Bagëti e bujqësi, fusha të reja investimi të Kinës në Azinë Qendrore

2017-05-08 14:47:35 xinhua Komenti juaj Printoni

Me tokë të sapombjellë, ndërtesa të mirëmbajtura dhe pajisje moderne, zonat rurale rreth qytetit Koryukovka spikaten ndër fshatrat e braktisur të rejoniz Çernigov të Ukrainës Veriore. Pas largimit dhjetëravjeçar të krahut të punës, Koryukovka u rigjallërua në vitin 2013, kur erdhën investitorët kinezë nga provinca He'nan.

Bashkë me një partner ukrainas, ferma kolektive Huangfanqu krijoi firmën Fanda dhe ka investuar mbi 10 milionë dollarë amerikanë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe të blegtorisë të Koryukovka-s, duke ndryshuar njëkohësisht edhe jetën e mijëra banorëve vendorë.

"Pasi kompania kineze filloi të na financojë, numri i lopëve është shtuar në mënyrë të dukshme dhe është ngritur edhe prodhimtaria e tyre", thotë Olga Ruchko, një teknike e punësuar në një fermë vendore.

Në vitin 2013, ferma e saj rrezikohej nga falimentimi sepse pronari i atëhershëm nuk ishte në gjendje të përballonte shpenzimet për blerjen e ushqimit për lopët që ato të prodhonin qumësht mjaftueshëm dhe të shtonin në peshë.

"Lopët tona nuk ishin të mirushqyera sepse ushqimi i tyre nuk ishte cilësor. Por tani, me financim kinez, mund të blejmë çdo gjë që duam për to dhe viçat që kanë nevojë për kujdes të posaçëm. Tani, vëllimi i prodhimit të qumështit është dyfishuar", shton Ruchko.

Në fakt, investitorët kinezë kanë ndihmuar jo vetëm në shtimin e kafshëve, rritjen e prodhimtarisë, por edhe kanë ofruar vende pune për mbi 100 banorë lokalë. Tani, fermerët i shesin një fabrike djathi 9 tonë qumësht të freskët çdo ditë dhe gjithashtu ofrojnë falas qumësht për kopshtet e fëmijëve të zonës.

Ferma në zonat fshatare të Koryukovka-së, 300 kilometra larg Kievit, është një ndër dy njësitë bujqësore që menaxhohen nga Fanda. Tjetra ndodhet në Naumovka, në periferi të të njëjti qytet. Pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, Naumovka humbi shumicën e të rinjve, të cilët u larguan nga vendlindja për të gjetur punë në qytet.

Por tani, ata ndalojnë hapat sepse në fshatin e tyre gjetet shansi i punësimit. Investitorët kinezë kanë marrë me qira 3000 hektarë tokë dhe ofrojnë vende pune për mbi 130 banorë.

Në vitin 2013, 40 vjeçari, Volodymyr Metla, planifikoi të punonte në një kantier të ndërtimit në Kiev. Por, jeta e tij ndryshoi pasi ferma i dha një vend pune si traktorist dhe gruas së tij si llogaritare. "Deri tani, kam punuar për katër vjet me kompaninë kineze dhe më pëlqen puna ime. Menaxherët kinezë na paguajnë me kohë. Ata kanë pajisje të mira bujqësore dhe jemi bërë miq", i tha Metla agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua.

Tani, Fanda menaxhon edhe ferma blegtorie në Koryukovka dhe toka e mbjellë me misër, tagji dhe kultura të tjera bujqësore në Naumovka të Ukrainës, ndërkohë po zgjeron biznesin në vende të tjera të Azisë Qendrore.

Por suksesi i tanishëm nuk u arrit thjeshtë, por bazohet mbi eksperiencën shumëvjeçare të pronarit të Fanda-s, fermës kolektive Huangfanqu.

Në vitet 30' të shekullit të kaluar, luftërat prishën digat mbi Lumin e Verdhë, lumi i dytë më i gjatë i Kinës dhe shkaktuan zona të gjera u mbuluar nga uji. Nën kujdesin e ish-kryeministrit kinez Zhou Enlai, u krijua ferma kolektive Huangfanqu (fjalë për fjalë do të thotë fermë e ndërtuar mbi tokë të përmbytur nga Lumi i Verdhë). Pas përpjekjeve dhjetëvjeçare të punëtorëve për bonifikimin e mbi 6600 hektarëve tokë, tani ajo është bërë një "hambar" i provincës He'nan, bazë shtetërore të rritjes së farërave bujqësore, magazinë të rezervimit të frutave e të perimeve, të prodhimit mishit, etj.

Megjithatë, ferma ndien edhe shumë presione për të gjetur pika të reja të zhvillimit për më shumë se 30 mijë punëtorë.

Herët në vitin 2007, drejtuesit e fermës nisën studimin e tregut ndërkombëtar dhe vizituan disa vende në Afrikë dhe në Azinë Juglindore. Në vitin 2013, pothuajse në të njëjtën kohë, kur liderët kinezë shpalosën nismën "Një brez, një rruge", Huangfanqu krijoi një kompani në Ukrainë dhe një në Taxhikistan.

Sipas menaxherit të Fanda-s, Zhang Zhenhua, arsyet pse ferma vendosi të investojë në këto dy vende të Azisë Qendrore lidhen me kushtet e mira natyrore dhe lidhjet e mira infrastrukturore.

Tani, ferma ka investuar mbi 29 milionë dollarë amerikanë në Taxhikistan për mbjelljen e grurit, misrit, pambukut dhe rritjen e farave bujqësore. Ka ndërtuar atje fabrikën më të madhe të përpunimit të pambukut, duke eksportuar 3000 tonë produkte në Iran dhe Turqi.

Kurse fermat në Taxhikistan kanë realizuar mekanizimin e plotë gjatë mbjelljes, spërkatjes së pesticidit dhe korrjeve. Për shkak të farave cilësore dhe nivelit të lartë të menaxhimit të tokës, prodhimi vendor i grurit është trefishuar.

Ndërsa, me përpjekje të teknikëve kinezë, gruri dhe misri tani mund të korren dy herë dhe jo vetëm një herë si në të kaluarën në fermat e Taxhikistanit, gjë që ka nxitur shkallëzimin e nivelit teknologjik të prodhimit bujqësor vendor.

Duke folur për planin e ardhshëm, menaxheri Zhang nënvizon zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve për punonjësit kinezë dhe të huaj. Ai nuk kënaqet me biznesin që kufizohet vetëm te prodhimet e lëndëve të para bujqësore, por po planifikon të gjejë investime për të shpejtuar krijimin e fabrikave për përpunim, nga të cilat mund të sigurohet fitim më i madh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore