Funeralet e gjelbër-një rijësi në Kinë

2017-05-15 17:02:46 xinhua Komenti juaj Printoni

Dong Lizhi ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 70 vjeçare. Ai kishte punuar gjithë jetën në në qeverisjen e provincës Hubei. Zoti Dong gjithmonë thoshte se "njeriu nuk duhet të përpiqet për fame gjatë jetës, madje nuk duhet të zerë as token pas vdekjes". Duke përmbushuar amanetin e tij, e bija Dong Weilin, tashmë një 62 vjeçare, vendosi që hirin e të atit të vdekur ta mbante në shtëpi për një kohë të shkurtër, me pëlqimin e anëtarëve të tjerë të familjes.

Në atë periudhë në varrezën Xiaoen, pranë Malit Longquan, në Wuhan sapo kishte nisur të praktikohej një shërbim i ri funeral, i quajtur "funeral i gjelbër". Kjo nënkupton një funeral me shpenzime të pakta dhe në ndihmë të mjedisit. Funerali i gjelbër është vendosja e hirit të të ndjerit në një enë, që tretet biologjikisht në tokë dhe zakonisht vendoset në rrënjët e një peme apo hidhet në det. Një dëshirë të tillë për hedhjen e hirit në oqean pati shprehur në testamentin e tij dhe ish lideri kinez Deng Xiaoping.

Bashkëshortja e të ndjerit Dong pasi mësoi për këtë shërbim në ndihmë të mjedisit dhe me miratimin e familjes vendosi që hiri i të shoqit të varrosej në rrënjët e një druri të ri pishe.

Ndërsa e bija e çiftit Dong Weilin, tregon se kur përcaktuan vendin e varrosjes së hirit të të atit i pëlqeu shumë, pasi ishte një vend i qetë, plot pisha të reja, gjithmonë të gjelbëra. Ajo thotë së ky ishte vendi më i përshtatshëm për prehjen e të atit. Madje ajo tregon se ky ishte funeral i pare i kryer sipas shërbimit të gjelbër në qytetin e tyre. Kur hiri i zotit Dong u vendos në rrënjën e pishës së re, pema ishte vetëm një meter e lartë, ndërsa tani pas 20 vjetësh ajo është një pishë e lartë 2 metra.

Çdo vit familjarët e të ndjerit Dong e vizitojnë këtë pemë, në rrënjët e së cilës prehet babai dhe gjyshi i tyre i dashur. Bashkëshortja e zotit Dong këtë vit mbush 88 vjeç. Ajo gjithmonë ka shprehur dëshirën që të varrosej bashkë me të shoqin. Madje emri i saj është gdhendur në gurin pranë pishës ku prej 20 vjetësh prehet i shoqi. Fëmijët e çiftit Dong u përballën me shumë hezitime nga vendimi i prindërve. Ata shqetësoheshin se mos ndoshta të njohurit dhe miqtë do ti paragjykonin se e kishin bërë këtë lloj funeral për të kursyer lekë. Por me kalimin e kohës edhe të afërmit e miqtë e tyre e kuptuan këtë vendim dhe madje disa prej tyre e zgjodhën në raste vdekje të njejtin funeral të gjelbër.

Çdo vit pasardhësit e zotit Dong vizitojnë pishën dhe sjellin lule shumëngjyrëshe në nderim të tij. Ata e zbukurojnë pishën me lulet natyrale në kujtim të babait të dashur që i donte shumë lulet.

Funeralet e gjelbra në Wuhan

Rreth 40 mijë klientë në qytetin Wuhan të Kinës kanë zgjedhur funeralin e gjelbër për të afërmit e tyre. Të 15 varrezat e qytetit e ofrojnë shërbimin e funeralit të gjelbër. Funeralet e gjelbëra nisën të promovohen në Wuhan në vitin 1997 dhe vitin e pare vetëm 5 familje e zgjodhën këtë lloj shërbimi mortor.

Në varrezën Xiaoen kanë zgjedhur shërbimin e funeralit të gjelbër 4,700 familje.

Nga viti 1997 deri në 2006, vetëm 600 klientë zgjodhën funeralin në rrënjë peme në varrezën Xiaoen.

Fillimisht varrimi në pemë në varrezën Xiaoen ishte "një pemë, një varrim ", por pas vitit 2009 për ruajtjen e tokës në një rrënjë peme kryhen 8 varrime.

Më 5 mars të këtij viti Zyra Bashkiake për Shërbimin Funeral në qytetin e Wuhanit njoftoi se pushteti lokal do të mbulojë të gjitha shpenzimet për funeralet e gjelbra në të ardhmen.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore