Hollivudi shton bashkëpunimin me  Kinën

2017-04-08 13:30:18 xinhua Komenti juaj Printoni

"Bashkëprodhimi i filmave mund të ndihmojë në nxitjen e shkëmbimeve dhe njohjes midis Kinës dhe ShBA-së. Hollivudi mirëpret investimet nga të gjitha anët, duke përfshirë edhe kineze". Kjo ishte deklarata e regjizores dhe producentes së Hollivudit, Julia Pierrepont III që njihet për filmat e saj "Lost in the Pershing Point Hotel" dhe "Ghosts Never Sleep".

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit në Los Anxhelës për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, Pierrenpont tha se ka përfunduar dy projekte bashkëpunimi me kineastët kinezë.

Ajo nuk është e vetmja që ka lidhje me Kinën, tregun e dytë më të madh në botë të filmave, pas Amerikës Veriore dhe pritet të zërë vendin e parë para fundit të këtij viti. Në fakt, bashkëprodhimi është bërë një ndër temat më të diskutuara mes producentëve kinezë dhe atyre amerikanë të filmit. Çdo vit në Hollivud organizohen ceremoni të ndarjes së çmimeve, debate dhe pritje për filmat kinezë.

Mund ti referohemi Festivalit Kinematografik Kino-Amerikan që organizohet nga Shoqata Amerikane e Filmave(MPA), Zyra Kineze e Filmave dhe Shoqata e Prodhuesve e Amerikës(PGA).

Ky festival 12 vjeçar është bërë një ndër festivalet më të rëndësishëm mes profesionistëve kinezë dhe amerikanë në industrinë kinematografike.

Para 10 ose 15 vjetëve, ishte shumë e vështirë të ftoheshin prodhuesit e kategorisë së parë të Hollivudit të merrnin pjesë në eventet e kinematografisë kineze. Në shumë raste, edhe pse ata vinin, qëndronin vetëm pak minuta.

Por, në vitin 2016, pothuajse të gjitha studiot e famshme të Hollivudit dërguan drejtorët e tyre ekzekutivë në Teatrin Ricardo Montalban për të marrë pjesë në Festivalin Kinematografik Kino-Amerikan.

Siç tha Jack Ledwith, zv.presidenti i Kompanisë së Grupit Universal Pictures për shpërndarje ndërkombëtare(International Distribution at Universal Pictures), "Kina është shumë e rëndsësishme për ne".

Studiot prodhuese të Hollivudit e konsiderojnë Kinën si një ndër pak vende që mund të sigurojnë rritjen e të ardhurave. Tani, disa filma amerikane arrijnë më shumë fitime në Kinë sesa në ShBA.

Filmi "Hacksaw Ridge" që fitoi nominim Oskar, fitoi 16 milionë dollarë amerikanë, kurse në Kinë kjo shifër ishte 70 milionë dollarë amerikanë.

"Nuk parashikova aspak një sukses aq të madh në Kinë", tha Bill Mechanic, producenti i këtij filmi, i cili është edhe një veteran i Hollivudit, në kërkim të shanseve të bashkëpunimit me Kinën.

Krahas shtimit të bashkëprodhimit, më shumë elemente kineze gjenden në filmat hollivudianë.

"Në fillim, karakteret kineze në filmat hollivudianë nuk kishin rëndësi. Por tani, kur tregu kinez është zgjeruar me shpejtësi, studiot përdorin më shumë elemente kineze që mund të integrohen në subjektin e filmave", thotë profesori Michael Peyser në Shkollën e Arteve Kinematografike të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Ai është dakord me Pierrepontin për faktin se elementet kineze në filmat e Hollivudit kanë rezultuar të sukseshëm si "Iron Man", "Kung Fu Panda" etj.

"Është e natyrshme që investitorët kinezë dëshirojnë të shohin më shumë elemente, aktorë kinezë ose pamje nga Kina në filmat që financojnë. Një kompani kineze mund të ketë sukses në Kinë, por me ndikimin në Hollivud, ata mund të zgjerojnë biznesin në tregun global. Ndërkohë, kjo është edhe një formë e rëndësishme për përhapjen e kulturës kineze në mbarë botën. Pavarësisht diferencave kulturore, filmat e Hollivudit paraqesin me sukses elemenentet kineze në ekranin e madh të vendeve të ndryshme në mënyrë komerciale", thotë regjizorja Pierrepont.

Vitet e fundit, lidhjet midis industrisë kinematografike kineze dhe asaj amerikane po shtohen, gjë që pasqyrohet nga krijimi i më shumë studiove të Hollivudit në Kinë, blerja e kompanive kinematografike amerikane nga investitorët kinezë.

Konglomerati kineze Wanda Grup ka blerë AMC Theaters dhe studiot e Legendary Entertainment. Alibaba Picture është bërë bashkëprodhues strategjik i kompanisë së Steven Spielberg-ut "Amblin Partners". Mund të themi se profesionistët kinezë po përpiqen të mësojnë nga homologët e Hollivudit për të prodhuar filmat që mirëpriten nga audienca globale, ndërkohë, studiot e Hollivudit tërhiqen edhe nga shanset e rritjes dhe përmasa e tregut në Kinë.

Megjithatë, ka edhe zëra që thonë se ka mbaruar "epoka e artë" e Hollivudit në Kinë. Pas zhvillimit shumëvjeçar, po ngadalësohet rritja e të ardhurave nga ekrani i madh në Kinë dhe projekti më i shtrenjtë i bashkëpunimit "Kinë-Hollivud", filmi "The Great Wall" nuk u paraqit aq i mire as në Kinë dhe as në Amerikën Veriore.

Lidhur me këtë, Richard L. Anderson fituesi i Oskarit për Efektet Speciale përdori një metaforë,duke e quajtur bashkëpunimin si martesë. "Kompanitë përfshirëse duhet të kenë pritshmëri të arsyeshme për produktet si çifti për lidhjen e kurorës", tha ai.

Sipas z. Anderson, "Kung Fu Panda" doli me sukses në Kinë sepse ai ishte një film i gjithi për Kinën. Por, shikuesit kinezë edhe mund të jenë të lodhur nga filmat e Hollivudit ku vetëm shtohen aktorë ose elementet kineze.

"Fokusi i tyre mund të ndryshojë te filmat me subjekt të mirë, pavarësisht ku prodhohet në Kinë apo vende të tjera. Kung Fu Panda korri sukses në shumë vende sepse ai ka subjekt të mirë", shton aktori i njohur amerikan.

Mrekulli
Lajmet Kryesore