Fshati i lashtë Zhangbi dhe kështjella e tij

2017-06-12 09:27:37 xinhua Komenti juaj Printoni

Kështjella e lashtë Zhangbi e njohur dhe si fshati i lashtë me të njejtin emër ka shumë funksione, ashtu si kështjellat mesjetare europiane. Një nga funksionet parësore të kështjellës është ai ushtarak, por ajo ka shërbyer dhe për banim, si dhe për rite fetare.Kështjella Zhangbi është ndërtuar në një lartësi prej 1040 metrash në vitin 617 p.e.s nënjë sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë.

Pozicioni i saj imponues në këtë lartësi i jep kështjellës një pamje madhështore në çdo kohë. Vizitori brenda territorit të saj sheh rrugica dhe ndërtesa të lashta.

Por ajo që e ka bërë të famshme këtë kështjellë janë tunelet e saj të nëndheshme, të cilat nëpërmjet tre daljeve lidhen mes tyre për rreth 5 km. Për shkak të këtyre tuneleve kështjella Zhangbi është e njohur në mbarë Kinën si një nga fortesat më të shquara ushtarake.

Vlerat historike të Kështjellës së lashtë Zhangbi

Në fshatin e lashtë Zhangbi ku ndodhet kështjella gjenden shumë relikte,ndër të cilat mbetje nga dinastitë kineze, Xia, që ka sunduar në vitet 2050-1600 p.e.s dhe Shang në vitet 1600-1046 p.e.s, tunelet e nëndheshme Sui, të viteve 581-618, apo varre që i përkasin dinastisë Tang në vitet 618-907 dhe asaj Jin në vitet 1115-1911. Në Zhangbi vizitori mund të shohë skenën e një teatri antik, që i përket dinastisë Yuan në vitet 1206-1368 dhe vendbanime të dinastive Ming dhe Qing.

Tunelet e këtij fshati të lashtë apo tempulli Liu Wuzhou janë të rralla në mbarë Kinën. Nëse e sheh fshtatin nga lartësia dallon menjëherë se forma e tij ngjan me gërmën T dhe mungojnë kryqëzimet e rrugëve. Rrugët kryesore dhe ato dytësore janë të ndara nga njera-tjetra.. Një nga rrugët kryesore mban emrin Rruga Long, apo Rruga e Dragoit, e gjatë 300 metra dhe e ndërtuar me blloqe gurësh. Ndërsa rrugët dytësore janë 3 në lindje dhe 4 në perëndim duke formuar gërmën T. Banesat e këtyre rrugëve janë të vogla dhe të dekoruara bukur, gjë që është karkteristike për shtëpitë e të pasurve.

Tunelet e nëndheshme të fshatit Zhangbi

Në themelet e këtij fshati të lashtë shtrihet një lidhje mjaft interesante me tunele. Hyrja në to nis nga një banesë e zakonshme fshati, e cila të çon në një botë të nëndheshme misterioze dhe komplekse, e cila është mjaft interesante për çdo vizitor. Këto tunele të nëndheshme përbëjnë sistemin e plotë mbrojtës të fshatit të lashtë Zhangbi. Sistemi i tunelit ndahet në 3 shtresa. Shtresa e sipërme është vetëm 1 metër e thellë nga toka, ajo e mesme ka një thellësi prej 8 deri në 10 metra dhe thellësia më e madhe e tyre arrin deri në 17 deri 20 metra.

Të vizitosh tunelet e nëndheshme ndjehesh si në një labirint. Aty mund të shohësh furrat antike, depot ku mbaheshin të korrat, disa shpella, por dhe objekte të parandalimit të përmbytjeve, armë të lashta e të gjitha këto e bëjnë kështjellën tepër të mistershme për vizitorët.Nga pika më e ulët e tunelit deri në thellësinë 20 metra nga dyshemeja e tyre, vizitorët mund të shohin qiellin nga pjesa e sipërme e tyre, në formë oborri.

Tempujt e Kështjellës Zhangbi

Një tjetër atraksion turistik i fshatit të lashtë Zhangbi janë dhe tempujt e tij. Në brendësi të këtij fshati të vogël ndodhen 16 tempuj të ruajtur mirë gjatë shekujve. Të mëdhenj apo të vegjëj, këta tempuj janë ndërtuar kryesisht në muret e qytetit. Disa prej tyre janë tempuj budistë, të tjerë taoistë dhe disa i kushtohen disa perëndive të tjera nga mitologjia kineze. Për çdo vizitor është një befasi e madhe se si në një fshat të vogël janë ndërtuar kaq shumë tempuj. Këto objekjte kulti tregojnë shpresën e përjetshme të banorëve të këtushëm për paqe dhe lumturi. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore