Stili i ri i rritjes së fëmijëve në Kinë

2017-05-22 16:17:35 xinhua Komenti juaj Printoni

"Qindra përdorues të internetit po më ndihmojnë në rritjen e vajzës sime të vogël" tha 26 vjeçarja Meng Dongxue për agjencinë kineze të lajmeve, Xinhua.

Pas lindjes së vajzës së saj 5 muaj më parë, kjo nënë e re u bë ndjekëse e 17 llogarive publike në WeChat, që japin këshilla për mirërritjen e fëmijëve.

WeChat është media sociale më popullore në Kinë. Në krahasim me llogaritë private që vizitohen vetëm nga miqtë, kjo llogari është e hapur ndaj të gjithë vizitorëve, duke lejuar abonuesit të lexojnë, si dhe të përdorin falas informacionet në formë tekstesh apo materialesh audiovizuale.

Mengu është një ndër miliona nëna të reja kineze që veprojnë në këtë mënyrë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit dhe të Planifikimit Familjar, vitin e kaluar me ardhjen në jetë të 18.46 milionë foshnjave, lindshmëria në Kinë arriti kulmin për shekullin e 21-të.

Me ritmet e larta të zhvillimit ekonomik të vendit, Mengu ndryshon nga prindërit e saj, të cilët shqetësoheshin më shumë për përmbushjen e kërkesave bazë të fëmijëve si ushqimi, veshje etj. Ajo i kushton më shumë vëmendje rritjes së vajzës së saj me metoda shkencore dhe shkollimit në të ardhmen. Ky është qëllimi përse Meng informohet në median sociale, kryesisht në llogaritë publike të hapura nga mjekë pediatër dhe psikologë.

"Nuk dua të jem një nënë e stilit të vjetër , pasi përvoja e prindërve të mi për rritjen e fëmijës është jashtë kohës", tha znj. Meng.

Ajo madje flet për një zënkë që ka patur së fundmi me prindërit për jastëkun e vajzës së saj të vogël. Sipas prindërve të Mengut, një foshnje pesë muajshe duhet të flerë me jastëk, kurse vetë ajo këmbëngul për mospërdorimin e tij.

"Nga artikulli i një pediatri të njohur publikoi mësova se foshnjat deri në forcmimin e duhur të kockave të shpinës, nuk duhet të përdorin jastëk. Kjo më duket e arsyeshme dhe bindëse", tha Mengu.

Stili i rritjes i nënave të reja si Mengu ka ndikuar në bumin e llogarive publike në WeChat për trajtimin e çdo detaji të mirërritjes së foshnjave, ku përfshihet të ushqyerit me gji apo garantimi i sigurisë ushqimore të foshnjave.

Nianiashuo, një ndër llogaritë që ndiqet nga Mengu ka tërhequr gati 20 mijë lexues të rregullt, pas hapjes në vitin 2015. Autorja e llogarisë, Zhou Jieren është nëna e një djali 2 vjeçar dhe poston tre artikuj në javë për eksperiencat e veta gjatë rritjes së të birit.

Zhou punon në një kompani të bio-mjekësisë dhe bashkëshorti i saj është pediatër. "Në internet mund të gjesh plot informacione, por, disa janë të gabuara dhe mund të keqorientojnë prindërit e rinj. Prandaj dua të ndaj me ta eksperiencat e mia", tha znj. Zhou.

Ndërsa për nënën 29 vjeçare të një vajze 6 muajshe, Feng Hua, ndjekja e 10 llogarive publike dhe abonimi i katër aplikacioneve në celular nuk janë të mjaftueshme.

"Përveç llogarive publike dhe aplikacineve, jam edhe anëtare e 3 grupeve në WeChat, ku mund të ndaj mendimet e mia me mbi 300 nëna të reja", tha Feng. Në fakt, nëpërmjet mediave sociale, informacionet ndahen me shpejtësi të madhe në këto grupe, duke ndikuar ndjeshëm. Për shembull, pothuajse të gjitha nënat e grupit blejnë të njëjtat pelena, mbajtëset e bebit etj. Madje Fengu blen edhe libra me kartona, sipas këshillës së nënave të reja të një grupi tjetër online. Ajo thotë se pas postimit online të eksperiencës së saj, ka raste kur merr qindra mesazhe nga nënat me përvoja të ngjanshme. "Përgjigjet e tyre janë si ilaç që mund të mjekojë të gjitha sëmundjet", shtoi Feng në një intervistë për Xinhua.

Shumica e femrave kineze janë pavarura ekonomikisht, ndaj pas lejes së lindjes, nënat e punësuara hasin vështirësi për të balancuar karrierën me rritjen e fëmijës. Lidhur me këtë në Shangai po provohet krijimi i qendrës së përkujdesjes së fëmijëve, pranë qendrave të punës së nënave.

Çdo mëngjes, Wu Rui një vogëlushe 2 vjeç e gjysmë del nga shtëpia me të ëmën. Ajo e kalon ditën në një qendër fëmijësh, në të njejtën godinë, ku punon nëna Zhang Yi.

Para përurimit të kësaj qendre në prillin e vitit të kaluar, kujdesi ndaj fëmijës ishte përparësi për znj. Zhang, e cila punon si inxhiniere e kompjuteri në kompaninë turistike Ctrip, me seli në Shangai.

"Shumë pak çerdhe fëmijësh pranojnë fëmijë nën tre vjeç. Edhe pse ndër ato që pranojnë, fëmijët duhet të largohen rreth orës tre ose katër pasdite, kur prindërit janë të zënë me punë. Kështu që fëmijët nën tre vjeç kryesisht rriten me ndihmën e gjyshërve apo të prindërve. Por, kujdesi ndaj fëmijëve mund të ndërpritet nëse gjyshërit sëmuren ose nuk janë në gjendje t'i mbajnë nipërit", thotë Zhang.

Vitin e kaluar, kompania e saj filloi të ofrojë shërbimin e kujdesjit ditor për fëmijët e punonjësve, të grupmoshës nga 18 muaj deri në 3 vjeç. Nga ora 8:30 deri në 6:30 pasdite, fëmijët janë në kujdesin e infermiereve, mësueseve, gjatë ngrënies së ushqimit por dhe pjesmarrjes në veprimtari të ndryshme.

"Kjo është mënyra më e mirë për kujdesin ndaj fëmijëve. Kur lodhem nga puna u hedh një vështrim të shpejtë fotove të publikuara nga mësuesit në grupin tonë në WeChat. Fytyra e qeshur e vajzës ma largon lodhjen", tha znj. Zhang Yi.

Një sondazhi i zhvilluar në vitin 2016 nga sindikata dhe Akademia e Shkencave Shoqërore e Shangait zbulon se 80% e grave nuk duan të bëjnë fëmijën e dytë, kryesisht për shkak të mungesës së ndihmës dhe kujdesit për fëmijët.

Kështu që me nismën e sindikatës, që nga viti i kaluar, janë krijuar disa qendra fëmijësh në godinat shumëkatshme të zyrave, parqe industriale dhe kompani të mëdha në Shangai. Kjo lëvizje e propozuar nga sindikata vendore po ndihmon gjithnjë e numrit të nënave të punësuara. Siç mësohet, para fundit të këtij viti, numri i qendrave do të shtohet deri në 50.

Mrekulli
Lajmet Kryesore