Sporti, në fokus të dy sesioneve të Kinës

2017-03-13 17:06:34 xinhua Komenti juaj Printoni

Viti i kaluar ishte me rëndësi për zhvillimin e sportit në Kinë sepse nga ky vit, nxitja e stërvitjes fizike të popullsisë është bërë një strategji shtetërore, investimet në sport po shtohen me shpejtësi dhe reformat në këtë sektor kanë shënuar progres.

Gjatë paraqitjes së raportit të punës së qeverisë më 5 mars, në ceremoninë e hapjes së sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore(parlament kinez), kryeministri kinez Li Keqiang u angazhua në emër të qeverisë për realizimin e objektivit që "sa më shumë qytetarë të përfshihen në aktivitetet sportive, për një shëndet më të mirë". Sipas tij, "nëse populli i një vendi ka shëndet të mirë dhe optimizëm për të ardhmen, ky vend do të jetë plot vitalitet". Fjalët e kryeministrit tregojnë synimin e qeverisë për zhvillimin e veprimtarive sportive në vend dhe qartësojnë këtë objektiv.

Lidhur me këtë, përfaqësuesit e sportit që ndodhen në Pekin dhe marrin pjesë në sesionin vjetor të Konferencës Konsultative Politike, organ suprem për këshillimin politik të përbërë nga anëtarët e partive të tjera demokratike dhe njerëzit pa parti, diskutojnë dhe shprehin mendimet e tyre për çeshtje të rëndësishme të jetës së vendit.

Përsa i përket përkushtimit të qeverisë ndaj sportit, drejtori i Administratës Kombëtare të Sporteve dhe kryetar ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Pekin, z. Gou Zhongwen tha se kjo pasqyron rritjen e ndërgjegjësimit dhe të kërkesave të qytetarëve për jetën materiale dhe kulturore.

"Ky është një raport me pritshmëri të lartë nga qeveria për zhvillimin e sportit. Në të, kryeministri vuri në dukje lidhjen mes sporteve dhe frymën sportdashëse të popullit. Besoj se kjo mishëron përparimin tonë shoqëror, pavarësisht zhvillimit material dhe kulturor të shoqërisë", tha Gou.

Në fund të vitit 2014, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi një dokument për nxitjen e zhvillimit dhe të konsumit sportiv. Gjatë zbatimit të kësaj politike, industria e sporteve shënoi një rritje të shpejtë. Lidhur me këtë, Gou është i mendimit se pavarësisht rritjes së tregut dhe pasionit publik për sportet, realisht ekzistojnë problemet si oferta e pamjaftueshme e produkteve etj.

"Mendoj se duhet të menaxhojmë zhvillimin e ekuilibruar të lojërave sportive konkurruese, të stërvitjes fizike masive të popullit dhe të industrisë sportive. Ndër to, industria sportive përmendet shpesh vitet e fundit në media dhe programet e qeverive lokale. Për këtë, sektori privat dhe organizatat publike shoqërore i kanë kushtuar vëmendje të madhe. Megjithëse, struktura e industrisë sportive është zhvilluar me përpjekjet e palëve të ndryshme, të ardhurat nga shërbimet, pajisjet sportive zënë më pak se 20% të kësaj industrie. Kjo tregon mosshfrytëzimin e plotë të burimeve në këtë fushë. Ndërkohë, produktet aktuale të industrisë sportive nuk mund të plotësojnë kërkesat e konsumatorëve. Me një fjalë, kemi hapësira të mëdha për zhvillimin e sporteve", shtoi drejtori i Administratës Kombëtare të Sporteve të Kinës.

Vitet e fundit, në ndeshjet sportive brenda e jashtë Kinës u evidentua një kontigjent i posaçëm lojtarësh, të cilët patën rezultate mahnitëse në fushë sportive, por janë ende student në shkolla të larta. Kjo mënyrë e përgatitjes së sportistëve profesionistë quhet "integrim i edukimit akademik dhe sportiv". Nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve të brendëshme, sektori arsimor mund të ofrojë kushte për përgatitjen e sportistëve së dalluar me njohuri profesioniste sportive dhe nivel të lartë adademik. Lidhur me këtë, anëtari i Komitetit të Konferencës Konsultative Politike, organ suprem i sugjerimeve politike të Kinës, z. Qian Limin u shpreh për përhapjen e këtyre eksperimenteve, në kultivimin e "studentëve sportistë".

"Tani, zhvillimi i sportit po hapet më shumë drejt tregut. Më pëlqejnë skuadrat e shkollave të larta, sidomos të universiteteve të njohura sepse ato jo vetëm kanë kushte të favorshme për stërvitje, por edhe epërsi të madhe për edukimin e gjithanshëm të sportistëve. Sipas meje, e ardhmja e zhvillimit të sportit në vendin tonë duhet të mbështetet te shkollat. Ndërkohë, duhet të ndryshojmë edhe mënyrën e punës në këtë drejtim", tha z. Qian.

Fjalët e tij u mirëpritën nga Yao Ming, ish-basketbollist i njohur i NBA-së dhe anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez që ndodhet në Pekin, si pjesëmarrës në mbledhjen politike vjetore. Ditët e fundit, ai u emërua kryetar i Shoqatës Kineze të Basketbollit(CBA) dhe merret me përgatitjen e basketbollistëve profesionistë si shembull për nxitjen e zbatimit të reformave. Gjatë diskutimeve me pjesëmarrës të tjerë të mbledhjes, Yao tha se duhet të nxiten zhvillimi i ndeshjeve amatore dhe shkollat të luajnë një rol më të madh në përzgjedhjen dhe kualifikimin e sportistëve.

"Për zhvillimin e sektorit të sportit në Kinë, na duhet një plan strategjik që mund të lehtësojë shfrytëzimin e burimeve të qarqeve të ndryshme. Në sytë e mi, vetëm kur ndeshjet amatore, shkollat e niveleve të ndryshme dhe institucionet e tjera nxjerrin vitalitetin, veprimtaria sportive në vend mund të ketë një zhvillim të vazhdueshëm në të ardhmen", tha Yao.

Mrekulli
Lajmet Kryesore