Të divorcuar, por jetojnë bashkë

2017-05-22 16:26:17 xinhua Komenti juaj Printoni

Pang Ting, një nëpunëse 40 vjeçare kineze i dha fund martrsës së saj tetë vjeçare para disa muajsh, por ajo dhe ish bashkëshorti ende jetojnë në të njejtin apartament. Ajo tregon se pasi bënë llogari ranë dakord me ish bashkëshortin që zgjidhja më e mirë financiare është të jetojnë në të njejtin apartament, si para divorcit.

Çifti e bleu apartamentin në vitin 2005 në shumën 700 mijë yuan ose 101,354 dollarë amerikanë, por çmimi aktual I këtij apartamenti ka shkuar në 4 milion yuan. Zonja Pang thotë se as ajo dhe as bashkëshorti nuk kanë aq para sa njeri të mbajë apartamentin dhe ti jape tjetrit gjysmën e çmimit, prej 2 milion yuan për tu zhvendosur. Madje ata kanë llogaritur se nëse e shesin apartamentin 4 milion yuan, secili nga ish bashkëshortët me 2 milion yuan nuk blen dot një apartament me kaq hapësirë sa ai që kanë aktualisht.

Duke qenë të ndarë me mirëkuptim, ky çift ka vendosur të jetojnë në të njejtin apartament, por tani jo më si bashkëshortë, por thjesht bashkëpronarë.

Çmimet e larta të banesave në Pekin i kanë detyruar shumë çifte të divorcuarish të vazhdojnë të jetojnë bashkë. Kështu shprehet avokati civil Yin Xianglong, sipas të cilit kur çifti divorcohet dhe nuk dëshiron të përfshijë gjykatën, ata mund të shesin banesën e përbashkët dhe të ndajnë lekët me mirëkuptim.

Ky avokat tregon se tashmë jeta në të njejtën çati e çifteve të divorcuara është bërë një dukuri e metropoleve kineze. Ai madje sqaron se "bashkëjetesa" e çiftit të divorcuar në të njejtin apartament zgjat deri në momentin kur njeri nga ish bashkëshortët lidhet me dike dhe dëshiron të krijojë një familje të re.

Kjo dukuri takohet shpesh edhe për arësyen se ka çifte të divorcuara me fëmijë që njeri nga bashkëshortët nuk përballon dot i vetëm shpenzimet, ndaj qëndrojnë në të njejtin apartament. Por ka dhe raste kur fëmijët e çiftit të divorcuar nuk e pranojnë divorcin e prindërve dhe çifti qëndron në të njejtën strehë për hir të tyre.

Në një artikull të botuar së fundmi në hg.org, një website me informacione qeveritare thuhet se pavarësisht se sipas traditës kineze, ku ka një shtëpi ka një familje, tashmë kjo ka ndryshuar. Kushtet ekonomike i detyrojnë shumë çifte të divorcuara të qëndrojnë së bashku. Ish çiftet e martuara përballen me vështirësi për shitjen e shtëpive, pasi rezultojnë me humbje financiare, por nga ana tjetër njeri nga ish bashkëshortët ka vështirësi ta përballojë I vetëm jetesën.

Zonja Pang dhe ish bashkëshorti kur flasin për vendimin e tyre për të qëndruar në të njejtën shtëpi, pas divorcit thonë se janë me fat që kanë 3 dhoma gjumi dhe hapësirë të mjaftueshme për të ndarë apartamentin.

Një tjetër motiv që e ka detyruar çiftin të ndërmarë këtë vendim është vajza e tyre 5 vjeçare, për të cilën ata kanë menduar që divorci të mos e ndikojë negativisht në rritje.

Zonja Pang thotë se vajza e tyre duke i patur të dy prindërit në shtëpi, pavarësisht se nuk janë më një çift ka një ndjenjë të madhe sigurie.

Madje me humor zonja Pang thotë se ish bashkëshorti i saj i kryen më mirë detyrimet ndaj vajzës tani që nuk janë më një çift. Ata e ndihmojnë vajzën e tyre të vogël për tu bërë gati për në shkollë, e shoqërojnë kush të mundet, duke i qëndruar pranë.

Por nga ana tjetër zonja Pang shqetësohet se çfarë do ti thotë të bijës kur të pyesë përse nuk flenë ata në të njejtën dhomë. Pavarësisht se ky çift është ndarë me mirëkuptim për një fëmijë 5 vjeçar si vajza e tyre është e vështirë të kuptojë zgjedhjet e prindërve.

Megjithatë për rastet kur çiftet e divorcuar vendosin të jetojnë në të njejtën shtëpi për shkak të financave apo fëmijëve, sociologët thonë se shpesh kjo mënyrë jetese ndikon që ata të ribashkohen. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore