Guri i tersit në Pallatin Perandorak të Verës

2017-04-24 16:13:55 xinhua Komenti juaj Printoni

Guidat turistike në Pallatin perandorak të Verës në Pekin të ndalojnë të fotografosh gurin e madh në hyrje të Sallës së Lumturisë dhe Jetëgjatësisë. Ky gur në formë kërpudhe njihet me emrin Guri i Kaltër Iris (青芝岫) dhe i përket perandorit Qianlong, që ka jetuar gjatë dinastisë së fundit të Kinës Qing (1636-1912).

Me një gjatësi 8 metra dhe gjerësi 2 metra guri ndodhet para hyrjes së Sallës dhe shërben si një relikt i Pallatit Perandorak të Verës, një nga monumentet më të rëndësishme, njëherësh më të vizitueshme të Kinës.

Përveç formës së tij të çuditëshme ky gur, nuk ngjall ndonjë interesim të veçantë te vizitorët, por reputacioni i tij është i keq pasi emri i gurit në kinezisht është Baijia (败家石).

Në gjuhën kineze fjala " baijia" përdoret për njerëzit dorëshpuar, kryesisht ata që me shpenzime të jashtëzakonëshme shkatërrojnë familjen.

Personat supersticiozë në Kinë mendojnë se nëse fotografojnë këtë gur fati i keq do ti trokasë në derë .

Si lindi legjenda e Gurit të kaltër Iris

Thuhet se guri i përkiste Mi Wanzhong, i cili ka jetuar gjatë dinastisë kineze Ming (1368-1644) . Ai njihej për talentin në të shkruar dhe pikturë por edhe si koleksionist gurësh. Thuhet se zyrtari perandorak Mi e kishte gjetur gurin e famshëm në formë kërpudhe, aty ku sot ndodhet distrikti Fangshan i Pekinit.

Pasi e gjeti gurin e rrallë Mi nisi të mendonte se si mund ta vendoste atë në kopështin e tij Shaoyuan, që aktualisht ndodhet Universiteti i Pekinit.

Zotit Mi iu desh të provonte teknikën e ndërtuesve të Murit të Madh. Mi punësoi disa punëtorë që hapën një rrugë dhe lëshuan ujë në të gjatë dimrit. Për shkak të temperarave nën zero uji ngriu dhe për punëtorët ishte e lehtë ta rrëshqisnin gurin në destinacion.

Shpenzimet që zyrtari Mi bëri për ta çuar gurin-kërpudhë në destinacion ishin tepër të mëdha, po ashtu dhe pagesa ndaj punëtorëve. Në pamundësi për të vazhduar aventurën e tij Mi u detyrua ta linte gurin në qytezën Liangxiang të Pekinit.

Pikërisht për këtë arësye njerëzit e pagëzuan gurin e zotit Mi si Baijia Shi, që nënkupton një shpenzim shkatërrues.

Guri qëndroi këtu për një kohë të gjatë deri sa një ditë Perandori Qianlong, i dinastisë Qing këmbënguli që ai të zhvendosej në Pallatin perandorak të Verës.

Kopshti i Pallatit ku u vendos guri i çuditshëm u shkatërrua në vitin1860. Në vitin 1886, Perandoresha Dowager Cixi e të njejtës dinasti nisi rindërtimin e Pallatit që dy vjet më vonë u quajt Pallati I Verës.

Me synim vendosjen e gurit në Sallën e Lumturisë dhe Jetëgjatësisë, perandori Qianlong vendosi të hiqte dyert e pallatit. E ëma perandoreshë e ndakoi ta kryente këtë veprim, pasi si supersticioze që ishte ajo besonte se pikërisht ky gur kishte rrënuar ekonomikisht zotin Mi. Perandoresha besonte se heqja e dyerve për të future gurin do të sillte fatkeqësi të mëdha për mbarë familjen perandorake.

Perandori Qianlong luftonte me dëshirën për të future gurin në Pallat dhe bindjen ndaj së ëmës. Për të zgjidhur këtë çeshtje një nga zyrtarët e tij më të zgjuar, Liu Yong kishte një plan për këtë.

Liu e këshilloi perandorin që ti thoshte të ëmës se guri përfaqësonte një lingzhi, që do të thotë një kërpudhë magjike e cila sjell jetëgjatësi dhe begati. Ai argumentoi se vendosja e gurit në Sallën e Lumturisë dhe Jetëgjatësisë do të bekonte dinastinë Qing.

Perandoresha u bind dhe e pranoi "gurin e fatkeqësisë".

I lumtur që ja arriti qëllimit, perandori Qianlong e pagëzoi gurin me një emër tjetër, si Guri i kaltër Iris.

Në ditët e sotme vizitorët e vlerësojnë gurin, por dhe historinë e tij. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore