvilluar si një park industrial i nivelit botëror

ka mbledhur rreth vetes kompanitë më në zë kineze të inovacionit. Kjo zonë në vitin 2016 siguroi gjysmën e GDP-së së qytetit në rreth 94,22 miliard dollarë amerikanë.

Në Zonën e Teknoklogjisë së Lartë të Xi anit ndodhen rreth 16 mijë ndërmarrje të cilat zënë vendin e dytë në Kinë.

Industria e Softwarëve i përgjigjet më së miri zhvillimit dinamik të ekonomisë kineze dhe qyteti i Xi anit konsiderohet si një pionier i industrisë së softwarëve në Kinë.

Madje në një artikull në medien e huaj Xi ani përshkruhet si një qytet me një numër të madh të rinjsh, të talentuar në zhvillimin e teknologjisë së lartë. Këtë e shpjegon më së miri fakti se çdo vit në universitetet e Xianit diplomohen 3 mijë studentë në shkencat kompjuterike.

Pikërisht këta të rinj të diplomuar sigurojnë vazhdimësinë e Zonës së Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së Lartë të Xianit, e cila është bërë një mundësi mjaft e mirë punësimi dhe për të rinj nga metropolet e tjera të Kinës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore